Basha tha se asnjë xhelat i djeshëm s'mund të jetë një shenjtor i sotëm dhe se ligji i lustracionit do të shërbejë si ndarje njëherë e mirë nga diktatura dhe një falje për 30 vitet e munguar për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.
"Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjeçare, por edhe një apologji për 30 vite të munguara. Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit apo u dergjën burgjeve apo kulakëve të diktaturës të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm... Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt destinacionit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik", tha Basha
Lajmi kryesor:
Programi për ish të përndjekurit, Basha: Fond për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar! 100 euro shtesë për të burgosurit politik mbi pensionin e tyre! Muze për viktimat e komunizmit
//ReportTv.al