COVID-19 ka shuar mëngjesin e kësaj të premteje ish deputetët Marko Bello, i cili ishte prej 23 ditësh në betejë me virusin. Ai ka ndërruar jetë në Turqi, atje edhe ku po kurohej, ndërsa 2 ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar. Lajmi për ndarjen nga jeta të Marko Bellos, kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi nga të majtë dhe të djathtë. Presidenti Meta e kujton si një qytetar model dhe familjar shembullor. Në emër të socialistëve, ngushëllime për humbjen e ish deputetit të tyre shprehu numri dy i partisë, Taulant Balla.
“Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello! Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji", shkruan Balla.
Humbje e një deputeti të denjë e quajtën Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci dhe ish deputeti socialist Namik Dokle teksa shprehën ngushëllimet e tyre.
Pavarësisht ndasive politike, ngushëllime për humbjen e Bellos ka shprehur edhe kreu i Demokratëve Lulzim Basha.
“I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit”, shkruan Basha.
Bello ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në politikën shqiptare. Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 - 2013. Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar, dhe më pas zv ministër i mbrojtës. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta sot të ish-deputetit socialist Marko Bello.
"Vetëm lajme të trishta dëgjojmë gjatë kësaj periudhe. Na dridhet zemra për njerëzit tanë të dashur kur përballemi me pandeminë. Trishtohemi kur miqtë sëmuren e gëzohemi kur ia hedhin.
Gjate ditëve te fundit kam ndjekur duke pyetur miqtë edhe për Andi Përmetin, deputetin e ri nga Korca, dhe jam shume e gëzuar që Andi kaloi rrezikun .
Por sot jam trishtuar shume kur mora vesh se deputeti Marko Bello nuk ia doli në përballjen me COVID-19. E kujtoj si deputet shumë korrekt, i moderuar dhe i njerëzishëm me te gjithë. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes. Një humbje e rende për familjen e miqtë e tij"
Tani po lexoj se ka ndërruar jetë edhe Engjëll Dakli, ish kryetar i Bashkisë Elbasan, deputet. E kujtoj me shume respekt ne te gjitha detyrat e tij. Njeri i matur, me integritet. Me vjen shumë keq. Ngushëllime familjes. Bashkohem me dhimbjen e familjes. Pushoftë në paqe", shkruan Topalli.
Për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Marko Bello, ka reaguar dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.
Duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e politikanit, KASH shkruan se klasës politike dhe diplomacisë shqiptare do tu mungojë fjala dhe buzëqeshja e tij.
Gjithashtu ata thonë se do tu mungojë ai duke qenë se Bello ishte dhe një prej themeluesve të këtij këshilli.
"KASH njofton me dhimbje të thellë lajmin e hidhur se njëri nga bashkëthemeluesit e tij, Ambasador Marko Bello, u nda nga jeta pas një beteje të fortë me COVID -19. KASH i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bello, miqve dhe kolegëve me të cilët Marko ndau ditët e përkushtimit të tij familjar e shoqëror. Diplomacisë shqiptare, opinionit publik, klasës politike dhe rrethit të gjerë shoqëror do t’u mungojë fjala dhe buzëqeshja e një intelektuali dhe atdhetari të përkushtuar, i cili nuk u ndal asnjë çast së kontribuari për një Shqipëri më të mirë.
KASH do të ndjejë mungesën e një prej bashkëthemeluesve dhe anëtarëve të vet më të devotshëm, diplomatit dinjitoz, i cili kontribuoi në përditshmëri për rritjen dhe fuqizimin e Këshillit dhe përçimin e zërit të tij brënda e jashtë vendit në dobi të interesave tona kombëtare, në dobi të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Pas kalimit të kësaj situate, KASH do të organizojë një takim përkujtimor për t’i bërë nderimin e merituar anëtarit të tij dhe një prej figurave te shquara të shtetit dhe politikës shqiptare! Marko, të qoftë i lehtë dheu i atdheut, të cilin e deshe pa kushte" - shkruan KASH.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve të historisë së PS, Marko Bello. Balla ka kujtuar ditët kur e ka njohur, duke shprehur vlerësimin maksimal.
"Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello!
Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji. Unë kam pasur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas së bashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta Silvës dhe fëmijëve për ndarjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait tyre të dashur. U prehsh në paqe, miku i mirë Marko Bello", shkruan Taulant Balla.
Ndarjen nga jeta të ish-deputetit dhe ish-ministrit Marko Bello, i cili humbi betejën me COVID, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi e ka konsideruar si humbjen e një patrioti të madh.
Ruçi në mesazhin e tij për këtë humbje të madhe thotë se Bello ishte një zë i fuqishëm in qytetarvë.
"Humbëm Markon, deputetin e denjë, patriotin e madh. Iku Marko, zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve", nënvizon kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta ish-deputetit Marko Bello.
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se Bello do të kujtohet si një politikan i principtë dhe i moderuar dhe gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim për hir të interesave të vendit.
"Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe" - shkruan Basha.
Për ndarjen nga jeta të Marko Bellos ka reaguar dhe ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle. Përmes një statusi në Facebook ai i shpreh ngushëllime familjes teksa shkruan se ende pa mbushur 60 vjeç e mori COVIDkolera.
"Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi..." shkruan Dokle.
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Marko Bello ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta.
Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve teksa përmes një postimi në Facebook shkruan se Bello ishte një qytetar model dhe një familjar shembullor.
"Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes" - shkruan kreu i shtetit.
zoti gramos ju te parlamentit mund te jeni cdo gje por vetem patriot nuk jeni
PërgjigjuZoti na e ka leshuar kete Virus vdekjeprures, po zoti na tregon se si te mbrohemi nga ky Virus. Ai thote mbani Maska, mbani distancim social, lani duart , qe ti shpetoni ketij Virusi , se po ju zuri as Roma apo Stambolli nuk ju shpeton.....Ngushellime Familjes se te ndjerit dhe te gjithe atyre familjeve qe kane humbur te dashurit e tyre nga ky Virus.
Përgjigjushkon mortja ku ben hatane ! nje njeri i rralle, i mencur dhe zoteri burre !!! Turp per ju qe i pergjithesoni, nuk eshte rilindas, por nje socialist i vertete !!!
PërgjigjuPse ne Turqi ky,Rama thit qe spitalet tona jan si ne Europe.Apo kto kan lek e fukarenjt vdesin ne mjerimin e spitaleve shqiptare.Gjithsesi edhe po pate lek dhe e kente shkruar momentin nuk ka Europe qe te sheron.Pas kemben e mbar edhe per politikanet tjer.
PërgjigjuHeqte kemben zvare.Ate qe nuk e bejne gjykatat le ta beje perendia
PërgjigjuNgushellime familjes ,,ishte nje njeri pozitiv,,,ndryshe nga shumica e korruptuar dhe hajdute.....do mbahet mend per mire,,,edhe turqia nuk i benka gje covidit..... prabdaj mbani maska,lani duart dhe ruani distancen 2 metra...maska te mbahet ne ambiente te mbyllura,,dyqane, zyra,,etj..jo perjashta...
PërgjigjuShabano ti ske faj por duhet te dish qe ripjedhja po grabit aq fort e aq bindeshem saqe jo 23 dite por edhe 230 dite kane lek te mbijetojne. Nejse ti me kte emer qe ke nuk ke faj qe mendon ashtu. Duhet ta kishe emrin si rilindsat.
PërgjigjuTi kete lene uraten kalamajve por 23 dite nga 1500 euro iku rroga e ca viteve si deputet, me cfare ka jetuar e ka rritur kalamajte? Apo me rrogen e gruas si te gjithe politikanet.
PërgjigjuIk o shaban mos u mer me te vdekurit po me te gjallet.