Komisionerja e BE-së takon Ramën, Bashën dhe Metën, u jep porositë para zgjedhjeve: Kandidatë të pastër në lista! Reforma në drejtësi po funksionon

20 Shkurt 2021, 12:20| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 14:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta kanë takuar sot Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson. Pas takimeve me liderët kryesore të politikës, komisionerja ka deklaruar se reforma në drejtësi po funksionon, ndërsa u ka dhënë dhe porositë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo ka theksuar se kandidatët për deputetë në listat e partive duhet të jenë me integritet të lartë, apel i cili më parë është përsëritur dhe nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Pas takimit me komisioneren e BE, Basha ka deklaruar se e ka njohur atë me planin anti-mafia, kundër krimit dhe korrupsionit. Kërkesat për integrimin në BE Basha tha se janë shtuar sepse Rama sipas tij ka dështuar të plotësojë kushtet minimale.

“E njoha me planin tonë anti mafia. Me komisionerin për punët e brendshme të BE kam bashkëpunuar ngrohtësisht dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm dhe kushtet që ccuan te reformat dhe reformat që ccuan te të mirat që gëzojnë sot shqiptarët sollën diccka të paimagjinueshme para 11 vjetësh. Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullnetit tim politk që do ta drejtojë atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve që Shqipëria të përfitojë të djera të mira materiale dhe jo vetëm. Angazhimi për të përmbushur këto kushte do të  sjellë një përmirësim.

Standard jetese mirëqenie dhe punësim për shqiptarët. Mora dhe angazhimin e komisioneres për të vazhduar për të ndihmuar shqipërinë ku pa dyshim ajo që do të bëjë ndryshimin është vullneti politik timin të pd dhe të koalicionit tonë, dhe do bëjmë ë mundur që shqiptarët të gëzojnë benefitet e angazhimit në BE. Kërkesat janë shtuar se Rama ka dështuar të plotësojë kushtet minimale”, tha Basha.

Presidenti Meta teksa ka zbardhur takimin, shkruan se i ka shprehur komisioneres rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë. Më tej presidenti thekson se pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

 

 

 

 

Ora 15:25
Zhvilloi takime në Tiranë, komisionerja e BE: Përparim i jashtëzakonshme në reformat në drejtësi e siguri! Të ecet para me luftën kundër korrupsionit

Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson ka vlerësuar punën e bërë gjatë këtij viti në reformën në drejtësi, në çështjet e sigurisë dhe emigrimin duke e vlerësuar si një proces që ka bërë progres. Me një postim në tëitter, komisionerja shkruan se puna duhet të vazhdojë me luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar.

"Në takimet në Tiranën sot. Shqipëria ka bërë përpjekje të forta dhe përparim të jashtëzakonshëm në reformat në drejtësi, siguri dhe emigrim gjatë viti të fundit. Puna e mirë duhet të vazhdojë të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar", shkruan komisionerja Johansson

Ora 12:46
Integrimi i vendit, Mazi: Shqipëria në prag të fillimit të negociatave! Komisionerja e BE: Kandidatët në listat e partive të jenë me integritet të lartë

Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshmë, Ylva Johansson është takuar më kryeministrin Rama dhe kryenegociatorin e Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi ku diskutua mbi progresin që ka bërë vendin dhe ecjen para me integrimin e vendit. Komisionerja pati më pas një deklaratë për shtyp me kryenegociatorin për integrimin, Zef Mazin i cili tha se gjatë diskutimit u mor mbështetja për hapjen sa më shpejtë të bisedimeve Shqipëri-BE për integrimin si dhe u vlerësua bashkëpunimi rajonal

"Sot kryeministri pati kënaqësi që të presë në një takim komisioneren për çështjet e brendshme në BE, zonjën Johansson, me të cilën pati një diskutim të hapur mbi bashkëpunimin tonë të deritanishëm me BE, rreth gjithë gamës së çështjeve që përfshirin tematika e çështjeve të brendshme. Kjo vizitë zhvillohet në kohën e duhur, me një fokus të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Çështjet që diskutuan kryeministri me komisioneren kanë ndikim në përparim tonë përpara. Kryeministri dhe komisonerja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, bazohet jo vetëm tek vlerat e përbashkëta që ndajnë, por te interesi ynë i ndërsjelltë, për më shumë siguri për qytetarët tanë. Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuara nga autoritetet tona.U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunim policor, me agjencitë ligjzbatuese të BE, çështjet e kontrollit ndërkufitar dhe çështjet e emigracionit. Diskutuam për integrimin dhe të gjithë gamën e çështjeve që përfshinë problematikat e brendshme. Shqipëria është në prag të fillimit të negociatave të anëtarësimit dhe çështjet që diskutuam ka në ndikim në ecjen përpara.  Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë rajonal dhe krijimit të tregut të përbashkët rajonal jemi drejt nënshkrimit të një marrëveshje rajonale për qarkullimin vetëm me ID të qytetarëve nën të gjithë rajonin. Gjatë diskutimeve morëm mbështetjen e komisioneres në të gjitha veprimet e ardhme në Bruksel dhe për të përcaktuar sa më parë zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, tha Mazi.

Edhe komisionerja Johansson tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria ka bërë një progres të madh me reformën në drejtësi dhe çështjen e azilit, si dhe me emigrantët e paligjshëm duke vlerësuar bashkëpunimin e Shqipërisë me FRONTEX.

"Ne shkojmë një progres të mrekullueshëm dhe të vijojmë të punojmë së bashku për ti dhënë fund financimit të terrorizmit dhe çështjes së emigracionit të përbashkët. Kemi 1.5 vite anëtarët e ekipit tonë të FRONTEX, mbi 60 nënpunës që punojnë në kufirin Shqipëri-Greqi, në këtë fushë Shqipëria dhe BE kanë një bashkëpunim me të gjitha agjencitë që mbulojnë fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Unë jam shumë e kënaqur që po shohim që reformat e mëdha në vend, si ajo në drejtësi që po funksionojnë. Problemi me kërkesat e pabazuara për azil në vendet e BE, duhet të vijohet me reformat në këtë fushë për sundimin e  ligjit dhe çështjet e së drejtës për të patur një bashkëpunim më të mirë", tha komisionerja Johansson.

Komisonerja Johansson gjithashtu bëri thirrje partive politike që të sigurohen që kandidatët në listat e zgjedhjeve të ardhshme të jenë me integritetin më të lartë

"Të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të bërë të pamundur që të kenë një integritet të lartë kandidatët në listat e zgjedhjeve. Ky ka qenë një takim i mirë dhe ju përgëzoj për këtë ecuri kaq të madhe, por do të duhet të bëhet edhe më shumë dhe më kënaqësi pres bashkëpunimin", tha ajo.

Ora 12:26
Meta takon Komisioneren Europiane: Pas 25 prillit, krimi do marrë goditje dhe Shqipëria do kthehet në shinat e shtetit ligjor

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson. Kreu i Shtetit zbardh një pjesë të diskutimit me Johansson teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme që BE i jep vendit.

Zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një tjetër temë e takimit, njofton Meta. Meta deklaron se pas tyre krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

“Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX. Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”, shkruan Kreu i Shtetit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 20/02/2021 18:44

    Basha , si lider i PD-se dhe koalicionit opozitar , duhet te mrre , per zbatim , detyra teper te rendesishme , jetike e te domosdoshme , ne qeverisien , ne rast fitore . Tjeter gje te mendosh se do kryesh me sukses , politikat e reja qeverisese , dhe tjeter , tju dalesh zot , gjithe ketyre c'rregullimeve te hatashme , qe ka paralizuar , gjithe jeten ne vend . Edhe tek kryeqeveritaret e me parshem , premtimet kan qen kurajoze dhe gjitheperfshirese , por , problemet e shumta qe ka pat dhe aktualisht ka vendi , jo vetem ekonomike par kryesisht sociale , dhe ne vecanti shoqerore e bejne teper , -por teper -, te veshtire , perparimin e gjitheanshem te vendit . Mendojse zhvillimet , ne cdo vend ,ecin paralel , si rezultat , do jete shum e veshtire zhvillimi , me hapa te shpejta i gjithe sektoreve te zhvillimit . Te miren , pervec se duhet ta njohesh , duhet te kesh edhe deshiren e pa tundur ta besh . Sokrati . Te gjithe e dim , se nderimi i sistemeve shoqerore , eshre teper i veshtire , eshte kaq i veshtir , sa kush e merr per siper politikisht , duhet te sakrifikoj shum nga vetvetja , por kaq shum , sa veshtiresi te tilla si kishin imagjinuar , dhe si rezultat , kryeqeveritaret, jan terhequr nga premtimet , dhe kan vazhduar sa per te bere detyren , brenda mandatit . Politika , kush e merr peresysh te futet ne te , ka edhe pergjegjesi shume te medha , prandaj asnje politikan s'duhet te hyj ne te me premtime dhe se fundi te terhiqet prej saj nga mosrealizimet . Perkrah , kurajon dhe vendosmerine --nese e ka -- e z Basha per te mundesuar c'bllokimin e ngercit 30 vjecar te trazicionit , dhe zhvillimin e vendit krah vendeve te zhvilluara .

    Përgjigju
  • ilirida: 20/02/2021 15:56

    Ky Luli,nuk e kam ditur se qenka kaq kastravec!O kastravec ajo nuk ka ardhë të të takojë ty se je i hijshëm por të të tregojë ty dhe palços Ilir se çfarë kandidatësh të zgjidhni.Kjo thjesht ka ardhë të ju ndihmojë nëse mund të shpë- toni diçka se shifet haptazi se e keni hëngër me krypë speci!Fitoren se shihni dot as në endër.

    Përgjigju
  • O tej: 20/02/2021 15:02

    Me 25 pril Ilir Metmuti hajduti do te varroset pergjithmone.

    Përgjigju
  • Tom Doshi: 20/02/2021 14:45

    Ça bone?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?