Vijojnë replikat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kreu i Koalicionit Euroatlantik iu përgjigj sot kryeministrit, i cili e ka ironizuar në disa takime të tij.
Basha shfaqet sërish duke udhëtuar në makinë dhe në sfond ka këngën e Unikatil “Ku i ke shokët”. Duke ironizuar deklaratën e Ramës që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”, Basha e pyet, me çfarë këmishe i ka veshur shokët, nate apo këmishë burgu?
Ai më tej pyet sërish Ramën se me çfarë këmishe veshi Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan, pasi i vetmi që ka shpëtuar është Arben Ahmetaj.
“Vet mos kaj, vet mos kaj Ramë. Me këmishë e? Me ca këmishë, këmishë natë apo burgu? Ku i ke shokët? Ca këmishe ka veshur Lali Eri. O Ilir Beqja. Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rama, këmishë vija-vija shokëve, 7x7 =313", shprehet Basha.
Replika i erdhi në mbrëmje, kur kreu socialist i tha Bashës të mos ia qajë hallin por të vijojë fushatën për të fituar votat e demokratëve të Berishës i cili e përzuri nga Partia Demokratike.
“Mos ma qaj hallin mu. Një bie mijëra ngrihen, s’është kënetë nga ku të përzunë, por nder të bënë. Por nuk është as lugë ku je mbyt. Ndalo pak kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë” thotë Rama në videon e tij.
Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i drejtuar akuza të forta. Basha me ironi i kujtoi Ramës se ka mbetur gjithmonë pasagjer dhe nuk ka hipur kurrë në timon, pasi për të drejtonin të tjerët, ndërsa më pas i çon në burg.
Basha e pyeti kryeministrin ku janë shokët e tij, ata që kanë firmosur për të, duke shtuar se një pas tjetrit ata kanë mbushur 313-ën, duke e cilësuar këtë si një tregues që ose Rama është më buf se bufi dhe i vjedhin shokët pas shpine, ose ai vetë është kreu i bandës.
Në fund të reagimit, Basha la një porosi për Ramën, duke thënë se dy “paketa” do t'ia lërë tek Arjan Çani.
“O Rame, pasagjer ngele mor burr. Si s’të pash një herë në timon! Apo harrova, s’di me i dhënë ti. I japin të tjerët për ty, pastaj firifiu, i çon tek vendi ti apo jo? Ku i ke shokët më Ram, ku i ke ata që i vendosje në timon, ata që firmosnin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg, por u mbush 313 me shokët e tu mo Rame. Si i bie kësaj pune, o ti je më buf se bufi, t’i vjedhin shokët mbrapa shpine, ose ti je nona e kësaj pune, je kreu i bandës. E Rame, Rame, kom një porosi po ta lej te Çani, këto dy paketat", shprehet Basha.
Kreu socialist iu përgjigj sot në mbrëmje replikës së fundit të Bashës po me këngën e Unikatilit:
“S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu
Sa herë ke provu çdo herë ke dështu”
Më pas i thotë të mos ia qajë hallin por të vijojë fushatën për të fituar votat e demokratëve të Berishës.
“I madh je. Ku I kam shokët unë ë? Ore mos ma qaj hallin mu. Një bie mijëra ngrihen, s’është kënetë nga ku të përzunë,por nder të bënë. Por nuk është as lugë ku je mbyt. Ndalo pak kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë” thotë Rama në videon e tij.
Komente

Emo mja mja tani se e.teperove bre lulke , ti ke lindur me kemishe Luli te ka zgjedhur udheheqesi si opozitar i perjetshem do jesh edhe per shume dekada perballe tij
Përgjigju