Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve të historisë së PS, Marko Bello. Balla ka kujtuar ditët kur e ka njohur, duke shprehur vlerësimin maksimal.
"Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello!
Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji. Unë kam pasur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas së bashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta Silvës dhe fëmijëve për ndarjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait tyre të dashur. U prehsh në paqe, miku i mirë Marko Bello", shkruan Taulant Balla.
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh
K.T./ReportTv.al