Sociale

Basha nga katedralja e ‘Shën Palit’ në Tiranë: Reflektim që pas errësirës të kemi shpresë, uroj një ndryshim pozitiv për mbarë shqiptarët

20 Prill, 12:32| Përditesimi: 20 Prill, 15:03

  • Share

 

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka folur ditën e sotme nga kisha e ‘Shën Palit’ në Tiranë.

Basha uroi çdo besimtar të krishterë dhe theksoi se dita e festës le të jetë një reflektim për një ndryshim pozitiv.


"Sot është një ditë e veçantë, në radhë të parë për besimtarët e krishterë: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar Pashkët. Kjo ditë është simbol i ringjalljes, që ka kaq shumë domethënie për ju. Sjelltë paqe në familjet tuaja. Por, së dyti dhe po kaq e rëndësishme, uroj nga zemra që kjo ditë e shenjtë, ky kremtim i ringjalljes, të jetë një bekim për vendin tonë. Të jetë një reflektim se pas errësirës vjen shpresa, se ndryshimi pozitiv që të gjithë duam dhe meritojmë është i mundur."-tha Basha. 


Lajmi kryesor:

Politika uron Pashkët! Rama: Për shumë vjet! Basha: Sjelltë ndryshimin pozitiv që duam! Begaj: Më shumë gëzim, begati e paqe! Spiropali mesazh për politikanët


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet/ A mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?