Politikë

Basha në Prrenjas: Garantojmë statusin e minatorit, më 25 prill ata do të kenë dinjitetin e plotë

11 Prill 2021, 19:13| Përditesimi: 11 Prill 2021, 20:12

  • Share

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka qenë në Përrenjas, në vazhdimësi të fushatës elektorale në Elbasan. Nga atje Basha tha se me PD-në në pushtet, garantohet statusi i minatorit.

“Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Përrenjasin. Siç e thotë dhe kënga e fushatës energjia për ndryshim mbarë Shqipërisë është e pandalshme. Ndryshimi ju e dini që po vjen për ju. Beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

Na la në vend numëro aty ku ishim tetë vite më parë. premtoi hapjen e negociatave. Tetë vite hapi shampanjën për vete dhe hapi dyert për emigracionin. Tetë vite dështim dhe ja vjen të trokasë në derë dhe do edhe katër vite të tjera. As katër ditë, as katër orë më shumë, më 25 prill vjen dita dhe ora për ndryshim. Nuk është ditë e partive, por dita e popullit, kur ju i keni në dorë të gjithë politikanët. Do të vazhdojmë edhe katër vite si këto tetë vite apo do të votojmë për ndryshim. Minatorët shqiptarë do të kenë dinjitetin e plotë, statusin e minatorit. Sikundër bashkarisht me Europën dhe Amerikën do të hapin dyert e mbyllura të investimeve të huaja,për fermerët, studentët. Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë të bëjë përpara.

Më 25 prill të dalin pasivisht në kutitë e votimit. Të djathtë dhe të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj. Votoni për Shqipërinë drejt Europës,” tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha në Librazhd: Mazhoranca e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë, ta rrëzojmë këtë qeveri ogurzezë! Garantojmë statusin e minatorit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?