Kaosi i shkaktuar nga deputetët e Berishës, deputetja e PD: Skena ‘don kishoteske’ për interes të një personi! Krashi: Gjendje emergjence në Kuvend dhe komisione

14 Nëntor 2023, 17:38| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 20:10

  • Share

Prej javësh, jeta parlamentare në vend është përfshirë nga skena kaosi në Kuvend dhe në komisione ku një grup deputetësh, mbështetës të Berishës kanë bllokuar funksionimin normal të seancave duke përdorur edhe tymuese.

Për të folur lidhur me ketë situatë të krijuar në jetën parlamentare, e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ishte deputetja e PD, Oriola Pampuri e cila i cilësoi si ‘skena Don Kishoteske’ situatat e krijuara nga kolegët e saj të Rithemelimit në Kuvend dhe në komisione parlamentare.  

“Nuk është në interes të qytetarëve kjo lloj sjellje me karriget përmbys dhe me tymuese në parlament. Këto janë skena Don kishoteske, për interes të një personi të vetëm jo në interes të qytetarëve”- tha Pampuri.

Më tej ajo shtoi se ka një lloj kontradite në veprimet e deputetëve që kanë bllokuar seancat gjatë 2 javëve të fundit, pasi disa prej tyre bllokojnë punën në komisione por ndërkohë marrin pjesë online.

“Shikoj një luftë në komisione dhe dëshirë për të marrë pjesë në komisione online. Bëjnë luftë të bllokojnë komisionet dhe janë prezentë në komisione online. Kjo nuk është çështje për të marrë ditën e punës. Aty po bëhet një teatër. Nuk mund të jetë opozitë kjo me luftë duke përmbysur karriget. Në fund çfarë ndodh? Uvotuan të gjitha projektligjet. Mua më duket sikur njëri thotë, unë kam hallin tim më intereson kjo situatë, ti ke hallin tënd dhe vazhdojmë përpara”- shtoi ajo.

Ndërsa deputeti i PS, Lavrdim Krashi e cilësoi si gjendje emergjence situatën e shkaktuar nga aksioni i dhunshëm i deputetëve të grupit të Berishës. Gjithashtu duke folur për kërkesat e deputetëve të Rithemelimit, tha se nuk mund të krijohej komision hetimor për çdo aktivitet që kryen qeveria. Ai tha se Komisioni më i rëndësishëm është ai i Reformës Zgjedhore, ku vota e e diasporës zvarritet prej 33 vitesh.

“Nuk mund të ketë komision hetimor për ccdo aktivitet të qeverisë., Kërkohet komison hetimor për ngjarje të ndodhura para disa vitesh, pse kërkohen këto 3 javët e fundit. Komisioni më I rëndësishëm është komisioni I reformës zgjedhore. Është vota e diasporës, zvarritet prej 33 vitesh. GJK ka dhënë një vendim në dhjetor të 2022 që thotë se Kuvendi duhet të përmbushë disa boshllëqe ligjore. Ne si parlament kemi detyrimin kushtetuues për të përmbushur boshllëqet ligjore”- u shpreh deputeti i PS.

E pyetur nëse do të votonte pro nëse një shkresë e SPAK për heqjen e mandatit të Berishës do të mbërrinte në Kuvend, Pampuri u shpreh se do ta votonte pa diskutim duke theksuar mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa sa i takon deklaratave të Gazment Bardhit i cili tha se Basha dhe mbështetësit e tij, kanë humbur drejtimin, deputetja tha se drejtimi i tyre është shumë i qartë pro SHBA dhe BE dhe jo duke shkaktuar kaos në Kuvend. 

Ora 18:00
‘Basha dhe PD në drejtim të paditur’, Pampuri i përgjigjet Bardhit: Po fshihesh nën strehën e “rrezikut anglo-amerikan”

 

E pyetur për deklaratën e Gazment Bardhit i cili tha se Basha dhe mbështetësit e tij, kanë humbur drejtimin politik, deputetja e PD, Pampuri tha se  siç duket edhe Bardhi ka frikën e ‘rrezikut’ anglo-amerikan dhe është fshehur. 

“Nëse drejtimi i ditur është nënkarriget e foltores së parlamentit është çështje perceptimi, por në drejtim të paditur të jesh në takime nga Mbretëria e Bashkuar e zotit Basha, në PE, Bruksel, nëse këto janë drejtim i paditur është çështje e zotit Bardhin i cili është shumë i ri por ka mendësi të vjetër. Siç duket ka edhe ai frikën e rrezikut anglo-amerikan dhe është fshehur edhe ai e ka filluar të struket në atë strehë. Është çështje perceptimi e tij le të vazhdojë këtë rrugëtim, le ta prijë e mbara”- tha Pampuri.

Ora 17:52
Hetimi i Berishës nga SPAK/ A do ta votonte heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit? Ja si përgjigjet deputetja e PD

 

E pyetur nëse do të votonte kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës, nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, duke qenë se kreu i Rithemelimit nuk po paraqitet në GJKKO për aferën ‘Partizani’, deputetja e PD, Oriola Pampuri u përgjigj se e mbështeste punën e prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë.

“Mbështes SPAK-un për punën e bërë deri tani, aty ku flet drejtësia të tjerët heshtin. E mbështes nga fillimi e deri sot. Do votoja çdo shkresë nga SPAK edhe sikur të ishte për mua. Nuk konsideroj grup kriminal as SPAK-un, as SHBA-të. Rreziku anglo-amerikan ka mbaruar 30 e ca vite më parë dhe nuk mund të vazhdojmë me këtë histori. Mbështesim SPAK-un dhe do të votoja çdo kërkesë që do të vinte, siç e thashë, edhe për mua”- tha Pampuri.

Ndërsa sa i takon Kuvendit të paralajmëruar nga Berisha i cili kërkon të votëbesohet, Pampuri tha se PD i ka përfunduar të gjitha zgjedhjet në strukturat e larta.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • italioni: 14/11/2023 18:05

    hej,, sali berisha va fanculo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?