Nga Vlora ku zhvilloi një bisedë me disa artistë, ku i pranishëm ishte edhe aktori i njohur vlonjat Bujar Asqeriu, kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi buxhet më të madhe për kulturën. Ai tha se një komb pa art është një komb pa shpirt.
"Teatri është më shumë se art, është themeli i demokracisë. Do të kemi një buxhet të veccantë për kulturën dhe artistët. Duhet që artistët të kenë dinjitetin e duhur. Plani ynë është plan pune dhe jo premtime boshe. Legjenda e fundit që ka ngritur ky pushtet është 'ku do t'i gjeni lekët'. Do t'i gjejmë në buxhetin e shtetit. Ato para që sot vidhen dhe shpërdorohen ato do tu kthehen qytetarëve shqiptarë. Lekët janë por ka munguar dëshira dhe vullneti. Shqipëria është e shqiptarëve", tha Basha.
Vetë aktori Asqeriu i tregoi Bashës 2 plagët e tij.
"Kam 2 plagë. Plagën e parë e kam për naftëtarët të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot nuk jetojnë as në shtëpi të mira dhe as shëndet të mirë. Cinizmi i Kryeministrit me ta është urrejtje njerëzore. Pa dashuri nuk fitohet asnjë betejë. Plagën e dytë e kam për minatorët e Bulqizës që janë të mjeruar. pa dashuri për njerëzit dhe për vendin nuk bëjmë dot gjë.
Lajmi kryesor:
Basha në Vlorë: Me programin tonë 100 mln euro subvencione për fermerin! Të kishte Rama një njeri si Leskaj, do e klononte 12 herë që ta vinte në krye të çdo qarku
K.T./b.ha./ReportTv.al