Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta ish-deputetit Marko Bello.
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se Bello do të kujtohet si një politikan i principtë dhe i moderuar dhe gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim për hir të interesave të vendit.
"Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe" - shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh
E.M./ReportTv.al