Basha përkufizon termin 'oligark' sipas tij: Ata që plotësojnë këto kushte do hetohen dhe do çohen për ndjekje nga SPAK (VIDEO)

27 Dhjetor 2020, 12:03| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 15:56

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur i përmend në çdo deklaratë dhe në çdo akuzë përkundrejt qeverisë Rama, kryedemokrati Lulzim Basha ka përkufizuar atë që ai quan "oligark". Në takimin me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Basha tha se të gjithë ato që plotësojnë "kushtet" do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje SPAK.

“Oligarkë janë ata të cilët pushtetin e tyre ekonomik e përdorin për të diktuar vendime politike që nga ligjet, kontrata, leje, licenca dhe gjithçka tjetër. Ata që në bashkëpunim me një grusht qeveritarësh, pastaj vënë në kontroll të gjithë ekonominë, politikën dhe median e vendit. Rruga për t’u marrë me ta është ligji ynë Anti-Mafia. Të gjithë ata që plotësojnë këto kushte do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje strukturave të posaçme anti-korrupsion. Synimi i ligjit Anti-Mafia është që këta njerëz që janë përfshirë në këto llojë kontratash, mos të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura të rekuperohen dhe t’i kthehen qytetarëve”, - u shpreh Basha gjatë bisedës me studentët e Ekonomikut, duke shpjeguar ligjin anti-mafia që ka hartuar Partia Demokratike, dhe që do ta vërë në zbatim në qeverisjen e ardhshme dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. 

Shefi i opozitës iu shpjegoi studentëve edhe projektin e tij për një qeverisje të vogël. Një gjë e tillë, sipas Bashës do të sillte eliminimin e shpenzimeve të fryra me punësime militanteske politike, sipas së cilit e ka bërë qeveria aktuale.

“Ne besojmë tek qeverisja e vogël. Ne besojmë që taksat e shqiptarëve duhen shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, që mbështet ekonominë, por gjithashtu për të ndihmuar arsimin dhe shëndetësinë. Nuk besoj në shtetin klientelist që përgjigjen e vetme ndaj varfërisë dhe mjerimit e ka të hapë vende pune të panevojshme, thjeshtë dhe vetëm me rrogë dhe këto rroga paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe kjo është formula e falimentimit, dhe ju e dini që sot shteti shqiptar është de facto i falimentuar”, tha ai.

Basha tregoi edhe prioritetet kryesore kur të vij në pushtet. 

“Unë ju siguroj se si kryeministër i ardhshëm prioritet do të kenë praktikat mësimore për studentë, do kenë subvencionimi 100% i tarifave për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë  në muaj. Prioritet do të jetë programi ynë për subvencionimin e fermerëve me 100 milionë euro në vit. Prioritet për mua do të jetë taksa 9% që Shqipëria të jetë konkurruese me rajonin dhe të thithë investime të huaja. Prioritet për mua do të jetë rritja e pensioneve  dhe jo 10 oligarkët pranë qeverisë,  dhe ky është një objektiv i shpallur të cilit do t’i shkojmë deri në fund  me vendosmërinë më të madhe brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Dhe meqë ju jeni student të ekonomisë, po ju them që ekzistojnë të gjithë mekanizmat për ta ndryshuar këtë realitet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes tonë të ardhshme”, - tha Basha me rinjtë. 

Ora 13:47
'Çfarë do i sjellin këto ekonomisë shqiptare aeroportet'/ Basha korrigjon studenten: Unë do e shtroj pyetjen pak më ndryshe

Kryedemokrati Lulzim Basha është detyruar që të korrigjojë një nga studentet që isjhte në taki, e cila tha se ndërtimi i aeroporteve nuk i sjell asnjë të mirë ekonomisë shqiptare.

Studentja: Unë jam Redjana Shenja, jam studente në nivelin master pranë Fakultetit të Ekonomisë në degën marketing. Çdo ditë zgjohem dhe dëgjoj që do të ndërtoj një aeroport të ri në Vlorë, do ndërtojmë një aeroport të ri në Kukës. Para pak ditësh dëgjova që do ndërtojmë një aeroport të ri në Sarandë. Me të gjithë këto probleme të parashtruara, mendoni që neve kemi nevojë për 3 aeroporte të reja në vendin tonë. Çfarë do i sjellin këto ekonomisë shqiptare, si do të ndikojnë në ekonominë e vendit tonë?

Basha: Unë do e shtroj pyetjen pak më ndryshe. Ke 8 vjet në pushtet, nuk ke bërë 1 km rrugë, edhe rrugët që i gjete gati, autostrada me tunele me ura që i kishe pothuajse të përfunduara, t'u deshën 8 vjet t'i çojë afër përfundimit. Pra një qeveri që ka 8 vjet që premton të njëjtën gjë dhe pastaj 4 muajt e fundit do thotë do bëj 3 aeroporte. Kuptohet që kjo është vetëm një mashtrim. A ka nevojë Shqipëria për infrastrukturë transporti absolutisht po, a është turizmi një nga prioritete e zhvillimit ekonomik? Absolutisht po. Shqipëria nuk përdor as 10% të burimeve të saj. Infrastruktura fillon me rrugët, gjë që ne e kemi bërë gjatë qeverisjes tonë pothuajse 80% të punës, por që nuk mbaron aty. Aeroporti i Vlorës dhe i Sarandës janë absolutisht prioritete zhvillimi, por t'i shfaqësh ato në projekte 3d  apo të bësh gara jo transparente, ose të mos bësh gara fare, kjo do të thotë jo ta zhvillosh por ta shkatërrosh perspektivën e turizmit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 27/12/2020 20:47

    Vetem kur thote tek studentet ,qe kur te jem kryeminister i ardhshem ,eshte mashtrimi me i nadhi Lulit A e ke pyet veten nese drejtesia ka mbaruar pune me dosjet e tua?Ke vjedh 220 milion dollar te rruges se kombit.Kur ishit ne pushtet dhate mbi 360 koncensione te korruptuar per militantet tuaj.Ka dhene Edi Rama kontrata PPP ,coi qe sot ne SPAK dhe mos prit 25 Prillin ,se kurre nuk vjen pushtet .Aresyeja eshte e thjeshte ,se populli nuk ka besim tek ty dhe ata qe te rrethojne ,se jeni te korruptuar dhe vrases.Ke gjithe ate pasuri dhe duhet te besh teansparence para shqiptareve ,ku i gjete parate?Drejtesia e djeshme eshte shkaktaria e fukarallekut ,se ju mbrojti ju ,te korruptuar per 30 vjet ,sepse ate sistem e ngritet ju me militant tuaj

    Përgjigju
  • Bakllavaja: 27/12/2020 18:19

    Kujdes mos ja fut vetes pa dashje

    Përgjigju
  • Eri: 27/12/2020 18:17

    Normal qe s'te duhen aeroportet moj zonjushe se i ben llogarite si Luli.Kur ke me shume se 5 milion shqiptare emigrante,mos mendon se do vijne me gomone ne Shqiperi?Apo te duken pak ty per ekonomine e vendit?Torrollake femer ti dhe ai injoranti qe ke ngjitur.

    Përgjigju
  • Sula: 27/12/2020 14:36

    Po ku merr vesh ai koqe gomari nga ekonomia,,ai nuk di sa bejne 7*7...

    Përgjigju
  • Trimi: 27/12/2020 14:12

    Njeri me dy fytyra! Ço vetvehten në SPAK njëher të shohim do e kalosh apo jo me pasurit tuaja të pajustifikuara që i ke në emer të familjarëve të tu.

    Përgjigju
  • Ardian: 27/12/2020 14:08

    Mire mo koqe kandari mire....

    Përgjigju
  • Po po: 27/12/2020 14:03

    Po ti do ti kthesh leket e vjedhura o serb muti?

    Përgjigju
  • Endri: 27/12/2020 13:44

    Duhet te shkosh ti njehere per Durres-Kukes, Detin e shume te tjera

    Përgjigju
  • Sju pelqen: 27/12/2020 13:39

    Normal qe ju duken qiqra ne hell keto, por mos harroni se ky eshte nje proces qe do vije, ashtu sikunder nuk besonit vetingun e qe paria e gjyqtareve ishte e paprekshme...keto jane procese qe i dikton tjeter kush, Basha do jete i denuar ta realizoje, ashtu sikunder ky mafjozi piktor sot beri vetingun drejtesi e nje nga nje thyen qafen mafjozet. Keshtuqe ju media nderuar titullin redaksional verjani pak me mire, jo partizançe si gjithmonw. Shqiperine do ta bejne te huajt me duart e politikaneve hajdute. Ne fund pastaj, edhe "elita" politike do perfundoje biruce.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 28/12/2020 13:01

      @S’ju pelqen: Basha do realizoj nje vrime ne uje se edhe 30 % qe e ka votuar deri tani ka nderru mendje se ka marr benefite nga ai qe quan ti piktor!!! Po fundja duhet nje piktor t’ju tregoj miopeve se mund te jetohet me mire dhe me dinjitet!! Eshte fat qe Rama s’ka ambicie komoditetet e gjirit te lalzave, po sheh vetpermbushje ne mireqenien e pergjithshme,!! Tjeter gje qe duhet pak kohe te realizohet!!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?