Kryedemokrati Lulzim Basha është detyruar që të korrigjojë një nga studentet që isjhte në taki, e cila tha se ndërtimi i aeroporteve nuk i sjell asnjë të mirë ekonomisë shqiptare.
Studentja: Unë jam Redjana Shenja, jam studente në nivelin master pranë Fakultetit të Ekonomisë në degën marketing. Çdo ditë zgjohem dhe dëgjoj që do të ndërtoj një aeroport të ri në Vlorë, do ndërtojmë një aeroport të ri në Kukës. Para pak ditësh dëgjova që do ndërtojmë një aeroport të ri në Sarandë. Me të gjithë këto probleme të parashtruara, mendoni që neve kemi nevojë për 3 aeroporte të reja në vendin tonë. Çfarë do i sjellin këto ekonomisë shqiptare, si do të ndikojnë në ekonominë e vendit tonë?
Basha: Unë do e shtroj pyetjen pak më ndryshe. Ke 8 vjet në pushtet, nuk ke bërë 1 km rrugë, edhe rrugët që i gjete gati, autostrada me tunele me ura që i kishe pothuajse të përfunduara, t'u deshën 8 vjet t'i çojë afër përfundimit. Pra një qeveri që ka 8 vjet që premton të njëjtën gjë dhe pastaj 4 muajt e fundit do thotë do bëj 3 aeroporte. Kuptohet që kjo është vetëm një mashtrim. A ka nevojë Shqipëria për infrastrukturë transporti absolutisht po, a është turizmi një nga prioritete e zhvillimit ekonomik? Absolutisht po. Shqipëria nuk përdor as 10% të burimeve të saj. Infrastruktura fillon me rrugët, gjë që ne e kemi bërë gjatë qeverisjes tonë pothuajse 80% të punës, por që nuk mbaron aty. Aeroporti i Vlorës dhe i Sarandës janë absolutisht prioritete zhvillimi, por t'i shfaqësh ato në projekte 3d apo të bësh gara jo transparente, ose të mos bësh gara fare, kjo do të thotë jo ta zhvillosh por ta shkatërrosh perspektivën e turizmit.
Lajmi kryesor:
Basha përkufizon termin 'oligark' sipas tij: Ata që plotësojnë këto kushte do hetohen dhe do çohen për ndjekje nga SPAK (VIDEO)
B.K./ReportTv.al