Pas seancës ku PDIU bashkoi 3 votat e saj me socialistët për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Gazment Bardhi u takua në oborrin e parlamentit me Shpëtim Idrizin
Si e lexon Bardhi votën e PDIU-së ? A është një divorc me opozitën?
Komunikimi me Idrizin është i përditshëm sepse veçse kolegë jemi shumë miq. Kryetarja e grupit ka dhënë shpjegimin e saj mbi këtë çështje dhe nuk kam asgjë më shumë. Një parti mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur apo jo një pr/ligj të caktuar. Sa i takon të qenurit në opozitë e përsëris secila parti është e mirëpritur. PDIU ka qenë dhe mbetet aleat i PD-së.
A është Idrizi në opozitë apo jo?
Kryetarja e grupit ka dhënë shpjegimin e saj mbi këtë çështje dhe nuk kam asgjë më shumë për të shtuar. Vendimi i tyre ka qenë se duhet të respektohet vendimi i gjykatës. Besoj se ky votim nuk ndikon në aftësinë për të qenë apo jo në opozitë. Janë akte të tjera, përballja me Edi Ramën ajo që ndan nëse je në opozitë apo jo.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton me 77 vota marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët, mori dhe 3 votat e PDIU! Rama: Po veprojmë si vend anëtar i BE
S.G//ReportTv.al