Politikë

VIDEO/ 'Po të lë këto 2 paketat', Basha i përgjigjet Ramës: O je më buf se bufi se të vjedhin shokët pas shpine, ose je kreu i bandës

19 Mars, 23:11| Përditesimi: 20 Mars, 09:17

  • Share

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i drejtuar akuza të forta. Basha me ironi i kujtoi Ramës se ka mbetur gjithmonë pasagjer dhe nuk ka hipur kurrë në timon, pasi për të drejtonin të tjerët, ndërsa më pas i çon në burg.

Basha e pyeti kryeministrin ku janë shokët e tij, ata që kanë firmosur për të, duke shtuar se një pas tjetrit ata kanë mbushur 313-ën, duke e cilësuar këtë si një tregues që ose Rama është më buf se bufi dhe i vjedhin shokët pas shpine, ose ai vetë është kreu i bandës.

Në fund të reagimit, Basha la një porosi për Ramën, duke thënë se dy “paketa” do t'ia lërë tek Arjan Çani.

“O Rame, pasagjer ngele mor burr. Si s’të pash një herë në timon! Apo harrova, s’di me i dhënë ti. I japin të tjerët për ty, pastaj firifiu, i çon tek vendi ti apo jo? Ku i ke shokët më Ram, ku i ke ata që i vendosje në timon, ata që firmosnin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg, por u mbush 313 me shokët e tu mo Rame. Si i bie kësaj pune, o ti je më buf se bufi, t’i vjedhin shokët mbrapa shpine, ose ti je nona e kësaj pune, je kreu i bandës. E Rame, Rame, kom një porosi po ta lej te Çani, këto dy paketat", shprehet Basha. 


Lajmi kryesor:

Vijojnë replikat/ Basha - Ramës: Me ça i ke veshur shokët, këmishë nate apo burgu? Kryeministri: Nuk mundesh me mu, sa herë ke provu ke dështu (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?