Anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Ndërroi jetë nga COVID, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Bellon: Do na mungojë buzëqeshja dhe mirësia e tij           

4 Dhjetor 2020, 11:45| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 11:49

  • Share

Për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Marko Bello, ka reaguar dhe Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e politikanit, KASH shkruan se klasës politike dhe diplomacisë shqiptare do tu mungojë fjala dhe buzëqeshja e tij.

Gjithashtu ata thonë se do tu mungojë ai duke qenë se Bello ishte dhe një prej themeluesve të këtij këshilli.

"KASH njofton me dhimbje të thellë lajmin e hidhur se njëri nga bashkëthemeluesit e tij, Ambasador Marko Bello, u nda nga jeta pas një beteje të fortë me COVID -19. KASH i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bello, miqve dhe kolegëve me të cilët Marko ndau ditët e përkushtimit të tij familjar e shoqëror. Diplomacisë shqiptare, opinionit publik, klasës politike dhe rrethit të gjerë shoqëror do t’u mungojë fjala dhe buzëqeshja e një intelektuali dhe atdhetari të përkushtuar, i cili nuk u ndal asnjë çast së kontribuari për një Shqipëri më të mirë.

KASH do të ndjejë mungesën e një prej bashkëthemeluesve dhe anëtarëve të vet më të devotshëm, diplomatit dinjitoz, i cili kontribuoi në përditshmëri për rritjen dhe fuqizimin e Këshillit dhe përçimin e zërit të tij brënda e jashtë vendit në dobi të interesave tona kombëtare, në dobi të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Pas kalimit të kësaj situate, KASH do të organizojë një takim përkujtimor për t’i bërë nderimin e merituar anëtarit të tij dhe një prej figurave te shquara të shtetit dhe politikës shqiptare! Marko, të qoftë i lehtë dheu i atdheut, të cilin e deshe pa kushte" - shkruan KASH.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?