Politikë

Basha: Do të anulojë moratoriumin e gjuetisë sapo të vijmë në pushtet

8 Prill 2021, 17:53
  • Share

Nga Divjaka, Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se sapo të vijë në pushtet do të anulojë moratoriumin e gjuetisë. Basha tha se qeveria e tij do të ruaj mjedisin dhe se çdo moratorium i vendosur do të bëhet në përputhje me metodat dhe parimet europiane dhe jo krijimin e monopoleve korruptive që  ka krijuar Rama.

"Fund monopoleve, fund monopoleve dhe bandave që e kanë marrë peng. Ky është një nga vendet jo i vetmi por një nga vendet më të përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht dhe një tjetër pjesë të programit tonë dhe të zotim timin. Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptive i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet. Ju jeni një parti, një forcë politike, një familje njerëzish të lirë që besojmë tek ruajtja e faunës dhe e florës, tek ruajtja e mjedisit tek ruajtja e specieve të veçanta, disa prej tyre unike dhe do ta bëjmë këtë në përputhje me standarde, me parimet në përputhje me metodat dhe parimet europiane. Europian dhe jo monopole, me monopole despotike të Edi Ramës, moratoriumi i sotme është monopol, ne do ta heqim. Duke harmonizuar interesat për mbrojtjen e mjedisit të faunës dhe të florës, duke harmonizuar këto interesa për të cilët të parët  janë të interesuar vetë gjahtarët shqiptar, duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë ne do të kthejmë lirinë, mundësin do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtet që jeni ju dhe qytetarë e këtij vendi. Mezi po duroni e di. Mezi po presoni datën 25 e dëgjoj kudo. Ora po vjen, dita po vjen. shumica prej jush, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nga votuesit për herë të parë tek votuesit më të moshuar, e kanë ndarë mendjen, duan ndryshim dhe ndryshimi vjen duke larguar të keqen e duke votuar për ne, duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për programin tonë, duke votuar për ekipin tonë, duke votuar numrin 9", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha në Cërrik: Detyra e Ramës të tregoj ç'ka bërë në 8 vite! Sado fryhet e trash zërin, është frikacak! Do të anulojë moratoriumin e gjuetisë sapo të vijmë në pushtet


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?