Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, ku pritet që të votohen ndryshimet statutore.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë. Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post të cilin e mbante Gazment Bardhi.
'Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.'- thuhet në ndryshimet e statitit të PD-së.
Një tjetër ndryshim statutor që pritet të miratohet është e përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Pra të gjithë kandidatët e Sali Berishës të cilët në zgjedhjet e 14 majit kandiduan me Partinë e Lirisë me logon e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Lajmi kryesor:
Kuvendi Kombëtar miraton ndryshimet në statutin e PD-së! Basha largon Bardhin, bëhet edhe kreu i grupit! Mesazh ‘Foltores’: Ikni nga Berisha, dorë e pistë e vjetër
M.Q./ReportTv.al