Mbyllen votimet në qarkun e Korçës! Protestat krah banorëve të Astirit nuk ndihmojnë Klevis Balliun, demokratët e përjashtojnë nga lista për deputet! Largohet edhe Eduart Kapri, konfirmohet Salianji

7 Tetor 2020, 13:04| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 21:32

  • Share

KORÇË- Demokratët e Qarkut të Korçës kanë refuzuar Klevis Balliun si deputet duke e lënë jashtë liste. Ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të banorëve në zonën e Astrit në Unazën e Re në Tiranë si dhe një nga zërat më të fortë të selisë blu kundër qeverisë, por duket se demokratët nuk janë të kënaqur nga puna dhe kontributi i tij duke e përjashtuar nga lista si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Duket se ndëshkimi i anëtarësisë për listat e 2017 të Lulzim Bashës, po jep frytet e para në Qarkun e Korçës, ku anëtarësia e PD ka vendosur të shprehë pakënaqësitë, pikërisht me atë që i ofroi vetë Partia, votën kundër!

Në Maliq pjesëmarrja në votime ishte 60%, por u kualifikuan të gjithë kandidatët. Anëtarësia i dha të drejtën të vijojë garën për deputet ish ligjvënësit demokrat Ervin Salianji.

Ndërkohë në degën e Pogradecit anëtarësia ka ndëshkuar rëndë ish deputetin Klevis Balliu, i dalë nga zgjedhjet e 2017, një emër mjaft i kontestuar edhe aso kohe, për vetë faktin se ishte një njeri i paangazhuar asnjë ditë në politikë. Nga 1000 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar vetëm 470 nga ku  310 prej tyre votuan kundër përfshirjes së Balliut në listën për kandidat.  170 vota kundër mori edhe ish kryebashkiaku Eduard Kapri, duke u skualifikuar.

Në Kolonjë u skualifikua vetëm Artur Nazarko, ndërsa 3 të tjerët do të vijojnë garën për të zënë një vend në listat e PD. Atje votuan 209 anëtarë, prej të cilëve 105 votuan kundër Artur Nazarkos, 46 kundër Fatimr Gudës, 36 kundër Soelto Lartit dhe 22 kundër Marjeta Halilit.

Edhe në listën e kandidiatev për deputete në degën e Korçës kanë kaluar të gjithë deputetët, edhe pse emri i Dritan Shanos ishte më i kontestuari. Shano ka marrë 268 vota kundër duke shpëtuar për 7 vota. Numri i anëtarëve me të drejtë vote në degën e Korçës ishte 1375 anëtarë, por morën pjesë vetëm 884 anëtarë ose 64 %. Ndërsa Andrea Mano merr mbështetjen e 93 % të anëtareve me vetëm 57 vota kontestuese. Edhe në degën e Devollit ka përfunduar numërimi i votave ku është përjashtuar Hekuran Hoxhalli me rreth 740 vota kontestuese, ndërsa janë konfirmuar emrat e tjerë.

Kandidatët e eleminuar nga qarku Korçë:

Dega Devoll - Hekuran Hoxhalli

Dega Kolonjë - Artur Nazarko

Dega Pogradec - Eduart Kapri dhe Klevis Balliu

Dega Korçë konfirmohen emrat:
1. Adrian Maho
2. Andrea Mano
3. Dritan Shano
4. Gjergji Gjata
5. Gjergji Mero
6. Kiço Tane
7. Kristi KoçIbelli
8. Landi Gushi
9. Ledina Aliolli
10. Mateo Balli
11. Metin Venxha
12. Nikollaq Doku
13. Sorina Koti
14. Suela Myrtollari

Dega Maliq konfimohen emrat:
1. Alfred Gega
2. Elidjon KollçInaku
3. Ervin Salianji
4. Magdalena Hoxha
5. Xhevdet Belishta

Dega Pogradec konfirmohen emrat:
1. Anila Hysenbegasi
2. Arjan Malcellari
3. Armant Zerka
4. Erald Kapri
5. Erlis Çela
6. Genti Çela
7. Oligert Mucollari
8. Selaudin Jakupllari

Dega Devoll konfirmon emrat:

1. Arben Kambo
2. Artur Agolli
3. Bledjon Nallbati
4. Valter Miza
5. Vojsava Bregu

Dega Kolonjë konfimohen emrat:
1. Fatmir Guda
2. Marjeta Halili
3. Soelto Larti

Ora 16:09
Votimet në Pogradec, Spaho i bindur: S'ka pasur probleme! Nga kjo garë do të dalin kanididatët më të mirë

Ish-deputeti Edmond Spaho, teksa ka folur nga Pogradeci ku po ndjek nga afër procesin për zgjedhjet e kandidatëve ka shprehur bindjen që nga ky proces do të dalin kandidatët më të mirë që sipas tij do të përfaqësojnë dhe justifikojnë besimin e qytetarëve.

"Sot po votohet ne Pogradec ne degen e PD për përzgjedhjen e kandidaturave qe do na përfaqësojnë për funksione të rëndësishme politike ku përfshihen kandidatët për deputet për zgjedhjet e përgjithshme.

Kandidatët do të konkurojnë për pushtetin vendor si edhe funksione të rëndësishme në administratën publike. Është hera e parë që kryhet një proces i tillë, të evidentojmë kandidatura sa më të mira përfaqësuese të qytetarëve dhe kemi bindjen që nga ky proces do të jenë kandidatët më të mirë që do të përfaqësojnë dhe do të justifikojnë besimin e qytetarëve", tha Spaho.

Procesi i nisur që në mëngjes do të përfundojë në orën 18:00 dhe Spaho deklaron se eshtë zhvilluar normalisht pa probleme.

"Në Pogradec ka filluar votimi në oren 10:00 dhe do të perfundojë në oren 18:00. Janë 10 kandidatë nga të cilët anëtarësia me parimin 1 anëtar 1 votë do të ketë mundësinë të përjashtojë nga liata deri në 2 kandidatë. Procesi eshtë zhvilluar normalisht nuk ka pasur probleme, keshtu besoj do të shkojë deri në përfundim dhe më pas do të vijojë procesi i numërimt të votave për të parë rezultatin përfundimtar.

Votimi kryhet në bazë të listave të hartuara nga dega e Partisë Demokratike Pogradec në bashkëpunim me organizimin kundrejt dokumentit të anëtarësisë. Në këtë pikëpamje të gjithë ata që kanë emrin në listë votojnë. Kush nuk ka dokument anëtarësie nuk mund të votojë", shtoi ai.

Ora 13:25
Bardhi nga Devolli: Për ne nuk ka rëndësi Kodi Zgjedhor! Opozita do hyjë bashkë në zgjedhje

Nga Devolli , ku është i pranishëm për zgjedhjet e kandidatëve, Sekretari i Pëegjithshëm Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas së cilit tregojnë frikën që ka kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Ai bëri me dije se pavarësisht kësaj, opozita është e bashkuar dhe do të jenë bashkë në zgjedhje.

"Nuk ka rëndësi për në kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne këtë kod , sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama. PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korcës dhe gjithë Shqipërisë.

Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh,së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend.

Ne jemi ne një koalicion kemi marrëveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit të opozitës së bashkuar dhe në zgjedhjet do të hymë bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit", tha Bardhi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pupi: 08/10/2020 08:59

    Ore po ky salianji sikur eshte denuar me burg nga gjykata. Si ka mundesi pretendon te behet deputet????

    Përgjigju
  • F-35: 08/10/2020 08:52

    Eleminohet Balliu, nje rrugaq lagjeje, fiton Salianji, nje vemje, pis pisi!

    Përgjigju
  • Luli: 07/10/2020 21:50

    Skandali i madh ne Pogradec eshte qe kane marre pjese ne votim vetem 450 anetare si mund te quhen zgjedhje kto me pak se 5% pjesemarrje apo normal sepse forumet e PD ne Pogradec nuk funksionojne dhe nuk u pyeten per propozimet e kandidaturave por erdhen te gatshme nga Tirana. Dhe sa per Ballinjte kjo pritej se jane copa mishi nga ato te paces si i vogli dhe i madhi qe kerkonte te bente ciflig te tij Pogradecin bashke me vellezerit fshataro-proletare te bashkise.

    Përgjigju
  • Bravo pogradeci: 07/10/2020 20:58

    I dhat denimin e merituar djalit te fari balliut

    Përgjigju
  • Puro korcar: 07/10/2020 20:03

    Po mire mo ju mbyllte me keta turi lepitkat do vitoni juve mo......

    Përgjigju
    • PuroKOrce: 07/10/2020 22:53

      Po fiks bre tamam. me keta vromat prape PD? Aldo Manoja qe kerdisi gjithe ato lek ne drejtoria arsimore e beri vila nga mundi, gjoja duke mbajtur kreun e PD pastaj. Humbes i perjetshem ne zgjedhjet ne korce. Apo ky gomari fshatar qe bleu shtepi ne korce e uzurpoi universitetin, gjergji mero, e vodhi nga gjithe projektet dhe e beri arsimin ne ate univerisitet biznes privat te tijin. Dhe ky humbes i papare. Te dy synuan bashkine dhe ua moren socialistat! po cfare lolo mbledh PDja se keta vetem te humbin dine... Normal qe i kane votuar familja e shoqeria e tyre se PD parti familjaro shoqerore eshte bere, ta themi.

  • Sula: 07/10/2020 19:58

    Gjynof e lane krricin jasht liste ! Ai ka dhon kontribut te midh ka qene dhe roje ke Astiri .Salianji denohet het me burg si babalist dhe nuk bohet deputet

    Përgjigju
  • Hahahs: 07/10/2020 19:55

    Pse nuk i publikuat shifrat dhe per Vloren, vlora skualifikoj emra potencial, Bardhi falsifikoj shifrat duke i kualifikuar te gjithe pasi u doli situata jashte kontrollit.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 08/10/2020 00:27

      Keni turp te thoni mo qe Vlora dogji Bujar Leskaj. Nderyri Basha dhe nga 300 kundershtime e lane me 256 ne afro 900 votues. Kuyptohet qe ish nje liste e bere vet nga Leskaj..ku kish 10 shebek te tij ne 19 dhe i votuan kunder trecerekun. Asnje media nuk flet

  • robi: 07/10/2020 17:48

    Po ne Elbasan a do kete koalicion pd_ lesheli. Se ne 2017 Nafije dybeku ne nje takim elektoral ne kete qytet uleriti me te madhe__ militanteve te pd se do u a qijme robte e shpise__ valle a do ta pranojne qytetaret Elbasanas Nafije dybekun ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Korca: 07/10/2020 15:20

    Me bajga si Klevis Balliu dhe Ervin Salianji do perfaqesoni Korcen u shofte rraca u rente nje damblla

    Përgjigju
    • tosi: 07/10/2020 19:27

      I perjetshem qofte kujtimi i klevis Krricit te Faros dhe Edhjet barkderr brahimkarit dy komandantet e shpellareve te Astirit

    • Lalka i Radanecit: 07/10/2020 17:25

      Me loqka si puna e ketyre mytebereve kemi ne Lagjen Kullehiri plot dhe i derdhim ne Lumin Dunavec... ashtu si derdh Tirana ne Lane

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?