Kreu i PD-së, Lulzim Basha zgjodhi 20 shkurtin për të prezantuar angazhimet e tij për ish të përndjekurit politikë. Në 30 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ai u zotua të krijojë instrumentin dhe fondin për të gjetur trupat e njerëzve të pushkatuar nga regjimi. Në prani të përfaqësuesve të ish të përndjekurve politikë, Kreu i PD premtoi që të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara brenda mandatit të parë dhe 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre
"Sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb. Dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot. Duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri. 8 vite, vetëm kthim pas për shkak të Edi Ramës. 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme. 25 prilli, shqiptarët vendosin ndërmjet demokracisë dhe autokracisë. Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara. Angazhohemi që në ditët e para në qeveri të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi. Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre", tha Basha.
Selia blu, tha kryedemokrati ka vullnetin për të zbatuar nëpërmjet një procesi transparent me të gjithë faktorët, zotimet e marra për ish të përndjekurit politikë.
Programi me 8 pika i PD për ish të përndjekurit politik
1. Brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.
2. Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar.
3. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë
4. Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre.
5. Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese dhe torturat e kolonive ndëshkimore në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit do ti mundësojmë një pension si të minatorëve për ato vite që kanë punuar aty
6. Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë.
7. Ngritja e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit.
8. Ligji i lustracionit për pastrimin e figurës për distancim njëherë e mirë nga diktatura 50-vjeçare.
Kryedemokrati Basha premtoi gjithashtu se për ish të përndjekurit politik do të jepen 100 euro shtesë mbi pensionet e tyre.
"Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre", tha Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka premtuar krijimin e një fondi që dop të shërbejë për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar nga komunizmi si dhe do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për çiftet që janë pasardhës të ish të përndjekurve politik.
" Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë", tha Basha.
Basha tha se asnjë xhelat i djeshëm s'mund të jetë një shenjtor i sotëm dhe se ligji i lustracionit do të shërbejë si ndarje njëherë e mirë nga diktatura dhe një falje për 30 vitet e munguar për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.
"Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjeçare, por edhe një apologji për 30 vite të munguara. Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit apo u dergjën burgjeve apo kulakëve të diktaturës të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm... Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt destinacionit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik", tha Basha
Gjatë prezantimit të programit për ish të përndjekuri politik, Basha premtoi ngritjen e Muzeut për Viktimat e Komunizmit. Basha tha se kjo do të shërbejë për brezin e ardhshëm që të mos rritet në errësirë për çfarë ka qenë e shkuara.
"Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Rrëfimet dhe ditarët e burgjeve dhe të burgosurve politikë ... do të kenë një fond të veçantë por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë për edukimin e të rinjve. Fëmijët tanë, nipërit tanë nuk mund të rriten më me errësirën për çfarë ka qenë e shkuara aq më pak me helmin e propagandës së sotme. Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi I të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur... Prandaj angazhohem për ngritjen e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit... Angazhohemi në ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të vendit të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike edhe sakrificave të përndjekurve politikë dhe të rezistencës së tyre gjatë periudhës së errët të diktaturës", tha Basha.
.. Te ka ngel te premtosh edhe per permiresimin e cilesise se Diellit.. ose ne 4 vjecarin e ardhshem nga te verdhe do ta bejme blu diellin.. Aa pikaaa.. U hap thesi.. 2 muaj para zgjedhjeve e bejne Shqiperine parajse me premtime boshe.. Mbas zgjedhjeve plasin tenderat e se can koken njeri as per premtime, as per popull.. P.s: 100 here me mire tja japesh voten Murrizit sesa ktij..
PërgjigjuO luli genje sa me shumè se ky popull i ha ...nuk e kuptoj si ky popull Ju vjen mbrapa
PërgjigjuVallai jom demokrat me shpirt e zemer, nga ato tfillim viteve 90, dhe kom votu pd edhe kur se meritonte per tvetmin fakt qe si shifsha dot me sy socialistet apo lsi-stet. Ket here as e kom ndermend me votu dhe e vetmja arsye jane kto pallavrat qe thote ky huni gardhit, dhe pervec ksaj duke pa kush drejton fushatat e pd neper rrethe osht me vo duret nkoke. Po si mor ka akoma tipa si Flamur Noka apo personazhe si ky qe e bastardune pd dhe administraten apo policine me maloke ordinera dhe injorante apo skrapalinj halabake hajdute. Jam vete malsor dhe vetem tmenosh qe pd do me ardh npushtet prap me lsi menoj qe osht e keqja me e madhe qe mund tkemi. Ky palla flet per ekonomine a thu ne jemi shtet me te ardhura si zvicra dhe informalitet si dubai!!!! Kur bohen kto llogari delirante idjote dhe mashtruse nfushate, imagjinoni ca duhet me prit me ardh kto injorante stratege ekonomie npushtet
PërgjigjuDopjo sufllaqe për ty që i bie larg e larg
Shume bukur. Vota per ty.
PërgjigjuSi shume e ke hapur thesin or palo genjeshtar.Sa eshte Ora?...pyet Ilir Meta!?Kujdes se mos gabimisht bie dhe vete ne thes.Si duket ke vendosur te harxhosh ca nga parate e ruseve,sic bere dhe per lobimet,se parate e rruges se kombit s'te dalin.Tu ca b...ty per te perndjekurit politike.Pse aq debila e injorante i quan ti ata,sa te te besojne per keto brrockulla e thana ne shenendre qe leshon? i papare e i pandreqshem!Kane 30 vjete qe u provojne e u besojne dhe ju tallni menderen me ta e me te gjithe shqiptaret dhe se here u votojne vetem vrisni,vidhni,shperdoroni detyren e beni kerdine me parate e shqiptareve e me kete vend.Do tu votojme ndonje dite por pasi te kani kaluar nga zyrat e SPAKUT e pasi keni dhene llogari per te gjiitha te zezat qe i keni bere ketij vendi e ketij populli,sepse i keni nxjerre uje te zi dhe s'ju ka hyre gjemb ne bythe,pasi keni patur drejtesine nen bythen tuaj te zgjebosur!Ka ardhur koha te kerceni pupthi perpara SPAKUT e BKH-se!Do merrni buracon e sandojanit,kur thote populli!
PërgjigjuKush e beson kete mashtrues, dembel, hajdut?!
PërgjigjuTe gjithe pensionistet te persekutuar kane qene e jane, punuan nje jete ne cdo cep te vendit perballuan veshtiresi e sakrifica si perfundim ata qe kan ngel marin 10 mije lek pension. Ndaj o Bash fol edhe per ta
Përgjigjuo Spaci! edhe pse kishin shkelur ligjet vaktin per te henger tre here ne dite buken e grurit e kishin te sigurte , ndersa ai fshatari qe prodhonte grurin edhe pse ishte i ndershem dhe qe nuk kishte shkelur ligjin hante nje here ne dite buk misri.
O Tirona, të dalçin në ëndër shpirtrat e atyre që u dergjën në burgjet dhe në kampet e përqëndrimit në gjithë Shqipërinë. Maskara!
Te burgosurit ne kohen e monizmit benin nje jete me te rehatshme se sa bashkombasit e tyre qe jetonin jashte dyerve te burgut. Te burgosurve te cilet kishin shkelur ligjet nuk ju mungonte ushqimi elementi i pare me i rendesishem per te jetuar, ata kishin mengjezin, dreken dhe darken te sigurte, dersa Ata qe jetonin jashte dyerve te 'BURGUT" jo vetem qe punonin me ndershmeri me tre turne ,por nuk kishin te sigurte tre vaktetet e ushqimit
O Luli, nese vertete do kishe deshire te beje ligjin e lustracionit, duhet ta filloj nga partia qe je kryetar dhe te pastroje partine tende, duke nisur me udheheqesin shpirteror Sali Berishen te vazhdoje me Genc Pollon e te gjithe me rradhe, se e ke plot partine me ish sigurimsa dhe ish komunista.
PërgjigjuMbas 30 vitesh u zgjua Luli nga gjumi, tani u kujtua per te burgosurit e shkrete qe shumica ka nderruar jete. K eshte nje turp i PD sepse kete klase i la rrugeve me perjashtim te ndonje spiuni qe mban afer.
PërgjigjuRespekt per te viktimat e familjeve tepersekutuara nga regjimi... Por epara filo pastro shpin tate nga kumunistet qe ke brenda ddihet kush jan .dhe dyta shum premtime dhe angazhime benke na thuaj na do dalin keto llogari ... Nuk esht mir hajd ham sot dhe neser ja japim kalamajve tan llogarin per pages e peson si greku ham te gjith dhe pastaj pagun 3 gjenerata te tjera borxhet e prindreve..pranda lulo nuk je i besushem
Përgjigju