Kuvendi Kombëtar miraton ndryshimet në statutin e PD-së! Basha largon Bardhin, bëhet edhe kreu i grupit! Mesazh ‘Foltores’: Ikni nga Berisha, dorë e pistë e vjetër

2 Shtator 2023, 07:13| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 17:47

  • Share

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i PD-së ku morën pjesë 4254 delegatë nga 5715 delegatë, ka miratuar nen për nen ndryshimet në statutin e PD-së. Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Po ashtu është vendosur ndryshimi i logos së PD, duke rikthyer atë të vitit 1990. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Pas përplasjeve te forta me Gazment Bardhin, duket se përkrahësit e Bashës kanë gjetur mënyrën se si ta largojnë atë përfundimisht nga funksionet partiake. Kuvendi ka miratuar ndryshime edhe lidhur me anëtarësinë e PD.

Kështu, në statutin e ri thuhet se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. Pra, të gjithë demokratët që kandiduan në 14 maj me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës, apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nuk do të jenë më anëtarë të PD.

Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca. Këto ndryshime pritet që t’i hapin rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, Kryesinë e re.

Në fjalën tij të gjatë prej rreth një ore, Lulzim Basha e nisi mesazhin e tij politik me një ‘mea culpa’ për demokratët, ku nënvizoi se më shumë kanë luftuar me njëri-tjetrin sesa për hallet e shqiptarëve. I papenduar për vendimin që mori në 2021 për të përjashtuar Sali Berishën e shpallur ‘non grata; nga SHBA, Basha u bëri ftesë demokratëve të foltores që të bashkohen me të.

‘Koha tashme e ka treguar se ata qe hodhën baltë ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat dëmtuan demokratet dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinar edhe as revolucione qe nuk ndodhen kurrë. Ne jemi te vetëdijshëm për gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve te papërgjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhur ndaj nesh.’- tha Basha.

Në Kuvendin e sotëm Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha ishin këta deputetë: -Oriola Pampuri,  -Andia Ulliri, -Merita Bakiu, -Kreshnik Çollaku. -Flutura Açka, -Ori Nebiaj, -Eralda Bano, -Arbi Agalliu -Selaudin Jakupllari. Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i grupit parlamentar nuk ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Sporteve.

Në një njoftim për mediat, Alibeaj ka deklaruar se arsyeja e mungesës së tij janë angazhimet partiake jashtë vendit. Sot në mbështetje të Bashës ishte dhe deputetja Ori Nebiaj, e cila më parë ishte e pozicionuar krah Gazment Bardhit.

Ndër të tjera, Partia Demokratike ka publikuar edhe kolonën zanore të aksioni të saj politik. Ajo do të jetë një nga hitet më të njohura të reperit amerikan Pitbull në bashkëpunim me Kristina Aguilerën. Ky hit në youtube numëron rreth 740 milionë shikime. 

Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetarja Danjela Maloku

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Draft Statuti i PD

Ora 17:38
Kuvendi Kombëtar i PD, Basha mesazh pas mbylljes: Partia do jetë e qytetarëve, jo e kryetarit

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Në mbyllje, Basha nuk ka folur për mediat, por ka ndarë në Facebook disa foto nga Kuvendi dhe një mesazh. Basha shkruan se lëvizja e sotme ka si synim ndërtimin e një Partia Demokratike moderne, ku fokusi do të jetë tek qytetarët dhe jo tek kryetari.

“Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre”, shkruan Basha.

Ora 17:11
Statuti i PD, nuk parashikohet dorëheqje e kryetarit në rast se humbet zgjedhjet

1693667755_BashaPD.jpg

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Sportit Asllan Rusi në Tiranë ka miratuar përmes votimit nen për nen të gjitha ndryshimet statutore të kësaj force politike. Me ndryshimin e statutit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë, post të cilin e mbante Gazment Bardhi. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, nuk ka asnjë pikë që e detyron kryetarin të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet. Sipas nenit 20 mandati i kryetarit mund të ndërpritet për mungesë efektiviteti e rezultatesh vetëm në rast gjykohet e tillë pas procesit të parashikuar në nenin 11 i statutit.

“NENI 20 AFATET E ZGJEDHJEVE 1. Të gjitha organet e Partisë iu nënshtrohen zgjedhjeve periodike çdo katër vjet. 2. Mandati i organit të zgjedhur konsiderohet i përfunduar me plotësimin e afatit 4-vjeçar nga data e kostituimit të tij. Mandati individual i një funksionari të zgjedhur të partisë, përfundon në raste vdekjeje, dorëheqjeje ose mase disiplinore. Mandati mund të ndërpritet për mungesë performance (rezultatesh) kur gjykohet e tillë pas procesit të parashikuar nga neni 11 i Statutit. Rregullat më të hollësishme përcaktohen me akte nënstatutore të miratuara nga Kryesia e Partisë. 3. Procedurat për zgjedhjen e organeve të cilave iu përfundon mandate, fillojnë jo më vonë se 45 ditë përpara datës së përfundimit të mandatit. 4. Në mungesë të fillimit të procedurave për zgjedhjen e organit të cilit i ka përfunduar mandati, nga organi përgjegjës për njoftimin dhe fillimin e tyre, procedurat konsiderohen si të njoftuara dhe të filluara në afatin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni. Partia Demokratike e Shqipërisë, Rr. Donika Kastrioti, 1010, Tiranë, Shqipëri 5. Komisioni Zgjedhor cakton kryesisht datën e zgjedhjeve, zhvillon procedurat për realizimin e zgjedhjeve, miraton rezultatin e zgjedhjeve dhe realizon procedurat për kostituimin e organit të zgjedhur”.

 

Neni 11 flet për analizë përmes diskutimit të hapur me anëtarët, apo sondazheve të organizuara prej saj, sipas organizimit dhe nivelit të pjesëmarrjes apo përfaqësimit

“1)Anëtarët, organet dhe funksionarët politikë të e Partisë Demokratike të Shqipërisë, i nënshtrohen procesit periodik të vlerësimit të performancës dhe kontributit, nëpërmjet analizës dhe diskutimit të hapur me anëtarët, apo sondazheve të organizuara prej saj, sipas organizimit dhe nivelit të pjesëmarrjes apo përfaqësimit. Vlerësimi periodik i performancës dhe kontributit, mbahet në konsideratë gjatë ecurisë në karrierën e tyre brenda organeve të partisë apo funksioneve përfaqësuese politike. 2) Rregullat e hollësishme për të garantuar llogaridhënien dhe vlerësimin e performancës përcaktohen me vendim të Kryesisë së Partisë”, thuhet në këtë nen.

Ora 13:15
Kuvendi Kombëtar miraton ndryshimet statutore në PD

1693653340_WhatsAppImage20230902at13.05.15.jpeg

Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur të shtunën nga kreu i saj Lulzim Basha ka miratuar të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.

Ora 13:02
Sa delegatë morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD

1693650026_kuvendiipd.jpeg

Në Kuvendin Kombëtar të PD kanë marrë pjesë 4254 delegatë nga 5715 delegatë delegatë që ka Kuvendi Kombëtar.

Ora 12:49
Basha e pranon: Kam bërë emërime fiktive me shumicë në të kaluarën

 

Lulzim Basha sot në Kuvendi Kombëtar të PD-së, ka zbuluar se ka qenë pjesë e emërimeve fiktive në degët e kësaj force politike.

‘Degët tona, 72 të tilla, janë dhe do të jenë baza në të cilën do të ndërtohet puna jonë, por tashmë kontributi i degëve nuk do të nëpërkëmbet, nuk do të anashkalohet nga të deleguarit e qendrës apo nga qendra, apo nga disa politikanë rastësorë, nga emërime fiktive që dhe unë, për hir të së vërtetës kam bërë në të kaluarën.’- tha Basha.

Ora 12:20
Basha ftesë demokratëve të Foltores: Jeni të mirëpritur, do krijojmë federatën e djathtë me çdo aleat

 

Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD-së u ka bëtë ftesë demokratëve të Foltores së të bashkohen me të. Sipas Bashës të gjithë kanë vend në partinë e madhe demokratike, pa asnjë kufizim.

‘Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton. Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët. Ne do ta zgjerojmë këtë aleancë përtej këtyre partive. Ne do ta zgjerojmë përmes Aleancës Qytetare për Demokracinë që do të sigurojë nesër shumicën e nevojshme për qeverisjen e vendit.

I bëj thirrje nga ky podium, edhe në emrin tuaj, kujtdo që beson te Partia Demokratike, kushdo që beson te një e ardhme më tëmirë , kushdo që kërkon të japë kontribut për Shqipërinë, kushdo që beson te një politikë ndryshe dhe të moralshme, dyert e Partisë Demokratike do të jenë të hapura. Pedagogë, ekspertë nëfusha të ndryshëm, të rinj të talentuar që Shqipëria i ka me shumicë, gazetarë e artistë, apo intelektual publik, profesionistëdhe sipërmarrës të diasporës së mrekullueshme shqiptare, Partia Demokratike, e djathta shqiptare dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin tuaj. Prandaj ne jemi të hapur, unë personalisht do tëjem gjithmonë i gatshëm dhe në kërkim të mirëpres kontributin tuaj për të ndërtuar të ardhmen që shqiptarët meritojnë.’- tha Basha.

Ora 12:20
Alibeaj mungon në Kuvendin e PD: Ndodhem jashtë Shqipërisë për angazhime partiake! Videomesazhi për demokratët

 

Ish-kreu i Grupit Parlamentar dhe ish-ushtruesi i kreut të PD, Enkelejd Alibeaj i cili ka qenë krahu i djathtë i Lulzim Bashës, mungon në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Vetë Alibeaj përmes një njoftimi për shtyp e justifikon mungesën në Kuvend me angazhime partiake jashtë Shqipërisë. Më pas përmes një videomesazhi përshëndeti demokratët, ndërsa në fjalën e tij theksoi se ky Kuvend ka si qëllim të përmbyllë periudhën e trazuar politike.

Fjala e Alibeajt në Kuvendin e PD-së përmes video-mesazhit

Te nderuar delegate, miq te mi demokrate,

Ky Kuvend i PD, i ka te gjitha gjasat, qe jo vetem te beje nje analize reflektive per ate cka eshte thirrur, por edhe sic edhe solemniteti i nje eventi te tille e kerkon, te shnderrohet ne nje impuls themelor te mendimit dhe qendrimit politik te PD, deri ne Kuvendin e radhes apo deri ne sfiden elektorale te radhes. Ky i sotmi, ka per detyre, te permbylle periudhen e trazuar politike, jo thjesht te asaj qe ka ndodhur ne PD, por ne gjithe politiken shqiptare. 

Me barren e madhe te kesaj peshe publike dhe politike, duhet qe sot, Kuvendi, te saktesoje pikerisht kete trajektore. 

Nuk eshte aspak e tepert te them, se ajo cka deri me tani, te gjithe ne, bashke, njerez ne kete salle dhe akoma me shume jashte saj, qe ndjejne mendojne e kane vepruar si ne, kemi arritur te gjithe se bashku, eshte qendresa! Qendresa ndaj degradimit politik qe gerryen zhvillimin shoqeror e shuan shpresen. Qendresa duke besuar pa kompromis tek vlerat themelore te djathta. Kemi qendruar me koherence duke ditur nevojen e ndryshimeve te vrullshme politike qe shoqeria shqiptare i kerkon ne menyre te ethshme, e qe po ndodhin para syve tane. Ne vetvete akti i qendreses, eshte dicka e pazakonte ne politiken shqiptare te 30 viteve. Nje shoqeri e ndrydhur, e mpire, e dale nga portat e ferrit te diktatures, e manipuluar nen hipokrizine e konvertimit te komunisteve ne demokrate, e trullosur nga mirazhi i lirise dhe demokracise, e tronditur rende, disa here, pergjate  30 viteve, qofte nga zhvatja me dhune e pushtetit e qofte nga pazari politik e korruptiv me pushtetin, nuk ka njohur, qe nje grupim njerezish, si ne, te mund te merren e ndermerren me politike, pa mjete dhune (madje shpesh here viktime e saj), pa pazare politike, te bindur se rruga nuk eshte as e lehte e as e shkurter. 

E pra miq te mi, kjo qendrese neve na ben ndryshe nga te tjeret. Ndryshe nga gjithe te tjeret ne politike e ndryshe pergjate 30 viteve. Eshte ajo cka koha, vendi dhe shoqeria sot, do, e kerkon. 

Sot mund dhe duhet ta themi se kjo qendrese jona, ne vetvete nuk ishte pjelle e interesit apo inatit te vogel subjektiv, apo perllogaritjeve te vogla meskine elektorale. Koha e gjate e e kesaj qendrese e deshmoi kete. Dicka tjeter, dicka tjeter, na ka bere, te jemi sot ketu, ne kete Kuvend.  Besimi ne vlera! Besimi se persistenca fanatike ne ndjekjen e tyre, eshte rruga e vetme, qe do na pikeprese me rrugen e nevojes dhe deshirave te shumices derrmuese te shqiptareve. 

Po cilat jane keto vlera? I kemi perjetuar, ne i kemi brenda vetes, por ndoshta nuk kemi patur oportunitetin ti shquajme qartesisht. Sot eshte momenti ta bejme. Sot eshte momenti ta bejme, sepse per nje kohe jo fort te gjate, me pak se 2 vjet, do te marrim gjykimin e shqiptareve. Suksesi yne i neserm do ta varet nga qartesia e sotme.

E si vlere e pare, te cilen duhet ta rikthejme ne qender te pozicionit dhe mendimit tone politik, eshte individi shqiptar. Individi shqiptar sot eshte i brishte, i pafuqishem ndaj pushtetit, shpesh mosbesues ndaj politikes, ndonjehere edhe mosreagues ndaj se padrejtes. Viktime e terrorit te pushtetit, eshte viktime e frikes ndaj krimit pse jo edhe i tunduar ndaj joshjes. Nen peshen e halleve te vogla e te medha njerezore, shpesh i prirur te ike nga ky vend, duke iu mpakur edhe ndjesia xhenuine e patriotizmit. Ne si parti qe lindi si e djathte a si konservatore, duhet ta mbajme peshen tone te fajit e te bejme nje reflektim te thelle e te sinqerte, per kete gjendje. Zgjidhja ne fakt eshte aty, eshte e thjeshte: cdo pushtet, sado i forte, e me te forte jete, me para e oligarke e media te mbeshtetet, eshte i rrezueshem, nese individi shqiptar, bindet se nese rebelohet ndaj terrorit te pushtetit e padrejtesise, ndryshimi vjen; Se nese refuzon joshjen per shitjen e votes edhe pse i varfer, ndryshimi vjen; Se nese i kundervihet banditit e kriminelit, kur i vardiset per voten, ndryshimi vjen; Se kur te tregojme se askush nga tanet, nuk eshte i perjetshem, shqiptaret do na vleresojne; Se kur te tregojme e pranojme se sa gabime, faje e kemi bere kur kemi patur ne dore tu sherbejme shqiptareve, do na shohin ndoshta me sy mosbesues fillimisht, porse do na degjojne; Se kur te shohin qe ne PD nuk vihet per te bere placke e pasuri por per tu marre me politike, ata te cilet e kane pasion dhe vokacion, do na mbeshtesin. E pra, keto prova duhet te japim ne. Me fjale dhe me akte. E per kete nuk kemi asnje pengese per ta bere. Sic e kemi bere ne fakt keto 2 vjet.

Vlera e dyte, eshte ajo qe rendon si gur i rende ne qafen tone. Per 30 vjet premtimet ndaj shtresave mbeshtetese tonave, qe kurre nuk i realizuam plotesisht - e drejta e prones, rehabitilimi dhe kerkimi ndjeses ndaj te persekutuarve politike, rehabilitimi social e pasuror i tyre, eshte barre qe do duhet ta marrim parasysh. Nje shoqeri qe nuk ka kaluar asnjehere nga pendesa per te shkuaren diktatoriale kurre nuk do te rifitoje kredon morale. Jo si hakmarrje! Jo si hakmarrje, por si nevoje per paqtim dhe drejtesi mes se vertetes dhe pranimit te saj. Kemi filluar, por shume ka per te bere.

Se treti, eshte orientimi euroatlantik. Perendimi eshte mik i shqiptareve, e te jemi krenare qe ne demokratet jemi te privilegjuarit e kesaj aleance. Ne kete beteje ku ndodhet sot jo vetem e jo thjesht PD, por gjithe shqiptaret, kemi nevoje per miq e aleate. Ajo cfare po ndodh sot brenda nesh, ta pranojme qe nuk ishte veper a akt mirefilli yni, por akti i tyre, qe vetem mire na ben ne dhe Shqiperise, ndaj ne kemi detyrim pa asnje mundesi shmangieje, ti qendrojme fort atyre. 

Se katerti, te jemi te ndergjegjshem, se shqiptaret nuk do na mbeshtesin nese shohin qofte edhe per se larg, qofte edhe si perceptim, shenja te korrupsionit te qeverisjes, edhe pse ka kaluar shume kohe tashme, brenda nesh. Koha nuk mund e nuk duhet te sherbeje si justifikim apo ne te besojme se pluhuri i kohes, mbulon memorien e shqiptareve. Eshte e udhes te shohim e te reagojme ne cdo rast e moment, se sa te paster e imune ndaj korrupsionit na perceptojne shqiptaret neve, secilin prej nesh pavaresisht pozicionit hierarkik. E ky eshte nje test i pambarimte. Vetem nese ne do tregojme perdite, me koherence keto qendrime, shqiptaret do te na ndjekin. Vetingu ne politike eshte nje prove e tille. Paralelisht me kerkesen tone institucionale do duhet ta bejme ne, per veten tone kete proces brenda nesh. 

Se pesti, ne duhet te behemi modeli politik i luftes ndaj krimit ne politike. Ne fakt kjo eshte nje nga vlerat per te cilat mund te mburremi. E kemi bere kete tashme.  Zgjatimet e krimit, atij te organizuar madje na jane orvatur por i kemi refuzuar. E per kete do duhet te jemi krenare. Por nuk mjafton. Duhet te synojme te jemi ne pararoja e politikave shteterore e qeverisese antikrim. Parase se krimit qe i ze fytin e i lidh duart politikes, i duhet shpallur lufte politike. Kete mund ta bejme vetem ne e duhet ta bejme tani.

Se gjashti deoligarkizimi i politikes. Beteja ndaj maleve te korrupsionit te plehrave dhe kullave e pazareve politike do duhet te jete nje nga vlerat e qendrimeve politike te PD. Nese sot kasta e vjeter politike, jane bashke, eshte pikerisht ky mekanizem makiavelik, i krijuar dhe i perdorur prej tyre, e qe i mban ne kembe. Degradimi i politikes, demokracise, zgjedhjeve, ligjit, apo gjithcka qe ka mbetur nga endrra e 30 viteve me pare, sintetizohet sot pikerisht tek republika e kullave dhe plehrave, sic eshte Shqiperia shnderruar sot. Ndaj eshte obligim i pashmangshem pozicioni i palekundur i PD ne kete drejtim.

Se shtati, mbeshtetja e krimit dhe korrupsionit politik prej drejtesise. Jo thjesht me fjale. E di qe drejtesia e sotme nuk eshte ajo perfektja, por inkurajimi i arritjeve te saj, dhe mbeshtetja e kesaj pjese, eshte detyrim sa politik aq edhe ne interes publik. E vetme drejtesia e ka te veshtire. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe njera pale e vjeter e sulmon hapur ate kurse pala tjeter akoma me e vjeter e sulmon dhe kerkon ta kape ne menyre okulte. Mendoni se sa e veshtire behet per drejtesine e brishte kur keto pale te vjetra te politikes 30 vjecare behen bashke kunder drejtesise. Ne jemi ndryshe e do duhet te sillemi ndryshe. Sic thashe jo vetem me fjale, por te japim shembullin tone brenda nesh qe i sherbejme dhe i nenshtrohemi drejtesise pa kushte e pa komente. Nese ajo vjen e troket ne portat tona, do duhet tia hapim. Te japim keshtu nje shembull, nje model politik se si do duhet politika te sillet ndaj drejtesise. Hallexhinjte e drejtesise ne fakt nuk jane brenda nesh. Hallexhinjte e drejtesise jane jashte nesh, jane atje tej e jane bashke. Ne duhet te flasim nepermjet modelit politik. Vetem keshtu inkurajohet drejtesia e keshtu pershpejtohet efekti i veprimit te saj ndaj fenomenit korrupsion ne politike. 

Se teti, ne nuk duhet te kemi asnje aleance me fenomenin “non grata”, te asnje forme, apo me flukse qe jane bartese apo zgjatime te ketyre qendrimeve. Asnje aleance me forcat qe iu kundervihen partnereve tane dhe zhvillimit shoqeror. Aleancat tona duhet te jene ideologjike dhe programore. 

Se nenti, duhet te kthejme interesin e shqiptareve per Shqiperine. Vrasja me e madhe ndaj Shqiperise eshte jo thjesht emigrimi, por mungesa e shpreses dhe besimit qe Shqiperia mund te behet, mungesa e ndjesise se perkatesise se shqiptareve me Shqiperine. Ne duhet te kthejme me cdo kusht besimin tek politikat tona sepse ne jemi ndryshe, krejt ndryshe nga politikanet e degraduar te ketyre 30 viteve.

Se fundmi, duhet te behemi koshiente qe ajo cfare shoqeria shqiptare e bashke me te edhe PD e pret do te jete e veshtire, do te jete me sakrifice, do te jete me thika pas shpine e kurthe te vogla, me para te madhe kunder e pothuajse asfiksi mediatike, me nje konsorcium shtet-oligarke-media-krim kunder por me qartesine se masa derrmuese e shqiptareve qe e vuajne kete konsorcium kane forcen e votes. Tek e fundit nuk mund tia heqim vetes kenaqesine e te provuarit te sfides dhe ndjesise se sherbimit ndaj kombit. Eshte e veshtire, por jo e pamundur.

Rreth ketyre vlerave PD do duhet te zmadhohet. Qe te zmadhohet nuk duhet te reshtim te japim perhere sinjale qytetareve per qartesine tone dhe per vendosjen tone ne menyre permanente ne test para syve te publikut. Me besim ne zot e te qarte per te mbrojtur vlerat themelore te djathta, une besoj se do t’ia dalim te gjithe se bashku sic kemi bere keto 2 vite.

Zoti e bekofte Partine Demokratike! Zoti bekofte demokratet! Zoti bekofte Shqiperine!

Ora 12:03
Kuvendi i PD-së, Basha: Duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen dot pas baltës ndaj nesh

 

Lulzim Basha tha se qëllimi i PD-së është që t’u ofrojnë shqiptarëve një alternative për qeverisjen e tyre. Sipas Bashës duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen pas baltës që hedhin ndaj PD-së.

‘Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bëme kurrë njësh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurrë gjuhen e shpifjeve dhe linçimit publik. Shume here na e kane konsideruar ketë si dobësi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhën baltë ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat dëmtuan demokratet dhe PD.Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinar edhe as revolucione qe nuk ndodhen kurrë. Ne jemi te vetëdijshëm për gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve te papërgjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vërtetç nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhur ndaj nesh.’- tha Basha.

Ora 12:00
Basha bën 'mea culpa' në Kuvend për luftën brenda PD: Do të nisim një rrugë të re

 

Kryetari i PD Lulzim Basha u ka kërkuar falje në Kuvendin Kombëtar të PD demokratëve dhe shqiptarëve, për të gjithë luftën e brendshme të bërë në PD me Sali Berishën, sipas tij për karrige dhe zyra brenda vetes.  

"Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Ata kthyen sytë nga qeveria por nuk shohin shpresë. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre. 
Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju.

Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve. Për shtëpitë tuaja. Në luftuam për karrike dhe zyra, në vend që të luftonim për vende pune për të rinjtë dhe të rejat tona. Për mirëqenien tuaj. Ne ju lamë në mëshirën e një qeverie që i keqtrajton demokratët, i demotivon të rinjtë, i përçmon shqiptarët. Në mëshirën e një qeverie që ju abuzon përditë.
Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje.
Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike ikërkoj ndjesë shqiptarëve. 
 
Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot"

Ora 11:58
Basha u kërkon ndjesë demokratëve: U morëm me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve

 

Lulzim Basha e ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së më një ndjesë për demokratët. Kryedemokrati tha se u morën më shumë me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve.

‘Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje. Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike ikërkoj ndjesë shqiptarëve.  Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.’- tha Basha.

Ora 11:52
FOTO/ Ori Nebiaj braktis Bardhin, i bashkohet Kuvendit të Bashës

 

 

Deputetja Oriela Nebiaj duket se ka braktisur Gazment Bardhin dhe ka vendosur që t’i bashkohet Lulzim Bashës. Report Tv ka siguruar një foto nga deputetja e cila është e pranishme në Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ora 11:13
Me këngën e Pitbull, PD zbulon kolonën zanore të aksionit politik

Partia Demokratike ka publikuar edhe kolonën zanore të aksioni të saj politik në Kuvendi Kombëtar.

Kolona zanore është një nga hitet më të njohura të raperit amerikan Pitbull në bashkëpunim me Kristina Aguilerën. Ndonëse vete ka lindur në Amerikë, Pitbull është me origjinë nga Kuba dhe familja e tij ka luftuar kundër regjimit komunist të Fidel Kastros. Ky hit në youtube numëron rreth 740 milionë shikime. 

Disa nga vargjet e saj janë:

E shikoj të ardhmen,
por jetoj momentin
Bën sens apo jo 

Kam humbur shumë, dhe kam mësuar shumë
jam ende i pamposhtur si Shula

Baby ne mund të shohim gjithë botën 
dhe unë të të jam cfarë te të dojë zemra 
Koha është flori
dhe unë kam kohë plot,
Ndaj si kronometër le ta ndalim kohën, 
Të shijojmë këtë cast
---
Ta përjetojmë këtë çast

 

Ora 11:03
Nis me një orë vonesë mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD, Basha pritet me duartrokitje! Këndohet himni kombëtar

 

Me një orë vonesë ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar i PD. Në nisje të mbledhjes, Lulzim Basha është pritur me duartrokitje nga anëtarët. Ndërsa është kënduar edhe himni kombëtar.

Ora 10:58
Basha mbledh Kuvendin Kombëtar, ja 10 deputetët që do të marrin pjesë

 

Lulzim Basha ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, ku pritet që të miratohen ndryshimet statutore.

Deputetët që pritet të marrin pjesë:

1. Lulzim Basha

2. Oriola Pampuri

3. Andia Ulliri

4. Merita Bakiu

5. Kreshnik Collaku

6. Flutura Acka

7. Enkelejd Alibeaj

8. Eralda Bano

9. Arbi Agalliu

10. Selaudin Jakupllari

Ora 10:38
Të gjitha ndryshimet e statutit; Basha i merr kompetencat Bardhit! Përjashtohen nga anëtarësia ata që kandiduan me partinë e Metës

Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, ku pritet që të votohen ndryshimet statutore.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë. Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post të cilin e mbante Gazment Bardhi.

'Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.'- thuhet në ndryshimet e statitit të PD-së.

Një tjetër ndryshim statutor që pritet të miratohet është e përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Pra të gjithë kandidatët e Sali Berishës të cilët në zgjedhjet e 14 majit kandiduan me Partinë e Lirisë me logon e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 10:12
Kuvendi Kombëtar PD, burime për Report Tv: Priten video-mesazhe nga kongresmenë amerikanë dhe nga përfaqësues të së djathtës Europiane

 

Megjithëse ishte parashikuar për të nisur në orën 10:00, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ende nuk ka nisur, ndërsa demokratët kanë nisur që të mblidhen.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, zbuloi detaje nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar. Mësohet se gjatë Kuvendit të sotëm do të ketë video-mesazhe nga ndërkombëtarët, si një sinjal ky për të treguar se kjo PD mbështetët nga politika ndërkombëtare.

Report Tv mëson se do të ketë mesazhe nga kongresmenë amerikane por edhe përfaqësues të Partive Popullore Europiane. Nga Parisi edhe Enkelejd Alibeaj do të ketë një video mesazh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popolo: 03/09/2023 11:29

    Mision im 2. IL Ritorno di Luli

    Përgjigju
  • Scutari: 03/09/2023 07:25

    Basha- një argument më shumë për të ardhmen që na pret!

    Përgjigju
  • Iris: 03/09/2023 02:29

    Basha nuk eshte me i miri,por eshte e keqja me e vogel.Natyrisht e beri shqiptarce = kryetar i perjetshem,vete zot e vete shkop si Xhaxhi ne vaktit kur kishte disa poste pernjeheresh dhe kuptohet flet per sherret mes demokrateve,por asnje /pip/ per vilat e perfitimet duke perdorur si sekser /shokun Xhemal/.S.d.q i ka rene pikes me kengen qe ka zgjedhur si himn te aksionit politik (shpresoj t'ju kete marre leje autoreve).Nese doni nje biografi politike e jetesore te Bashes,apo doni te dini c'ka bere e c'mund te beje ne skene e prapaskene,teksti i kenges i thote te tera,mjafton vetem t'a zbertheni dhe analizoni.

    Përgjigju
  • teme: 03/09/2023 01:34

    qenie e turpshme ,akademia e shkencave duhetvte vihet ne levizje qe fjalen turo ta zevendesoje me emrin e ketij paraziti ndergalaktikor ..

    Përgjigju
  • Elton: 03/09/2023 01:26

    qenie e turpshme

    Përgjigju
  • Toni: 03/09/2023 01:25

    qenie e turpshme

    Përgjigju
  • Shoku: 02/09/2023 21:29

    Lulushi largoi te gjithe budallenjte e PD e ngeli vete si krye budalla deri sa Rama te mbushi 100vjetorin si kryeminister.

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/09/2023 19:59

    Ca bohet kshu mer vlla…spaska kufinj idiotlliku ne kete vend.

    Përgjigju
  • Erdogan Bejleris: 02/09/2023 18:33

    Mos harro! Merr dhe Evi Anglakis t'i japësh detin Yunanistanit. Mua ishujt grekë.

    Përgjigju
  • Xhoni: 02/09/2023 16:33

    Nota 10 per Ramen e mundi 10 herë, tani po e mbeshtet ta ketë Në krye të Opozites,Që dhe zaua ta ketë për karrier të sigurtë hollandizi Deliron me njerz të PS dhe Mediat e Rames që po i bejn publicitet kesaj kufome të politikës!!!!

    Përgjigju
  • Boll: 02/09/2023 15:22

    Ashtu si populli nuk deshi Saliun edhe ty s'të do. Me zorr nuk bëhesh dot. Me vjedh po rri e vazhdo lojën.

    Përgjigju
  • tironci: 02/09/2023 13:51

    Eshte kthy fuqishem kesaj rradhe ???????????????????? tamom matuf p.. ropsh. as sa arlind qorri smore vota o zorraxhi tirone

    Përgjigju
  • sudja: 02/09/2023 13:01

    Ti je çibani me qelb i PD. Prej teje u sakrifikua Sokol Olldashi. Ti luajte lojen me te ndyre me doreheqje. Ti nuk pranove propozimin e Alibeajt per doreheqje ne se humb zgjedhet. Ti duhesh flakur, je mashtruesi me i madh. Une jam demokrate, por tek ty nuk e shoh veten fare po fare. Zhduku me gjithe ato qe te rrine pas

    Përgjigju
    • Louis: 03/09/2023 04:19

      Nuk ishte ndonje burre i mire olldashi ( u prehte i qete se nuk flitet keq pe te vdekurit)

  • Edi: 02/09/2023 12:51

    Ne cdo afere me probleme te berishes,si 21 janari dhe rruga e kombit,ishte ky trimi minister...shifni e boni kush eshte mut dhe kush mut i lagur

    Përgjigju
  • Toni: 02/09/2023 12:41

    dmth ky fton simpatizantet/votuesit te largohen nga Argita dhe Zeni dhe ti afrohen Kunatit.....jeni kaq te ngjashem prandaj pd sben hajer me asnjerin prej jush ...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 02/09/2023 12:35

    Ti lulashiSalihut duhet te merresh ne pergjegjesi penale per vjedhjen e qindra milionve EUROVE ne RUGEN E KOMBIT KUR ISHE MINISTRI I KRYEMINISTRIT Salih....ti lulashiSalihut duhet te dorzosh ne buxhetin e shtetit kompensimin per hotel residence ndertuar ne detin e Vlores,qe te dha kryeministri aktual edvin pasi mori vendimin dhe ta shembi,sigurisht duke kaluar neper hetimin gjyqsor.....nuk po te permendim te tjera krime e korrupsione,vetem pjesen e ajsbergut qe ka pare publiku.

    Përgjigju
  • Edrama: 02/09/2023 10:57

    Legen fare ku Basha

    Përgjigju
  • Mario: 02/09/2023 10:56

    logo e blinduar qe e ben te padobishem Bardhin sic edhe iu konfirmua dje nga forumet

    Përgjigju
  • Toni: 02/09/2023 10:10

    idiot i padobishem

    Përgjigju
    • Italia si moter: 02/09/2023 13:57

      Kriminel ,hajdut dhe i pa bese si gjithmom kerrma ,lulzim basha .te gjithe lojen e beri qe ta gjente gati kryetarllekun .idiot i lindur .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?