Gazment Bardhi

Politikë

Bardhi-maxhorancës: Thoni keni krijuar normalitet në Kuvend, por refuzoni debatin! Mocioni të mbahet të enjten

30 Shtator, 09:30| Përditesimi: 30 Shtator, 12:46

  • Share

1758019040_gazmentbardhi.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve, ka kërkuar që mocioni me debat të zhvillohet këtë të enjte, duke qenë se nuk është caktuar seancë. Ai tha se maxhoranca akuzon opozitën se kanë penguar debatin, por në fakt është vetë ajo që nuk po e lejon një gjë të tillë. Bardhi theksoi gjithashtu se Konferenca e Kryetarëve nuk vendos për përmbajtjen e kërkesës për mocion por cakton vetëm datën dhe kohën e mbajtjes. 

“Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Këkresa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në BE. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë, bërtisni se kemi krijuar normalitet në Kuvend nga ana tjetër refuzoni debatin. “, ka thënë Bardhi.

Më tej, akuzoi duke thënë se bilanci i vetëm i qeverisë është se kur do të udhëtojnë për takime, kujt t’i japin leje ndërtimi, cili do të jetë koncesioni i radhës dhe sa para do vidhen.


Lajmi kryesor:

Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës! Konstituohen 5 nga 11 Komisionet Parlamentare


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?