Politikë

Basha përplaset me Braçen: Jeni ‘nëna e baba e korrupsionit’, ç'u bë me fondet e rrugës në Divjakë?! Deputeti i PS-së: Fol me prova dhe fakte, para drejtësisë kush është fajtor

25 Tetor 2021, 18:20| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 18:46

  • Share

Kryetari i PD-së. Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PS-së, Erion Braçe, pasi ky i fundit i kërkoi llogari për veprat infrastrukturore gjatë kohës së tij si Ministër, konkretisht për aksin rrugor Lushnje-Fier. Basha tha se fondet në dispozicion nuk shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës, pasi ka korrupsion. Kreu i PD-së shtoi se ky regjim është ‘nëna dhe baba i korrupsionit’, ndërsa shtoi se ka pasur parregullsi në një rrugë të ndërtuar në Divjakë, zonë që përfaqësohet në parlament nga Braçe. Sipas Bashës në këtë zonë nuk është bërë asnjë rrugë anësore gjatë gjithë këtyre viteve Nga ana tjetër, Braçe tha se për korrupsionin duhet të flasë me fakte, dhe se kush është i përfshirë, nga i pari tek i fundit të shkojnë para drejtësisë.

Basha: Dëgjoj herë pas here të paktën një anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që flet sikur është deputet për herë të parë i Partisë Demokratike. Nuk është kështu. Është ndër deputetët më jetëgjatë i këtij parlamenti, ndër më aktivët kur ishte në opozitë, madje kolegët më thonë ndër më aktivët kur kërkonte informacion nga një qeveri, që faktikisht që çdo informacion që kërkonte ia jepte, ndryshe nga ç’është zakoni i regjimit 8-vjeçarë të Edi Ramës që për t’i marrë një dokument shtetit është më e vështir sesa të futesh në arkivat sekrete të Vatikanit. Arsyet dihen. Nuk ka të bëjë as me ruajtjen e detajeve të jetës të së shenjtëve apo dëmit që mund t’u shkarkohen relikeve të shenjta. Por me korrupsionin që shpërthen në çdo shkresë, e vërtet apo e manipuluar e shtetit. Por meqë po flasim për një zonë të cilën dhe unë e kam shumë përzemër, ndonëse nuk ka pasur nderin ta përfaqësojë asnjëherë drejtpërdrejtë, sigurisht e përfaqësojë si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Atyre me siguri iu kujtohet diçka që papritur nuk i kujtohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë. Rruga ishte projektuar, financuar dhe ishte gati për të filluar, po nuk fillonte dhe nuk fillonte në kohën kur qeveriste Partia Socialiste. Se pse nuk fillonte, këtë mund t’ua thonë përfaqësuesit italo-shqiptarë që ishin kontraktuar. Dhe pse kjo pengesë u zhbllokua menjëherë me ndryshimin e 3 korrikut 2005, po kështu mund t’ua faktojnë ata. Padiskutim që fondet në dispozicion nuk parashikonin as rrugë dytësore dhe as përfundimin e mbikalimeve. Por një gjë është e sigurt, jo vetëm këtë rrugë, por në çdo rrugë dhe në çdo vepër infrastrukturore tenderuar në periudhën 2005-2007 sipas raporteve të KLSH, kursimi minimal i preventivit ishte 16%. Numri minimal i pjesëmarrësve në tender ishte 5. Krahasojeni pak me sot. Më numëroni me gishtat e një dore një tender të këtij shteti që nuk fitohet nën 99%. Numëro tenderët ku ke më shumë se 5 ofertues. Pse? Sepse ky reagim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e varfërisë, dëshpërimit dhe revoltës legjitime të banorëve të Divjakës, Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë.

Braçe: Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt. A mund ta di unë se si u mor në dorëzim kjo? Dua ta di.

Basha: Programi i financuar nga italianët, ai program i dha lekët për rrugët aq sa dha. Po 8 vite në pushtet si nuk u kujtuat të bënit rrugët anësore, dhe ato mbikalime t’i përfundoni. Përgjigja është këtu, e dyta në botë për nivelin e korrupsionit. Rrugët anësore të autostradës të papërfunduara. Sa veta ke nën dhe, në zonën tënde elektorale për vjedhje dritash dhe për një bisht cigare hashashi, kur ministri juaj i Brendshëm bënte kërdinë.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?