Kuvendi Kombëtar i PD-së dhe Lulzim Basha

"Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme", forcat politike që përshëndetën Kuvendin e PD, nga SHBA te Britania e Italia

2 Shtator 2023, 15:13| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 16:30

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili mblodhi sot Kuvendin Kombëtar, ku ka miratuar nen për nen ndryshimet në statutin e PD-së, mori mbështetjen e disa prej personalitete të së djathtës ndërkombëtare, përfshirë eurodeputet dhe senatorë republikanë.

Deputeti i partisë simotër të PD-së CDU, në Gjermani, Gunther Krichbaum përshendeti deklaroi se PD përballet me tendenca përçarëse por forca krijohet me vendosmëri.

“Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne sherbim të qytetareve. Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë”, tha ai.

Partia Republikane e SHBA i përcolli mesazh urimi kreut të PD-së, Lulzim Basha për rikonfirmimin si kryetar i Partisë Demokratike, ndërsa i kërkoi të ofrojë lidershipin e duhur për të sjellë mirëqenie dhe siguri për Shqipërinë

“Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin gjithnjë e në rritje të rinisë shqiptare, pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj malinj”, tha Presidenti i Institutit Republikan Amerikan (IRI), Daniel Tuining përshendeti kreun e PD-së, Basha.

Senatori Claudio Lotito i “Forza Italia” në Senatin Italian ka mbështetur Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Lulzim Basha pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

“Forza Italia do të jetë përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm brenda Partisë Popullore Evropiane, por edhe në promovimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të miqësisë historike që lidh dy vendet tona dhe në procesin themel”.

Lordi David Richards njëherësh edhe anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik ka përshëndetur Kuvendin e PD dhe rizgjedhjen e Bashës kryetar me anë të një mesazhi.

“Nën udhëheqjen frymëzuese të Bashës, jam i sigurt se Shqipëria do bëhet një vend i begatë, i drejtë dhe respektuar. Suksese Lulzim! Suksese te gjithe delegateve te Kuvendit”.

Ora 12:30
Presidenti i Institutit Republikan Amerikan mesazh Bashës: Të gatshëm tju ndihmojë për organizimin e partisë

Presidenti i Institutit Republikan Amerikan (IRI), Daniel Tuining përshëndeti kreun e PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një video-mesazhi Tuining tha se Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë.

'Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin gjithnjë e në rritje të rinisë shqiptare, pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj malinj. IRI eshte I gatshem tju ndihmoje ne kete perpjekje dhe është momentalisht duke punuar me partitë politike në nivel lokal për të forcuar lidhjen e tyre me bazën dhe zhvillimin programor. Ne e mirëpresim pjesmarrjen e Partisë Demokratike dhe presim me padurim të vazhdojmë tju ndihmojmë në rrugën e refomave demokratike.'- tha Daniel Tuining.

Ora 12:05
Forza Italia përshëndet Kuvendin e Partisë Demokratike: Ju inkurajojmë në procesin e ndryshimit

 

Senatori Claudio Lotito i “Forza Italia” në Senatin Italian ka mbështetur Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Lulzim Basha pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

I nderuar kryetar Basha, Të nderuar anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë,

Unë jam senatori Claudio Lotito i Forza Italia dhe në këtë ditë historike për ju, ju përcjellim urimet tona për një punë të mbarë dhe t'ju inkurajojmë në procesin e rëndësishëm të ndryshimit dhe mbi të gjitha të modernizimit që po i jepni jetë, i konsideruar nga të gjithë ne si themelor për çdo forcë politike që aspiron të përfaqësojë me krenari vlerat që na bashkojnë në familjen tonë të madhe të demokracisë dhe lirisë në Evropë.

Forza Italia do të jetë përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm brenda Partisë Popullore Evropiane, por edhe në promovimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të miqësisë historike që lidh dy vendet tona dhe në procesin themel”, thuhet në reagim.

Ora 11:59
Lordi David Richards përshëndet Kuvendin e Bashës: Mendimtar inovativ dhe strategjik

Lordi David Richards njëherësh edhe anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik ka përshëndetur Kuvendin e PD dhe rizgjedhjen e Bashës kryetar me anë të një mesazhi.

'Jam I lumtur ti drejtohem sot Kuvendit tuaj kombetar dhe tju shpreh juve urimet me te mira per rizgjedhjen tuaj kryetar te partise. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë aleatë të përkushtuar në NATO dhe bashkëpunojnë ngushtë edhe në Këshillin e Sigurimit për të promovuar paqe dhe sigurinë në botë. Prandaj ne i mbeshtesim te gjitha perpjekjet tuaja per te forcuar me tej demokracine dhe sundimin e ligjit ne vendin tuaj.  Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar, Unë e njoh mirë dhe e vlerësoj shumë Lulzim Bashën. Si një mendimtar inovativ dhe strategjik, unë e di që ai është i vendosur të promovojë dhe të mbrojë interesat e gjithëshqiptarëve për tju mundësuar atyre ta mbajnë kokën lart nëbotën tonë gjithmonë e më konkurruese.  Nën udhëheqjen frymëzuese të Bashës, jam i sigurt se Shqipëria do bëhet një vend i begatë, i drejtë dhe respektuar.'- tha Lordi David Richards.

Ora 11:54
CDU përshëndet Bashën dhe Kuvendin e PD: Shqipëria ka mjaft parti që s’i shërbejnë vendit, por interesave personale

 

Gunther Krichbaum, Raportuesi i CDU-së për Ballkanin Perëndimor ka përshëndetur sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar.

‘PD përballet me tendenca përçarëse por forca krijohet me vendosmëri. Kudo që ne, si CDU mund të ofrojmë mbështetje: na njoftoni! Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne sherbim të qytetareve  Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë.  SPAK është kthyer tashmë në një histori të vërtetë suksesi!’- u shpreh ai.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermir: 04/09/2023 11:31

    buahahahahahhahahahahaha

    Përgjigju
  • jani: 02/09/2023 19:47

    ik o basha ik o legen i saliut,,,ik o pusht..,,asnje vote per kete hajdut me dosje ne prokurori.njesoj jane keta si saliu,meta,basha,,te gjithe me vila dhe para te vjedhua popullit...plumbat beni gati per keta qener...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?