Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot një video, në të cilën sipas tij dëshmohet momenti kur u arrestuan protestuesit kuksiane nga policia, pa urdhrin e Prokurorisë.
Sipas kreut të opozitës, policia dhe prokuroria kanë shkelur ligjët në këtë rast, duke shkaktuar një krim shtetëror.
Basha i bëri thirrje popullit që të reagojë për këtë padrejtësi.
Pak më herët edhe nënkryetari i LSI-së Luan Rama kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.
Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.
Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!
Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.
Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.
Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.
Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.
Deklarata e Lulzim Bashës
O plere e keqe Po ku Esht rrembimi Ketu pasaj kuksi ka t drejt t proteston Po Jo t djek kabinat e kumpjutrat q jan bler me lekt tona ..ți protesto și kuksjan e t ulet taksa Per ato Șona q e perdorin cdo dite Ate rruge Po Jo vete djeg ...pd ka mar fund și părți
Përgjigjuku ishte rrembimi???? PD edhe LSI ka mar fund
PërgjigjuKa te drejt luli i vocërr.Populli duhet te reavoje per te drejten e kuksjaneve per te djegur e shkateruar pronen private pa u perballur me ligjin.Po shko me halabak laj nai plenc me Mulin me Amg me Ben pijanecin dhendrin e Birishes
Përgjigju