Politikë

Basha në Vorë: Rama është i pashpirt, si ka guxim të vijë t’ju kërkojë votën! Fitorja jonë po vjen

18 Prill 2021, 20:34| Përditesimi: 18 Prill 2021, 20:50

  • Share

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, sot mbajtur një takim elektoral në Vorë, nga ku deklaroi se Aleanca për Ndryshim fiton më 25 prill.  Sipas Bashës Rama nuk bëri asgjë në tetë vjet, duke shtuar se nuk ka se çfarë të bëjë më.

“Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, mirë se iu gjej këtë pasdite. E kanë katandisur Vorën në pikë të zezëKanë tetë vite dështime, tetë vite premtime që nuk janë mbajtur dhe kanë guxim e kërkojnë edhe katër vjet të tjera. Rama nuk bëri gjë dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Bashkë për ndryshim, duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Kjo sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të skamjes dhe varfërisë.

Aleanca për ndryshim do të fitojë zgjedhjet për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo qeveri është çnjerëzore. Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë. Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.

Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, por shqiptarët, që kanë dy rrugë, ose edhe 4 vite dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton. Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. Në 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar, sepse është në dorën tuaj dhe tonë” tha ai.

Lulzim Basha premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve nëse fiton.

Demokratë dhe socialistë, ka vetëm një alternativë, votoni, do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve” tha Basha i cili e quajti Ramën të pashpirt dhe nënvizoi se Shqipëria me të do fitojë.

 


Lajmi kryesor:

Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, lutesh kot për bashkëqeverisje! Për 8 vite iu vure qytetarëve në qafë lakun e mjerimit, pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë masive


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?