Basha: Berisha po tallet me demokratët! Mund të bëjë referendum edhe ndaj Blinken dhe Biden

18 Dhjetor 2021, 22:07| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 22:57

  • Share

 

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha po tallet me demokratët ndërsa theksoi se s'do ishte çudi nëse një ditë ai do të organizojë një referendum për të shkarkuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken apo Presidentin e SHBA, Joe Biden. Basha tha se të gjithë e kuptojmë që kjo është një tallje e madhe.

"Të thërrasësh referendum se do hipësh në pushtet dhe veturën e kryetarit është tallje me demokratët. Ndaj nëse nesër do kemi referendum kundër Blinken, pasnesër për të shkarkuar Biden, të gjithë e kuptojmë që është tallje e madhe. Ndonëse ne kemi bërë ndarjen me të kaluarën nuk më çliron nga keqardhja për nivelin kaq poshtë ku ka rënë i zoti të ashtuquajturit referendum. PD ka pasur sot vetëm një aktivitet, Kuvendin Kombëtar.  (...)Berisha është përjashtuar si anëtarë i Grupit, rrugët e PD me organet drejtuese të PD janë të ndara, ne nuk merremi me të, sa herë hip e zbret shkallët është punë e tij. Mund të thërrasë protesta kundër Blinken, të krijojë celula anti- amerikane, por s’është pjesë e PD, sjellja e tij është thjeshtë qesharake, shfokusimi që i ka bërë betejës është e dëmshme, nuk do të lejojmë më shfokusim."-tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha pas mbledhjes me Kryesinë: Berisha mund të bëjë referendum e protesta edhe ndaj Blinken dhe Biden! Të shohim nëse ai do jetë ende anëtar i PD


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?