E pyetur për deklaratën e Gazment Bardhit i cili tha se Basha dhe mbështetësit e tij, kanë humbur drejtimin politik, deputetja e PD, Pampuri tha se siç duket edhe Bardhi ka frikën e ‘rrezikut’ anglo-amerikan dhe është fshehur.
“Nëse drejtimi i ditur është nënkarriget e foltores së parlamentit është çështje perceptimi, por në drejtim të paditur të jesh në takime nga Mbretëria e Bashkuar e zotit Basha, në PE, Bruksel, nëse këto janë drejtim i paditur është çështje e zotit Bardhin i cili është shumë i ri por ka mendësi të vjetër. Siç duket ka edhe ai frikën e rrezikut anglo-amerikan dhe është fshehur edhe ai e ka filluar të struket në atë strehë. Është çështje perceptimi e tij le të vazhdojë këtë rrugëtim, le ta prijë e mbara”- tha Pampuri.
Lajmi kryesor:
Kaosi i shkaktuar nga deputetët e Berishës, deputetja e PD: Skena ‘don kishoteske’ për interes të një personi! Krashi: Gjendje emergjence në Kuvend dhe komisione
B.V//ReportTv.al