E pyetur nëse do të votonte kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës, nëse një shkresë e tillë mbërrin në Kuvend, duke qenë se kreu i Rithemelimit nuk po paraqitet në GJKKO për aferën ‘Partizani’, deputetja e PD, Oriola Pampuri u përgjigj se e mbështeste punën e prokurorisë së Posaçme dhe se do ta votonte një kërkesë të tillë.
“Mbështes SPAK-un për punën e bërë deri tani, aty ku flet drejtësia të tjerët heshtin. E mbështes nga fillimi e deri sot. Do votoja çdo shkresë nga SPAK edhe sikur të ishte për mua. Nuk konsideroj grup kriminal as SPAK-un, as SHBA-të. Rreziku anglo-amerikan ka mbaruar 30 e ca vite më parë dhe nuk mund të vazhdojmë me këtë histori. Mbështesim SPAK-un dhe do të votoja çdo kërkesë që do të vinte, siç e thashë, edhe për mua”- tha Pampuri.
Ndërsa sa i takon Kuvendit të paralajmëruar nga Berisha i cili kërkon të votëbesohet, Pampuri tha se PD i ka përfunduar të gjitha zgjedhjet në strukturat e larta.
Lajmi kryesor:
Kaosi i shkaktuar nga deputetët e Berishës, deputetja e PD: Skena ‘don kishoteske’ për interes të një personi! Krashi: Gjendje emergjence në Kuvend dhe komisione
B.V//ReportTv.al