Kuvendi miraton me 77 vota marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët, mori dhe 3 votat e PDIU! Rama: Po veprojmë si vend anëtar i BE

22 Shkurt, 07:36| Përditesimi: 22 Shkurt, 21:36

  • Share

TIRANË-  Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (22 shkurt 2024) marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro nga 140 deputetë. 

Protokolli i cili parashikon pritjen e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës, mori dhe 3 kartonë jeshilë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, parti në opozitë.

Vetë kryeministri Edi Rama i cili firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë, nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. Por reagoi përmes një postimi në rrjetin social X. Ratifikimin në Kuvend e shfrytëzon për t’i dhënë edhe një mesazh të gjithë Evropës.

Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Europa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta" shkruajti kryeministri Rama në një postim në X.  

Mungon Basha e PD, Rithemelimi nuk voton
As kryetari i PD-së, Lulzim Basha me grupin e tij të deputetët e PD-së nuk ishin të pranishëm, në seancë. Mungesën e tyre e paralajmëruan dje me faktin se refuzonin të jepnin votën për aministinë penale e cila ishte parashikuar edhe ajo në rendin e sotëm të seancë plenare.    

Ndërkohë, deputetët e Rithemelimit vijuan skenarin e zhurmueseve dhe pankarta dhe nuk morën pjesë në votim.  Deputeti Gazment Bardhi në përfundim të seancës plenare e quajti 'ligji i turpshëm i sjelljes së emigrantëve në Shqipëri.

Duke shprehur vlerësimin për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në ditë të vështira, kjo marrëveshje tej pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë në raport me këtë marrëdhënie sa kohë cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, tha Bardhi.

Vota pro e PDIU
Në një prononcim për median kryetarja e grupit të PDIU-së Mesila Dode argumentoi pse deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet bashkuan votat me mazhorancën. 

"Italia një shtet mik, e kemi pasur në krah dhe duhet ti jemi në krah" tha ajo. 

E pyetur nëse ky bashkim votash do të thotë edhe afrim me socialistët në qeverisje Doda u përgjigj: ‘Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja”

Edhe pse nuk e kritikoi vendimin e PDIU për të votuar pro, Gazment Bardhi konfirmoi qëndrimin se për të marrëveshja për emigrantët cënon sigurinë.

"Ligji i dytë ishte ligji i turpshëm i sjelljes së emigrantëve në Shqipëri. Duke shprehur vlerësimin për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në ditë të vështira, kjo marrëveshje tej pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë në raport me këtë marrëdhënie sa kohë cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, tha Bardhi.

Marrëveshja kaloi në Kuvend pasi më 29 janar 2024 marrëveshja mori dhe miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Ndërkohë  më 15 shkurti 2024 protokolli mori miratimin e Senatit italian. 

Protokolli

Protokolli parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në Portin e Shëngjinit në Lezhë dhe një qendër akomodimi në Gjadër me sipërfaqe 77 700 m2. Italia do të kujdeset për të gjitha shpenzimet ndërsa numri i emigrantëve të akomoduar nuk do t’i kalojë 3000. 

Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane. Në momentin e mbërritjes në territorin shqiptar, autoritetet kompetente të secilës prej palëve do të vijojnë veçmas me përmbushjen e kritereve të parashikuara nga dispozitat ligjore kombëtare përkatëse, si edhe duke iu përmbajtur kushteve protokollit. Shpenzimet për përshtatjen e një apo më shumë strukturave të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të migrantëve do të mbulohen tërësisht nga pala italiane. 

Brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të protokollit, pala italiane krediton shumën 16.5 milionë euro në llogarinë e posaçme të thesarit me emërtimin "Fondi për rimbursimin e shpenzimeve të kryera në zbatim të protokollit italo-shqiptar, në kuadër të forcimit e bashkëpunimit për çështjet e migracionit". 

Te tjerat në seancë

Po në seancën e sotme me 74 vota pro, 0 kundër e 0 abstenim u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi ashtu siç paralajmëroi shqiptarja.com dhe Report Tv.

Me 74 vota u miratua ligji 'Për zonat e mbrojtura'. Seanca zgjati vetëm 8 minuta pasi Rithemelimi vijoi skenarin me zhurmues por kjo nuk ndaloi votimin.

Ora 19:59
Miratimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët, Spiropali: Pjekuri për marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane

1708628565_spiropali.GIF

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një reagim në rrjete sociale shkruan se ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes me Italinë për emigrantët tregon pjekurinë në marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane të përbashkëta si vend që synon integrimin e plotë brenda vitit 2030.

“Sot në Kuvend ratifikuam Protokollin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, përmes së cilës Shqipëria i gjendet Italisë siç na është gjendur ajo shumë herë gjatë historisë sonë të trazuar, po dhe dëshmon pjekurinë tonë në marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane të përbashkëta si vend që synon integrimin e plotë brenda vitit 2030”, shkruan ministrja.

Ora 12:02
Miratimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët, Rama: Shqipëria vepron si vend anëtar i BE

1708539882_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Kryeministri Rama tha se Shqipëria po vepron si një vend anëtar i BE-së.

‘Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë! Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Europa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta. Duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorni këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që vetëm sa rrit ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt. Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të ndryshojë madhësinë e saj dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyra e të menduarit e kaluar nuk mund të sigurojë një shpëtim nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet. Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane, besnike ndaj vetvetes mundet.’- shkruan Rama

Ora 11:16
Bardhi takon Idrizin pasi PDIU votoi pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët! Divorc me opozitën? Ja përgjigjja

Pas seancës ku PDIU bashkoi 3 votat e saj me socialistët për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Gazment Bardhi u takua në oborrin e parlamentit me Shpëtim Idrizin

Si e lexon Bardhi votën e PDIU-së ? A është një divorc me opozitën?

Komunikimi me Idrizin është i përditshëm sepse veçse kolegë jemi shumë miq. Kryetarja e grupit ka dhënë shpjegimin e saj mbi këtë çështje dhe nuk kam asgjë më shumë. Një parti mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur apo jo një pr/ligj të caktuar. Sa i takon të qenurit në opozitë e përsëris secila parti është e mirëpritur. PDIU ka qenë dhe mbetet aleat i PD-së.

A është Idrizi në opozitë apo jo?
Kryetarja e grupit ka dhënë shpjegimin e saj mbi këtë çështje dhe nuk kam asgjë më shumë për të shtuar. Vendimi i tyre ka qenë se duhet të respektohet vendimi i gjykatës. Besoj se ky votim nuk ndikon në aftësinë për të qenë apo jo në opozitë. Janë akte të tjera, përballja me Edi Ramën ajo që ndan nëse je në opozitë apo jo. 

Ora 10:25
PDIU bashkon votat me PS për miratimin e marrëveshjes me Italinë, Doda: Duhet të ishim të gjithë pro

 

Me 77 vota pro Kuvendi i dha dritën jeshile miratimit të Marrëveshjes me Italinë.

Deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë bashkuar votat me mazhorancën për votimin e Marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Deputetja Mesila Doda u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro pasi Italia është një vend mik.

‘Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik.’- tha Doda.

E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:

‘Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja.’- tha Doda.

 

Ora 10:15
Kuvendi/ Amnistia penale hiqet nga rendi i ditës! Rithemelimi me zhurmues e pankarta në sallë

 

Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme. Me kërkesë të kreut të grupit të PS, Bledi Çuçi është hequr nga rendi i ditës projektligji për amnistinë penale, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën për 84 vota. 

Ndërkohë, Rithemelimi po vijon me skenarin e bllokimit, me zhurmues e pankarta në sallë.

“Në kuvend është depozituar kërkesa e kryetarit të grupit të PS për ndryshimin e rendit të ditës, ku kërkohet heqja nga rendi i ditës së projektligjit për dhënie amnistie”, tha Nikolla.

Ora 10:13
Hoti dhe Vokshi nuk u lejuan nga Garda të futen në seancë, deputetja: Dënim politik! Nuk na japin mundësinë e ankimimit

 

Deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar dënim politik përjashtimin nga seanca plenare pas tensioneve të krijuara javën e kaluar.

‘Mbledhja e Byros u dështua, sepse ne bazë të audios dhe videos që unë kisha në dispozicion nuk ka pasur asgjë për të bazuar dënimin e tyre. Është dënim politik. Kemi bërë një letër pas dështimit të mbledhjes së Byrosë Politike. Njoftova kryetaren e Kuvendit sepse në bazë të rregullores në momentin që bëhet ankimi vendimi i komisariatit pezullohet. Tani nuk ke të drejtë as të ankimohesh. Mund të të heqin mandatin dhe nuk ke një organ që të ankimosh, që të vërtetosh që nuk ke kryer asnjë shkelje të rregullores.’- tha Vokshi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 23/02/2024 09:48

    Nuk e kuptoj injorancen e PD. Gjithmone para votimeve PDIU ben aleance me PD dhe ne parlament i bashkon gjithmone votat me PS.Ky Shpetom Idrizi qe hiqet sikur mbron Camerine a e keni pare ndonjehere ne parlament ta beje kete pune?!

    Përgjigju
  • Albano: 23/02/2024 07:57

    Pershendetje! Eshte gjeja me e keqe ae mund ti sjellesh njerezve kafshet e Afrikes! Ata jane llumb dhe komplet kafsh! Pse nuk kish vend ne Itali per nje kamp? Ore mjer ky vend cpo heq nga kjo politike! Ore se keni idene ca po i vjen vendit, kafsheri, llumb, pisllek! Kush do bej kundershti Gaziiiiiiiii uaa me prishen sandalet

    Përgjigju
  • beni: 23/02/2024 06:53

    shqiperia nuk ka pune me afrikanet,,,edi rama po i ploteson c'do teke europes,,sepse ka hall se kur te mos jete me kryeminister mund ta denojne,,e per kete i ploteson cdo gje europes ne kurriz te popullit shqipetar edhe keshtu te vuajtur ,te uritur dhe te vjedhur nga kjo bande trafikantezh te te gjitha gjerave..

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2024 01:12

    Nuk eshte e veshtire te kuptosh veprimin e PDIU-se.jo vetem po jep shenja per nje aleance te mundeshme ne te ardhmen me PS,por kjo vote lidhet dhe me te kaluaren e cameve si refugjate lufte qe u detyruan te strehoeshin ne Shqiperi,sa per fjalet e tjera ,jane pallavra politike.Kurse Bardhi me Bashen jane dy idiote politike te shkalles se pare! Kishin mundesi t'a benin kete paturpesi te quajtur marreveshje te pamundur,ose t'a rishikonin dhe cfare bene?! Nje grup mungoi plotesisht,kurse grupi tjeter vazhdoi /majmunerite/ e perjavshme ne salle dhe as diskutuan,as votuan dhe pastaj Bardhi ka surrat e ngrefoset para kamerave! Kur nuk bere veprimin e duhur per kete rast per te cilin shumica e popullit eshte kunder,atehere cfare vullnet populli perfaqeson o faqezi?!

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/02/2024 17:44

    Nuk jam këtu për të shpjeguar se pse i bëjnë këto. Meqë më pyesni, Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë.

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/02/2024 16:52

    Bravò Idrizi me mir voten per emigratet sesa te bashkosh votat me tradhetaret qe shiten himaren grekut

    Përgjigju
  • Emigrante: 22/02/2024 12:53

    QELBESIRA ! MOS I GEZOFSHI LEKET QE DO BENI NE KURRIZ TE FUKARENJVE ! FELLIQESIRA ! KURRE ME VOTEN PER PS DERI SA NE KRYE TE KENI ATE FASHISTIN ! POSHTE MARREVESHJA FASHISTE MELONI-RAMA! SHQIPERIA I VETMI VEND NE BOTE QE BURGOS FUKARENJTE PER LLOGARI TE FASHISTEVE! AS RUANDA NUK E BERI O VEMJE !!

    Përgjigju
  • Abc: 22/02/2024 12:39

    JA DHE KY MONGOLOIDI I PDIU QE VOTON PRO LIGJIT TE AFRIKANVE..... PO PSE PO E BENI SHQIPERIN VEND DEPOZITIMI TE NJERZVE NGA BOTA 3..... NE SKEMI ZGJIDH PROBLEMET TONA DO ZGJIDHIM TE AFRIKES....

    Përgjigju
  • Rama: 22/02/2024 10:20

    Brinjaret e mutit pse e hoqet pak pislliqe keni ba ne kurriz te kti populli.....maskarenj

    Përgjigju
  • edi: 22/02/2024 09:59

    Me 99% diskutimi i qytetarit eshte realà

    Përgjigju
  • Qytetar: 22/02/2024 09:27

    Pse u dashka bere amnisti? Pak kriminele kemi rrugeve? Apo do aktivizohen ne fushaten zgjedhore?

    Përgjigju
  • Besi: 22/02/2024 08:07

    Manja po gjykon si prokuror jo si minister drejtesie vepra penale emocionale me shume se ato te korrupsionit kur eshte e lehte te zbatohet e njejta mase edhe per individe te provokuar te etiketuar si te papermbajtshem dhe ky eshte qendrim i njeanshem politik qe vret nje shoqeri e lire sa edhe integrimin! Nuk do ishte faji i atij qe nuk do e votonte kete projektligj te shtyre per te saten here per mungese vullneti human

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?