“Mbi të gjitha, mos gënjeni veten”. Me këtë mesazh të koduar, Gazment Bardhi reagoi i pari nga kundërshtarët e Lulzim Bashës në Grupin Parlamentar të PD, për Kuvendin dhe ndryshimet statutore që e largojnë Bardhin dhe vendosin Bashën në krye të grupit të deputetëve edhe në Kuvend.
“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!” shkruajti shkurt ai në rrjetet sociale.
Pas tij, të tjerë deputetë ironizuan Bashën.
“Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?! Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi. Si ka mundësi që i vetëshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve", shkroi Dash Sula.
Gjekmarkaj ironizoi marrjen nga ana e Bashës edhe të postit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se diçka të tillë e bëri edhe diktatori Enver Hoxha për vite me radhë brenda partisë së tij dhe shtetit shqiptar.
"Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.... Enver Hoxha i pat mbajtur për disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeministër, Ministër i jashtëm dhe i mbrojtjes", shkroi Gjekmarkaj.
Ndërsa deputeti Lefter Gështenja thotë se Basha e bëri veten kryetar të 'përhershëm'.
"Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s'mund të quhet Partia Demokratike", shkruan Gështenja.
Edhe anëtarja e kryesisë Jonila Godole, i sheh shqetësuese për PD ndryshimet statutore të Bashës.
“Kuvendi i sotëm i PD-së? I gjithë procesi i komanduar me urdhër nga lart, pa diskutime konstruktive, dhe me ndryshime statutore të atilla që e bëjnë PDnë e Bashës përsëri PDnë e Njëshit, siç ka qenë para tij, larg standarteve demokratike për një alternativë ndryshe", shkroi ajo.
Në heshtje, kuvendin e PD nuk e kaluan as demokratët e Rithemelimit të cilët akuzuan se delegatët e Kuvendit të Bashës u emëruan nga Partia Socialiste.
“Kuvendi” B-B! Brava-Balla! Mjaftoi nje kalim i kameras tek “delegatet” per te zbuluar qe vetem Rakip Suli mungonte nga administrata e bashkise Kamez. Sic duket atij ja ka caktuar Tao pergjegjesine kryesore per te mbushur karriget e L.B me “delegate” !’- shkruan Paloka.
"Më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Peng Basha, përmes eventit Balla - Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut! Thënë ndryshe, nuk ka rëndësi si e sa keqpërdoret e konsumohet, rëndësi ka që ai do vazhdojë të jetë përjetësisht peng - kryetar dhe askush tjetër nuk mund t’ia marrë këtë “privilegj”!. shkruan Garo.
Kuvendi Kombëtar i PD-së ku morën pjesë 4254 delegatë nga 5715 delegatë, ka miratuar nen për ne ndryshimet në statutin e PD-së. Pas përplasjeve të forta me Gazment Bardhin, duket se përkrahësit e Basës kanë gjetur mënyrën se si ta largojnë atë perfundimisht nga funksionet partiake. Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Një tjetër ndryshim në statutin e ri nënvizon se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. Pra, të gjithë demokratët që kandiduan në 14 maj me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës, apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nuk do të jenë më anëtarë të PD. Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet. Po ashtu është vendosur ndryshimi i logos së PD, duke rikthyer atë të vitit 1990.
Në Kuvend morën pjesë 9 deputetët, Oriola Pampuri, -Andia Ulliri, -Merita Bakiu, -Kreshnik Çollaku. -Flutura Açka, -Ori Nebiaj, -Eralda Bano, -Arbi Agalliu -Selaudin Jakupllari. U vu re mungesa e Enkelejd Alibeajt, ish-kreut të grupit parlamentar. Në një njoftim për mediat, Alibeaj ka deklaruar se aryeja e mungesës së tij janë angazhimet partiake jashtë vendit. Sot në mbështetje të Bashës ishte dhe deputetja Ori Nebiaj, e cila më parë ishte e pozicionuar krah Gazment Bardhit.
Zëdhënësja e Rithemelimit, Florjana Garo ka reaguar për Kuvendin Kombëtar të mbajtur ditën e sotme nga Lulzim Basha. Teksa e quan ‘peng’ të Ramës, Garo shkruan se nuk ka rëndësi se sa keqpërdoret Basha nga PS, por e rëndësishme është që të jetë kryetar dhe askush të mos ja marrë këtë privilegj.
“Më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Peng Basha, përmes eventit Balla - Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut! Thënë ndryshe, nuk ka rëndësi si e sa keqpërdoret e konsumohet, rëndësi ka që ai do vazhdojë të jetë përjetësisht peng - kryetar dhe askush tjetër nuk mund t’ia marrë këtë “privilegj”! Demokratët e vërtetë kanë zgjedhur të përballen me Ramën dhe jo të bëhen pjesë e shoqatës së pengjeve Basha apo pazareve të tij”, shkruan Garo.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.
Përmes një postimi, Gjekmarkaj ironizoi marrjen nga ana e Bashës edhe të postit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se diçka të tillë e bëri edhe diktatori Enver Hoxha për vite me radhë brenda partisë së tij dhe shtetit shqiptar.
"Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.... Enver Hoxha i pat mbajtur për disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeministër, Ministër i jashtëm dhe i mbrojtjes. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetëm atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm , i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.
Pastaj fap e fap përjashtoi po në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turpërohet pas 18 vitesh në politike foli për politike të re kundër se vjetrës. Kërkoi ndjesë. Kuj !? Kush do t’ia dijë për ndjesën e tij ! Foli për emërime të gabuara që paskësh bërë. Ai na doli shakaja më e madhe dhe emërimi më fatkeq i Sali Berishës. E zgjodhi të ngratin, duke prishur garën dhe injoruar kontributet në PD për veset jo për virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë.
Pa asnjë beteje publike i kapur nga veshi ne emigracion erdhi në krye. Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin i pazoti për të bërë betejën e ndarjes me kulturën politike, i etur për te përfituar prej sajë gjithçka, pa patur kurrë një projekt. Flet për njerëzit, për demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin për karrigen dhe pasuritë e tyre. Pa u skuqur pa u zverdhur me lëkuren si sholle këpucët i rrejtën për hallet e tyre ore e çast.
PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të dëbojë mentalitetin punist të liderëve dhe ushtarëve të përjetshëm. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të vërteta të cilat i japin asaj lidership fitues përndryshe do t’i mbetet vetëm e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrënuesve të panginjur e të pa cipë. Egoja e tij pas shanseve të mëdha, viteve të gjata mbetet një rast sui generis për studim antropologjik", shkruan Gjekmarkaj.
Kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili është pozicionuar krah Rithemelimit ka reaguar për Kuvendin Kombëtar që mbajti sot Lulzim Basha. Në një reagim në Facebook, Xhaferri shkruan se Kuvendi nuk ka prodhuar asnjë risi, përveçse ka izoluar Lulzim Bashën me politikën dhe me bazën e demokratëve. Sipas tij, ky takim kishte veçse një qëllim, që t’i jepte Bashës ngopjen me pushtet, referuar faktit që kreu i PD mori edhe kompetencën e kreut të grupit.
“Reagim mbi pseudo kuvendin e hartuar nga një individ paranojak! Pseudo kuvendi i sotshëm nuk prodhoi asnjë risi, përveç se izolimit edhe më të madh që Lulzim Basha do të ketë me real politikën dhe bazën e demokratëve! Ishte një takim që ishte hartuar dhe dirigjuar për t'i dhënë në letër një individi ngopjen me pushtet, ku përveç se detyrat e një kryetari partie, kishte merak edhe ato të sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të grupit parlamentar.
Lulzim Basha nuk është aspak shëmbëlltyra e një të riu të shkolluar në Evropën perëndimore, përkundrazi, ai sot ngjan me diktatorët e Turkmenistanit, Kazakistanit, Kirgizstanit e shume shteteve ne Azinë qendrore! Ndarja e demokratëve me këtë të "ri" në ngjyrën e flokut dhe aspak vizionit është përfundimtare! Me demokratët që mund të kenë qenë në atë sallë nuk ndahemi aspak! Na presin beteja të përbashkëta për të rrezuar Edi Ramën! Të gjithë janë dhe do mbeten pjesë e familjes tonë 33 vjeçare”, shkruan Xhaferri.
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole ka komentuar ndryshimet statutore të miratuara sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Sipas saj ndryshime të tilla e bëjnë PD-në të jetë larg standarteve demokratike.
“Kuvendi i sotëm i PD-së? I gjithë procesi i komanduar me urdhër nga lart, pa diskutime konstruktive, dhe me ndryshime statutore të atilla që e bëjnë PDnë e Bashës përsëri PDnë e Njëshit, siç ka qenë para tij, larg standarteve demokratike për një alternativë ndryshe”, shkruan Godole.
Deputeti Dash Sula ka ironizuar kreun e PD pas ndryshimeve të statutit që u miratuan sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Sula ironizon Lulzim Bashën duke thënë se gjithë këto vite paskan qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, pasi kreu i PD paska dashur vetëm që të bëhet kreu i grupit.
Sula thotë se Basha kërkon kufizim të mandatit qeverisë së kryeministrit, por ndërkohë këtë praktikë nuk e nis nga drejtimi i partisë, që sipas ndryshimeve nuk ka asnjë pikë që e detyron kryetarin që të japë dorëheqjen edhe nëse humb zgjedhjet.
"Prandaj s’paska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi. Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqendrimi i pushteteve te një individ?! Asnjëherë nuk e humb mundësinë për t’u bërë qesharak sa herë që del në publik.
Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi. Si ka mundësi që i vetëshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.
Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrsesi për PD dhe demokratët", shkruan Sula.
Deputeti Lefter Gështenja ka reaguar për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa hedh akuza ndaj Lulzim Bashës duke shkruar se me ndryshimet që u miratuan në statut ka zgjedhur veten e tij si kryetar të përjetshëm të PD-së. Gështenja bën thirrje për një parti më gjithëpërfshirëse.
"Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s'mund të quhet Partia Demokratike. Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja", shkruan Gështenja.
Deputeti Edi Paloka, nga radhët e Rithemelimit, ka komentuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike! Sipas Palokës delegatët që kanë marrë pjesë në Kuvend ishin nga administrata e bashkisë Kamëz.
“Kuvendi” B-B! Brava-Balla! Mjaftoi nje kalim i kameras tek “delegatet” per te zbuluar qe vetem Rakip Suli mungonte nga administrata e bashkise Kamez. Sic duket atij ja ka caktuar Tao pergjegjesine kryesore per te mbushur karriget e L.B me “delegate” !’- shkruan Paloka.
Ervin Salianji e ka cilësuar si pro-qeveritarë dhe anti-opozitë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.
‘Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!’- shkruan Salianji.