Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një reagim në rrjete sociale shkruan se ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes me Italinë për emigrantët tregon pjekurinë në marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane të përbashkëta si vend që synon integrimin e plotë brenda vitit 2030.
“Sot në Kuvend ratifikuam Protokollin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, përmes së cilës Shqipëria i gjendet Italisë siç na është gjendur ajo shumë herë gjatë historisë sonë të trazuar, po dhe dëshmon pjekurinë tonë në marrjen e përgjegjësive për sfida evropiane të përbashkëta si vend që synon integrimin e plotë brenda vitit 2030”, shkruan ministrja.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton me 77 vota marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët, mori dhe 3 votat e PDIU! Rama: Po veprojmë si vend anëtar i BE
B.K/ReportTv.al