Politikë

Basha ironizon Ramën: 7x7=313! Më në fund s’ke gënjyer, 2021 ishte i demokratëve, por ti i vodhe zgjedhjet

21 Mars, 11:53| Përditesimi: 21 Mars, 12:33

  • Share

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish ndaj kryeministrit Rama, i cili me ironi tha gjtë një vizite tek njësia 2 se PD në 2021-in ka qenë më e forta që ai ka parë.

Basha vijon me ironinë duke thënë se për herë të parë kryeministri nuk ka gënjyer dhe që zgjedhjet i vodhi ai. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja se pse Rama deshi Saliun në krye të PD dhe bëri gjithçka që ta rikthente, pasi vetëm ai e mban në pushtet.

Basha më tej thotë se kryeministri do pyll me bufa dhe terr për shqiptarët, por që i ka bërë llogarit gabim, pasi 7x7 = 313.

“O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë. 2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun. Se vetëm ai të mban në pushtet. Bone gjithçka që të largohesha unë. Pastaj bone pakt me Saliun, se ti pyll me bufa do Rame, terr për shqiptarët. Por i ke bo llogaritë gabim mo Ram, 7x7 = 313 Rame”, shprehet Basha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endri: 21/03/2025 16:41

    Hajduti me buzeqeshje. Ti je i pafytyr, s’ke asnje pike turpi. Edhe ne zgjedhjet per Bashkine e Tiranes qe u mobilizuan kuc e mac, as artje nuk fitove.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 21/03/2025 16:13

    O Lulezim,a te pushuan dhimbjet e barkut?

    Përgjigju
  • Fatos Trebeshina: 21/03/2025 13:57

    O Lul po hik o Lul se le nam je kart e djegur mor 7×7 = 42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?