Politikë

Basha: Partive të reja u uroj suksese, bashkëpunim me to vetëm nëse zbatojnë 3 kushtet! ‘Ngacmon’ dhe Ramën: Ka ardhur koha të largohesh, t’i hanë shokët dardhat pas shpine

5 Maj, 17:03| Përditesimi: 5 Maj, 17:05

  • Share

 

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Lulzim Basha, e la të hapur derën e bashkëpunimit me të gjitha partitë politike progresiste që do marrin mandate deputetësh.

Basha u pyet edhe për raportin politik me partitë e vogla apo të reja nëse do të dalë “kingmaker” pas 11 majit.

“Partive të reja u uroj suksese. Sfidë e madhe që t’u tregojnë shqiptarëve se janë përtej interesave personale dhe më afër shqiptarëve. Bashkëpunim me ta vetëm nëse zbatojnë 3 linjat që shpalla më sipër, mbështetja ndaj SPAK, lufta kundër korrupsionit dhe linja me partnerët strategjikë dhe të BE-së”, tha ai për ‘Studio Live’.

Basha dha edhe një mesazh nga studio e Report Tv për kryesocialistin Edi Rama, pas serisë së video-dising virtual në rrjetin social që prej nisjes së fushatës, me “7 herë 7 bëjnë 313” apo “ku i ke shokët?”.

“Në raport me Ramën mesazhi për të është se ka ardhur koha që të largohet. Nuk ka çfarë i jep më Shqipërisë, përveçse ta dëmtojë. Nuk ka më histori, 7 herë 7 bëjnë 313, ku i ke shokët, sepse bëjnë 313 dhe pyetja pse i ke shokët atje? Nuk janë një, dy, katër, por me dhjetëra, zyrtarë të të gjithë niveleve. Dhe ti thua se më hanë kumbulla e dardha pas shpine, kjo tregon ose je i paaftë, ose sa herë fut dorën nxjerr nga një hajdut, ose je pjesë e korrupsionit dhe ka ardhur koha që të largohesh”, përfundoi Basha fjalën e tij, me një tjetër ‘ngacmim politik’ në distancë ndaj kreut të qeverisë.


Lajmi kryesor:

Basha për Report Tv: Kontrata 6 mln USD, për hallet personale të Berishës! PD ka futur ‘mish dhie’ në lista, Metën, Roshin, gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar! Ja 3 kushtet tona


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?