Bardhi: Berisha i dëshpëruar, bën thirrje për dhunë dhe përplasje, po i jep frymëmarrje qeverisë së Ramës! Myftar Lumneshi, një nga trafikantët e drogës që e shoqëron

6 Janar 2022, 16:09| Përditesimi: 6 Janar 2022, 18:34

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike i "trembet" skenarit të dhunës në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se këto thirrje për dhunë dhe përplasje vijnë pasi Berisha është i dëshpëruar nga braktisja që po i bëjnë demokratët, e ndërsa thekson se kjo nuk është gjë tjetër veçse një favor për Edi Ramën.

"Në 31 vite politikë ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin personal. Faktet e manipulimit qesharak edhe të farsës së quajtur referendum tregojnë braktisje që e shtyjnë drejt thirrjes për dhunë dhe përplasje mes demokratëve si mënyra idealet dhe më e mirë për t'i dhënë frymëmarrje qeverisë së Edi Ramës", tha Bardhi.

Në ndryshim nga Basha, numri 2 i demokratëve flet me emra konkretë duke thënë se Myftar Lumneshi është një nga trafikantët e drogës që shoqëron Sali Berishën në këtë betejë të tij, që Bardhi e quan për interesa personale.

"Pyetje: Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?
Bardhi: Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi!", tha Bardhi.

Për Bardhin, protesta e 8 janarit ka si qëllim që të bunkerizojë Partinë Demokratike, njësoj siç ka ndodhur me Sali Berishën dhe familjen e tij e ndërsa ka pasur edhe një përgjigje për të gjithë ata që kanë akuzuar se selia blu është "fortifikuar". Ai thotë se selia po rikonstruktohet dhe nuk është mbyllur, siç shumë kanë deklaruar.

"Thirrja për protestën e PD, për shkak se po lyhen muret e godinës, është keqpërdorimi më i madh që mund t'i bëhet një demokrati, ka një qëllim të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij. Nga 9 shtatori nga goja e tij keni dëgjuar akuza me qëllimin q ët ta shndërrojë PD në mburojë dhe në shërbim të hallit të tij personal", tha Bardhi.

Një përgjigje e drejtpërdrejtë ka shkuar për Aldo Bumçin dhe Ivi Kason, të cilët sot u panë në seli duke thënë se nuk zhvilluan dot mbledhjen me degët e partisë se gjetën dyer të mbyllura.

"Aldo Bumçi dhe as Ivi kaso s'kanë bërë mbledhje të degës së partisë në seli këto 8 vite, se kanë zyrat e tyre, është shoh për të mbajtur vëmendjen te halli personal i Berishës, qëllimi i tij është pushteti i Berishës që ta përdor për hallin e tij", tha Kaso.

Kjo dalje publike e Bardhit erdhi pas tentativës për të dytën herë radhazi të mbështetësve të Berishës për të hyrë në seli, por që u përballën me dyer të mbyllura. E ndërsa 5 janari kaloi dhe Basha vijon që të jetë në zyrën e tij, ndryshe nga sa trumbetoi me të madhe Berisha, sytë janë nga 8 janari, protesta e thirrur në oborrin e selisë së PD-së kundër Lulzim Bashës me moton  'Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve'. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?