Bardhi: Rama deri dje thoshte fajin e ka opozita, pas Kongresit tha që fajin e kanë dhe deputetët e PS! Ne nuk jemi armiq, por ai ju keqpërdor për vota

2 Shtator, 17:58| Përditesimi: 2 Shtator, 21:49

  • Share

 

Në fjalën e tij të parë në këtë sesion të ri parlamentar, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi vuri gishtin tek mazhoranca dhe kryeminstri Rama, të cilët sipas tij po mbrojnë interesat e tyre përmes parlamentit. Bardhi shtoi se të drejtat e opozitës nuk respektohen dhe nga ana tjetër Rama nuk pranon të jap llogari për shumë çështje.

'Tradita e kërkon që në çdo nisje të urohet punë e mbarë. Nuk është rasti. Qeveria e Ramës e ka shndërruar këtë sallë në sallë për kryerjen e punëve personale. Pushteti i tij është personal absolut. Jemi në letër republikë parlamentare. Sundon vullneti i një njeriu. Këto 12 vite ka dëshmuar që për pushtetin e tij i vë flakën Shqipërisë. Ka djegur ekonominë e tregut, ka shkrumbuar vendet e punës, ka shkretuar vendin nga rina, janë larguar 1 milionë shqiptarë.

Nuk ka bërë kjo qeveri ndonjë punë të mirë që sot të kishim mundësi të themi punë të mbarë, ky sesion nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet te Ramës. Vullneti nuk është për punë të mbarë. Praktika ka treguar se shumica nuk ka vullnet për të debatuar ligje. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kuvendin në noter të vendimeve klienteliste, në sallën më shumë se kushdo shkelet kushtetuta. Mbrohet interesi i një grupi njerëzizh. Kuvendi është kthyer në organin që dhunën më së shumti kushtetutën. Vetëm në sesionin e shkuar GJK e ka zënë kuvendin në flagrancë më shumë se 5 raste. Opozita i ka paralajmëruar, por ka rënë në vesh të shurdhët. Kjo ka të bëjë me mendësinë që ka mazhoranca në raport me shtetin ligjor. E kujtojmë betejën disa mujore të opozitës. E bëmë që mazhoranca të respektojë të drejtat e opozitës. E dëgjova kryetaren e kuvendit a thua se nuk kishte jetuar në Shqipëri. Duhet ti përdorim mekanizmat e e kontrollit, duhet ta lejojnë opozitën të përdor ato mekanizma. Mjafton të shikoni raportin e kryeministrin me kuvendin. Refuzon të jap llogari, refuzon të jap detyrimin kushtetues. Shkel ligji dhe i fshihet përballjes për llogari. Ka refuzuar të përballet për përfshirjen e vëllait të tij për trafik droge, ka refuzuar të përballet për akuza të qeverisë së tij për krimin e organizuar. Vetë fshihet dhe ka gjetur një moto të re, përveçse se fajin e ka opozita dhe shtoi tani që fajin e kanë deputetë. Fajin nuk e ka ai por koleget që një pjesë janë të ndershëm, por shpesh keqpërdoren për kartona.

Ne nuk jemi armiq tuaj dhe ju nuk keni arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Raportet e OSBE janë aty, kërkojnë adresimin për shit blerjen e votës, për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje. Duke vijuar me shqetësime të tjera, ju kujtoj që nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për lirinë e medias, janë raportet prestigjioze.', tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali kërkon bashkim: Reflektimi të jetë i përbashkët! PD gris mesazhin e Begajt! PS shtrin dorën e bashkëpunimit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?