Politikë

Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, lutesh kot për bashkëqeverisje! Për 8 vite iu vure qytetarëve në qafë lakun e mjerimit, pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë masive

18 Prill 2021, 17:48| Përditesimi: 18 Prill 2021, 22:44

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha është takuar pasditen e së dielës me qytetarët e Pukës. Gjatë fjalës së tij, ai u tha mbështetësve të tij se tashmë shqiptarët e kanë një mundësi më 25 prill. Sipas Bashës Rama nuk ka bërë asgjë në gjithë këto vite.

Basha tha se alternativa e ndryshimit me PD, do të bëjë që rinia e Pukës të edukohet e të punojë në Shqipëri, pa pasur nevojën që të largohet.

“E ka pasur pushtetin në dorë dhe nuk ka bërë asgjë për t’ju ndihmuar. Ju ka vënë në qafë lakun e mjerimit, edhe lakun e kriminalitetit… Alternativa jonë e ndryshimit, do të punojë, që rininë e Pukës ta mbajmë këtu e t’i punësojmë këtu. Do ta çlirojmë Pukën nga kriminelët…”, tha Basha.

Basha premtoi se qeveria e ardhshme me të në krye do të jetë qeveria e njerëzve dhe për njerëzit.

“Ora e ndryshimit po vjen! Hapjani zemrat ndryshimit! Votoni masivisht numrin 9! Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve!..Ndryshimi n nuk mund ta ndalë askush. Masivisht në kutitë e votimit. Qeveria ime, e njerëzve dhe për njerëzit.”

Ora 22:41
7 ditë nga zgjedhjet, Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, lutesh kot për bashkëqeverisje

Kryetari PD-së Lulzim Basha, nga Blinishti i Zadrimës, deklaroi se koha e Ramës përfundon më datë 25 prill. Basha theksoi se sipas tij kryeministri lutet më kot që të jetë pjesë e koalicionit për ndryshim, duke shtuar se me ndryshimin duhet që të bashkohen edhe socialistët e zhgënjyer.

“Vëllezër dhe motra, këto janë orët e fundit të 8 viteve vuajtje dhe halle, që kanë pllakosur anembanë vendit. Kanë pllakosur vende të cilat nuk i kanë pasuritë e Zadrimës dhe zadrimorëve. Kanë pllakosur fshatra të zbrazura nga fermerët dhe rinia, por kanë pllakosur edhe këtë tokë dhe këtë mrekulli të Zotit. Që puna dhe djersa juaj e ktheni në një mrekulli të vullnetit dhe të vlerës themelore që shënon përparimin e familjes, përparimin e shoqërisë që është puna e ndershme. Nuk ka në Shqipëri, nuk ka në Ballkan, nuk ka në Europë si djersa e ndershme e zadrimorëve.

Punë, familje, besim në Zot Zadrima i ka të gjitha që të jetë që sot pjesë e Bashkimit Europian. Por në Zadrimë kudo si në Shqipëri këto 8 vite kanë sjellë vetëm  fatkeqësi, vetëm mjerim. Zadrimorët nuk i kanë parë asnjë ditë të vetme hajrin këtyre  8 viteve të mbushura me lëngatë, me dështim për shkak të një njeriu që vuri interesat e tij dhe te kastës së tij mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Vjen prapë vërdallë pas 8 viteve dështime dhe kërkon edhe 4 vite të tjera, që do të ishin shkatërrimtare për Shqipërinë tonë.  Edi Rama, koha e dështimeve të tua ka mbaruar, koha jote mbaron në 25 prill. Fermerët e Zadrimës mbetën si të gjithë fermerët shqiptarë pa subvencione. Hidhini sytë në shtetin më të ri të Europës, tek vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, fermerët e subvencionuar.

Hidhini sytë në Maqedoninë e Veriut e në veçanti tek fermerët, vëllezërit dhe motrat tona shqiptarë atje të gjithë të subvencionuar, vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHE-në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime. Ka një autor dhe një përgjegjës që 8 vite me radhë Zadrima e bekuar ndenji në vendnumëro”, tha Basha.

Lideri demokrat tha se Edi Rama lutet për bashkëqeverisje, pasi sipas tij e ka kuptuar se do të humbasë pas 7 ditësh. “Më kot lutet që të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me koalicionin tonë për ndryshim. Ju e dini përse e bën? Sepse e ka kuptuar se në 25 prill, ai humbet dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai atë që ndjeni ju dhe unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen” tha ai.

Ora 20:34
Basha në Vorë: Rama është i pashpirt, si ka guxim të vijë t’ju kërkojë votën! Fitorja jonë po vjen

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, sot mbajtur një takim elektoral në Vorë, nga ku deklaroi se Aleanca për Ndryshim fiton më 25 prill.  Sipas Bashës Rama nuk bëri asgjë në tetë vjet, duke shtuar se nuk ka se çfarë të bëjë më.

“Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, mirë se iu gjej këtë pasdite. E kanë katandisur Vorën në pikë të zezëKanë tetë vite dështime, tetë vite premtime që nuk janë mbajtur dhe kanë guxim e kërkojnë edhe katër vjet të tjera. Rama nuk bëri gjë dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Bashkë për ndryshim, duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Kjo sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të skamjes dhe varfërisë.

Aleanca për ndryshim do të fitojë zgjedhjet për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo qeveri është çnjerëzore. Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë. Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.

Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, por shqiptarët, që kanë dy rrugë, ose edhe 4 vite dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton. Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. Në 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar, sepse është në dorën tuaj dhe tonë” tha ai.

Lulzim Basha premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve nëse fiton.

Demokratë dhe socialistë, ka vetëm një alternativë, votoni, do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve” tha Basha i cili e quajti Ramën të pashpirt dhe nënvizoi se Shqipëria me të do fitojë.

 

Ora 18:06
Basha në Fushë-Arrëz: Këto janë zgjedhjet më vendimtare! Pjesëmarrja do të jetë masive, java e sprintit drejt 25 Prillit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e radhës në turin e tij elektoral, Fushë-Arrëzin ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Bashës këto zgjedhje janë më të rëndësishmet dhe vendimtare, teksa garanton se shqiptarët do të dalin të votojnë masivisht. Ai shton se vetëm vota e shqiptarëve mund të sjellë ndryshim, teksa ka kërkuar që asnjë votë mos shkojë kot.

Fjala e Bashës:

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Kam kaluar e kam qëndruar me dhjetëra herë në Fushë-Arrëz. Fushë-Arrëzin para rrugës së Kombit, Fushë-Arrëzin pas rrugës së Kombit. Kam kaluar si anëtar i qeverisë, kam kaluar si kryetar i opozitës, por kurrë, kurrë se kam parë kaq plotë Fushë-Arrëzin sa sot! Plotë me të rinjtë dhe të rejat e Fushë-Arrëzit, me krenarinë tonë që i përshëndes nga zemra! Faleminderit për energjitë tuaj, për forcën tuaj që paralajmëron fitoren! Plotë me nënat e Fushë-Arrëzit, me bashkëshortet, me motrat dhe vajzat tuaja që janë mbledhur në këtë shesh sepse kanë vendosur t’i thonë bollë më dështimit 8-vjeçar. Kanë vendosur t’i fshijnë lotët e vuajtjeve që solli për 8 vite Edi Rama e të votojnë të gjithë për ndryshimin, për fitoren! Plotë me themeluesit dhe qëndrestarët e Partisë Demokratike, me pionierët e demokracisë, shumë prej jush sot me flokë të thinjura por gjithsesi në zemrat tona mirënjohja për sakrificën tuaj është e pavdekshme. Nga Jugu në Veri vendi ynë, nga Jugu në Veri qytetet tona kudo ku kam shkuar kam takuar të rinj dhe të reja që kërkojnë mundësi për punësim dhe arsim në vendin e tyre, kam takuar nëna që kërkojnë të ardhme për fëmijët e tyre, kam takuar qytetarë që kërkojnë punësim. Kam takuar shqiptarë që kërkojnë që Shqipëria të ecë përpara. Kam takuar e takoj qytetarët e këtij vendi që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Sot nga Fushë-Arrëzi dua ta përsëris mesazhin tim: vëllezër e motra është në dorën tuaj, ndryshimi do të bëhet realitet duke votuar javën tjetër. Vota juaj do të bëj të mundur që Shqipëria mos të mbetët më peng i dëshirave, peng i mllefeve, peng i tekave të një njeriu të vetëm, i një njeriu që ka sjellë vetëm dështime këto 8 viteve. 8 vite të gjata për familjet tuaja dhe pas 8 viteve dështime troket prapë në dyert tuaja për të kërkuar edhe 4 vite të tjera, për të vjedhur të ardhmen e fëmijëve tuaj, nëna të Fushë-Arrëz-it, për të marrë peng rininë, të ardhmen e Shqipërisë. Sot nga Fushë-Arrëz mesazhi juaj në këtë qytet, në zemër të maleve, mesazhi me këtë pjesëmarrje të paparë e të padëgjuar më parë, mesazhi i entuziazmit dëgjohet në gjithë Shqipërinë dhe thotë fare qartë se më 25 prill është koha për t’u ndarë njëherë e mirë me Edi Ramën dhe me dështimet e tij. Sepse Shqipëria do ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo është tërësisht në dorën tuaj. Shqiptare dhe shqiptarë, shiheni, dëgjojeni vullnetin e Fushë-Arrëzit, vendimin e tyre për ndryshim nuk ka forcë ta ndalë. Ndaj, është shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme që e diela e ardhshme t’i gjej kutitë e votimit plot me shprehjen e vendimit, vendimit tuaj që e shprehni sot në këtë shesh, vendimin që kam dëgjuar nga Saranda në Tropojë. Të gjithë masivisht, asnjë votë mos të shkoj kot, të gjitha votat për ndryshim. Këto do të jenë zgjedhjet më masive në historinë e vendit. Shqiptarët do të dalin më masivisht se kurrë. Shumë më shumë se çdo herë, sepse këto janë zgjedhjet më vendimtare. Në këto zgjedhje shtrohet një pyetje: 4 vite të tjera dështim apo votë për ndryshim që të fitojë Shqipëria, të fitojë Fushë-Arrëzi, të fitojë Puka, Shkodra, e çdo familje shqiptare?
E shoh, e ndjej se ndryshimi këtu ka mbërritur por kjo javë është java e sprintit drejt ndryshimit. Natë e ditë, ditë e natë, orë pas ore, këto orë që na ndajnë, këto më pak se 200 orë, më pak se 200 orë, na ndajnë nga dita kur do të bëhen bashkë ndryshimin e madh për Shqipërinë. Si zemra juaj rreh për ndryshimin. Tik-tak, tik-tak, tik-tak rreh ora që na çon drejt fitores. Fitores për Fushë-Arrëzin, fitoren për Shqipërinë, fitores për shqiptarët. Koalicioni për ndryshim, aleanca jonë, qeverisja jonë e ardhshme të këtij vendi I ka gati planet për ekonominë, i ka gati planet për të bërë të mundur punësimin, rikthimin e investimeve, rritjen e pagave, pensioneve. Ne kemi gati planet për ti dhënë fund dështimeve, për të rikthyer infrastrukturën rurale subvencionet për fermerët për të garantuar që minerale dhe thesaret e nëndheshme të Fushë-Arrësit, të Pukës e të gjithë Shqipërisë, të pasurojnë jo një grup njerëzish por banorët e këtyre zonave, minatorët e këtyre zonave dhe familjet e tyre. Ndaj ky është vendi, kjo është koha për të përsëritur zotimin tim se nesër si kryeministri i të gjithë shqiptarëve, për të gjithë minatorët dhe të gjithë minatorët pensionistë do të bëjmë brenda gjashtë muajve të parë realitet statusin e minatorit sipas standardeve evropiane. Dhe pasuritë e këtij vendi nuk do të shkojnë më për të pasuruar një apo dy njerëz e për të mbajtur në këmbë një apo dy hije që e kuptojnë se iu ka ardhur ora. E kanë kuptuar e kanë dëgjuar në shqip, e kanë dëgjuar në gjuhën e partnerëve tanë strategjik. Nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin dhe ndryshimi po vjen. Asgjë s’e ndal dot, askush s’e ndal dot dhe ndaj të bëhemi të gjithë bashkë vëllezër e motra. Ne kemi një ekip që ju përfaqëson denjësisht. Ju, gra e burra të Fushë- Arrëzit, ju vajza e djem të Fushë-Arrëzit, ju meritoni përfaqësim dinjitoz, ju meritoni vëmendje nga qeveria e ardhshme. Ju do ta keni përfaqësuesin tuaj në parlamentin e Shqiptarë. Ju do ta keni zërin tuaj në qeverinë e ardhshme që do të jetë qeveria e gjithë shqiptarëve. Ndaj, i ftoj sot edhe ata që janë dy herrë zemërthyer sepse i kane besuar dy herë me votë atij që vetëm i la në baltë i dështoi, ejani bashkohuni, bëjeni këtë lum energjie të pandalshëm, bëjeni këtë energji të punojë dhe të sjellë mirëqenie për ju dhe familjet tuaja. Vëllezër dhe motra ju e dini fare mirë, shpresat tuaja, ëndrrat tuaja, ambiciet tuaja, vuajtjet tuaja, sfidat tuaja kanë dhe mund të kenë zgjedhje dhe zgjidhje brenda afateve që ne kemi përcaktuar, por ju duhet ta dini se për këtë gjithsecili prej jush duhet të marrë përgjegjësi, përgjegjësi duke votuar më 25 Prill. Këto do të jenë zgjedhjet më masive në historinë e vendit. Shqiptarët do të dalin masivisht si kurrë më parë. Kjo është java e sprintit drejt ndryshimit.

Komento

Komente

  • Puka: 18/04/2021 18:00

    Dua ti them vetem nje gjë Bashes, ku po bën fushate? Ne rrugen qe ndertoi Ps apo qe ndertoi Pd? Kaq kisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?