Seanca e sotme plenare nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Ishte deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili u përplas me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ndërtimin e rrugës Fier-Lushnje.
Braçe tha në Kuvend se do të kërkojë hetime për sa i përket ndërtimit të kësaj rruge, pasi mbikalimet dhe nënkalimet e së cilët nuk janë përfunduar ende, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve. Denoncimi konkretisht kishte të bënte me një rrugë në zonën Lushnjës që lidhin shumë fshatra në zonë, ndërsa deputeti tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Ndërkohë që kryedemokrati është përgjigjur duke thënë se fondet në dispozicion nuk shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës, pasi ka korrupsion dhe se ky regjim është ‘nëna dhe baba i korrupsionit’. Basha madje pyeti socialistin, se pse në këto 8 vite nuk kanë ndërtuar ato dhe të përfundonin edhe mbikalimet.
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal edhe tek raporti i një institutit ndërkombëtar me qendër në SHBA, ‘World Justice Project’, ku tha se Shqipëria renditet e fundit për sundimin e ligjin në Europë.
Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, si kundërpërgjigje ndaj Bashës tha se dokumenti i vetëm që duhet t’i referohemi të gjithë është progres-raporti i Komisionit Europian. Ndërkohë kreu i grupit demokrat Alfred Rushaj akuzoi qeverinë se po përdor fondet e tërmetit për interesa personale.
Debat mes palëve politike shkaktoi edhe votimi i zgjatjes së afateve të vettingut, ku ministri Arben Ahmetaj i kërkoi PD-së që ta votojnë. Por deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se kjo do të ndodhë kur ministri socialist të japë llogari në SPAK.
Mazhorancën dhe opozitën i bëri bashkë në Kuvend shqetësimi i mungesës së transportit për fëmijët që kanë shkollat larg vendbanimeve, ndërsa për zgjidhjen e situatës ministrja e Arsimit pritet të zhvillojë një takim me kryetarët e bashkive.
TIRANË- Mungesa e transportit për fëmijët që kanë shkollat larg vendbanimeve ka bërë bashkë opozitën dhe maxhorancën ditën e sotme në Kuvend. Ka qenë i pari i deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i cili ngriti problematikën se 15 fëmijë të fshatit Plani i Bardhë në Mat, detyrohen të udhëtojnë 16 km në drejtim të Klosit për të ndjekur mësimin.
"Fshati Plani i Bardhë në Mat në Klos, zonë mes Kosit dhe Bulqizës shumë e varfër edhe pse nëntoka është ari, mbi krom e pasuri, nga ato që pasurohen treçereku i oligarkëve të këtij vendi. Plani i Bardhë është 15 km rrugë distancë nga Klosi, qendra më e afërt. Në Plan të Bardhë nuk ka shkollë 8-vjeçare dhe nuk e di pse, ose nuk ka godinë ose nuk ka mësues, mos më kërkoni pse, sepse realisht nuk e di. Problemi im është se në atë fshat janë 15 fëmijë poshtë moshës 12-vjeç, të cilët detyrohen nga Plani i Bardhë të bëjnë 16 km rrugë për të ndjekur shkollën 8-vjeçare në Klos. Dy janë rrugët që bëhet, ose rruga asfaltit kryesorja, ku iu ngelet të hypin në makina rasti dhe imagjinoni një fëmijë të hypë në makina rasti. Ose ta bëjë në këmbë duke rrezikuar jetën, se është e vetmja rrugë ku kalojnë kamionët e kromit, ose ta bëjnë përmes pyllit. Zonja ministre të kërkoj si deputet i asaj zone, si njeri, t'iu siguroni një fugon atyre familjeve për të pasur fëmijët e sigurt nga Plani i Bardhë në Klos ose të zgjidhet çështja e shkollës në fshat", tha Kreshnik Çollaku.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike solli një rast në zonën e Zall Herrit në Tiranë. Pampuri tha se prej fillimit të sezonit të ri shkollor, 35 fëmijë kanë mbetur të izoluar dhe nuk shkojnë në shkollë pasi mungon një fugon për transportin e tyre.
"Do ngrija një problem në qarkun e Tiranës, njësia administrative Zall-Herr. Prej ditës që ka filluar shkolla janë 35 fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkollë sepse shkolla është mbyllur për 6 km rrugë të cilën nuk mund ta përshkojnë dot për shkak të mungesës së një fugoni", tha Oriola Pampuri.
Shqetësimi i ngritur nga Çollaku gjeti përkrahjen e maxhoranxës. Ismet Beqiraj, deputeti i PS-së, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i qarkut Dibër, tha se i bashkohet opozitës, ku edhe ai iu drejtua ministres së Arsimit, Evis Kushi për të gjetur një zgjidhje.
"E kërkova fjalën që kur foli kolegu i opozitës Çollaku për dy shqetësimet që ngriti për fëmijët e Planit të Bardhë. Shfrytëzoj rastin se jam edhe drejtues politik i atij qarku dhe në lidhje me shqetësimin që ai ngriti për largësinë e Planit të Bardhë, ku 15 fëmijët ndjekin mësimin në Klos. Bashkohem plotësisht me shqetësimin e kolegut pavarësisht se është koleg i opozitës, por sensibilitetet janë të njëjta. Besoj që ministrja e arsimit, kolegia ime Kushi do ta marrë në konsideratë dhe shumë shpejt do kemi edhe një zgjidhje jo vetëm për fëmijët e fshatit të Planit të Bardhë por edhe kudo ku ka problematika të tilla sepse arsimi i fëmijëve është arsyeja për të cilën ne jemi këtu, por edhe ata të tjerë që na ndjekin jashtë kësaj salle", u shpreh Beqiraj.
Në kuadër të problemeve të ngritura nga deputetët në Kuvend, Kushi bëri me dije se nesër në orën 11:00 është planifikuar një mbledhje me gjithë kryebashkiakët e vendit për të diskutuar mbi zgjidhjen e kësaj çështjeje.
"Doja t'i falënderoj deputetët që ngrenë shqetësimin e transportit dhe të pamundësisë që kanë për fat të keq disa nxënës në zona të ndryshme të Shqipërisë, sidomos zona periferike, për të shkuar në shkollë. Edhe për ne është një shqetësim shumë i madh dhe iu siguroj që ne e kemi ndjeshmërinë maksimale dhe po merremi me këtë çështje. Madje nesër në orën 11 ne kemi organizuar një takim me të gjithë kryebashkiakët këtu në Tiranë, ku një ndër pikat që do të trajtojmë është pikërisht transporti i nxënësve. Ky është një problem që ne duhet ta zgjidhim bashkë me ta", tha Kushi.
Mungesa e transportit për fëmijët është trajtuar herë pas here në kronikat e Report Tv, ku është parë që ka pasur nxënës që ecin mijëra kilometra në këmbë për tu arsimuar, të tjerë që shkojnë në shkollë me makina rasti e ndërsa nuk kanë munguar rastet ekstreme ku janë detyruar që të braktisin shkollën.
Në sallën e Kuvendit, ka pasur debate, mes nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeajt dhe zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ndërkohë që ky i fundit kërkoi që opozita të votojë zgjatjen e Reformës në Drejtësi, reagoi Alibeaj tha se zv. kryeministri duhet të shkojë në SPAK për 125 mln eurot që shpërndau 1 javë para zgjedhjeve.
Nga krahu tjetër, Ahmetaj tha se do të ikë në SPAK, por pas tij.
Alibeaj: Kur do të shkosh në SPAK për 125 mln euro që shpërndave para 1 jave zgjedhjeve.
Ahmetaj: Po, iki, por pas teje.
Alibeaj: Kur të flasësh për drejtësi, ti dhe të gjithë të tjerët këtu, atëherë të kërkosh që të votosh për reformën në drejtësi. Qytetarët kanë nevojë për drejtësi, ku të shohin ty dhe atë tjetrin prapa qelisë.
Më tej Ahmetaj foli edhe për procesin e rindërtimit, ku tha se1049 familje do të futen në shtëpitë e reja të rindërtuara pasi banesat e tyre u shembën nga tërmeti.
‘Janë 33 mijë familje që përfitojnë. Ai tha janë vetëm 10 pallate, jo janë mbi 50 dhe Durrësi është qyteti i parë që përfiton me të drejtë. Janë mbi 1049 familje që do të futen në shtëpi në datën 25 nëntor të këtij viti. Në fund të shtatorit të vitit tjetër kemi mbyllur gjurmët e tërmetit.’- tha Ahmetaj.
Ashtu sikurse në çdo seancë, deputetët kanë "dhuruar sfilatë" para nisjes së Parlamentit. Gratë deputete kanë "guxuar" me ngjyrat, e ndërsa burrat si gjithnjë! Nuk ka kaluar pa vëmendje deputetja më e moshuar e Kuvendit, 79-vjeçarja Luljeta Bozo është shfaqur me bastum.
Kryetari i PD-së. Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PS-së, Erion Braçe, pasi ky i fundit i kërkoi llogari për veprat infrastrukturore gjatë kohës së tij si Ministër, konkretisht për aksin rrugor Lushnje-Fier. Basha tha se fondet në dispozicion nuk shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës, pasi ka korrupsion. Kreu i PD-së shtoi se ky regjim është ‘nëna dhe baba i korrupsionit’, ndërsa shtoi se ka pasur parregullsi në një rrugë të ndërtuar në Divjakë, zonë që përfaqësohet në parlament nga Braçe. Sipas Bashës në këtë zonë nuk është bërë asnjë rrugë anësore gjatë gjithë këtyre viteve Nga ana tjetër, Braçe tha se për korrupsionin duhet të flasë me fakte, dhe se kush është i përfshirë, nga i pari tek i fundit të shkojnë para drejtësisë.
Basha: Dëgjoj herë pas here të paktën një anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që flet sikur është deputet për herë të parë i Partisë Demokratike. Nuk është kështu. Është ndër deputetët më jetëgjatë i këtij parlamenti, ndër më aktivët kur ishte në opozitë, madje kolegët më thonë ndër më aktivët kur kërkonte informacion nga një qeveri, që faktikisht që çdo informacion që kërkonte ia jepte, ndryshe nga ç’është zakoni i regjimit 8-vjeçarë të Edi Ramës që për t’i marrë një dokument shtetit është më e vështir sesa të futesh në arkivat sekrete të Vatikanit. Arsyet dihen. Nuk ka të bëjë as me ruajtjen e detajeve të jetës të së shenjtëve apo dëmit që mund t’u shkarkohen relikeve të shenjta. Por me korrupsionin që shpërthen në çdo shkresë, e vërtet apo e manipuluar e shtetit. Por meqë po flasim për një zonë të cilën dhe unë e kam shumë përzemër, ndonëse nuk ka pasur nderin ta përfaqësojë asnjëherë drejtpërdrejtë, sigurisht e përfaqësojë si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Atyre me siguri iu kujtohet diçka që papritur nuk i kujtohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë. Rruga ishte projektuar, financuar dhe ishte gati për të filluar, po nuk fillonte dhe nuk fillonte në kohën kur qeveriste Partia Socialiste. Se pse nuk fillonte, këtë mund t’ua thonë përfaqësuesit italo-shqiptarë që ishin kontraktuar. Dhe pse kjo pengesë u zhbllokua menjëherë me ndryshimin e 3 korrikut 2005, po kështu mund t’ua faktojnë ata. Padiskutim që fondet në dispozicion nuk parashikonin as rrugë dytësore dhe as përfundimin e mbikalimeve. Por një gjë është e sigurt, jo vetëm këtë rrugë, por në çdo rrugë dhe në çdo vepër infrastrukturore tenderuar në periudhën 2005-2007 sipas raporteve të KLSH, kursimi minimal i preventivit ishte 16%. Numri minimal i pjesëmarrësve në tender ishte 5. Krahasojeni pak me sot. Më numëroni me gishtat e një dore një tender të këtij shteti që nuk fitohet nën 99%. Numëro tenderët ku ke më shumë se 5 ofertues. Pse? Sepse ky reagim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e varfërisë, dëshpërimit dhe revoltës legjitime të banorëve të Divjakës, Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë.
Braçe: Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt. A mund ta di unë se si u mor në dorëzim kjo? Dua ta di.
Basha: Programi i financuar nga italianët, ai program i dha lekët për rrugët aq sa dha. Po 8 vite në pushtet si nuk u kujtuat të bënit rrugët anësore, dhe ato mbikalime t’i përfundoni. Përgjigja është këtu, e dyta në botë për nivelin e korrupsionit. Rrugët anësore të autostradës të papërfunduara. Sa veta ke nën dhe, në zonën tënde elektorale për vjedhje dritash dhe për një bisht cigare hashashi, kur ministri juaj i Brendshëm bënte kërdinë.
Një nga shqetësimet e qytetarëve që deputeti socialist, Erion Braçe ka sjellë çmimin e pesticideve, ku sipas tij kontrollohet nga një kartel prej 10 kompanish në Vorë.
"Kam një shqetësim në rritje nga zona, nga trekëndëshi Berat-Lushnje -Fier, janë çmimet e plehrave kimike dhe pesticide, këto produkte janë pa TVSh, konkurrenca në treg , i zotëron një kartel prej 10 kompanish me qenë në Vorë, ky kartel, konkurrenca duhet të rikthehet duke shpërndarë këtë kartelë, asistencë për bujqit, se i kanë vënë bujqit në një presion të përdorimit pa kufi të këtyre pesticideve", tha Braçe nga Kuvendi.
Deputeti Socialist, Erion Braçe ka kërkuar hetim për ndërtimin e rrugës Lushje-Fier, në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Infrastrukturës. Nga Kuvendi Braçe tah se projekti ka qenë me mbikalime, por ndërkohë nuk është zbatuat në terren.
"Korrupsioni është një problem dhe problem i madh, pastrimi nga korrupsioni lufta ndaj tij, kërkon raste konkrete, kërkon prova, kërkon edhe fakte, sidomos kur bëhet fjalë për përdorimin e parave publike, në dy periudha të ndryshme kohore, nga 1999-2001 dhe 2005-2007, dy qeveri të ndryshme, njëra e jona dhe më pas ajo e opozitës së sotme, morën përsipër që të ndërtojnë akset nga Lushnja në jug të vendit, e para mori përsipër të ndërtojë aksin nga Rrogozhina në Lushnje, e dyta nga Lushnja në drejtim të Fierit, të dyja rrugët e ndërtuara gabim, kur ndanë përgjysmë fshatra të tërë, ekonomi të rëndësishme bujqësore, një poshtë rrugës dhe një sipër rrugës, Qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar rrethrrotullim, qeveria tjetër opër herë të parë na dha mundësinë që të shohim në autostradë që ndërpritet me katër segmente, kjo rrugë, e dyta ishte vepra e parë e një ylli të ri një ngjitje, përvoja e munguar reflektohet në aks dhe në rrugë, aq dinte dhe aq dëm bëri. për mua më intereson, dua të di që përtej faktit rruga u ngjesh me shtufë, tani është bërë kanal, dua të di, po mbikalimet ku shtuan, do i kërkoj ministres që të verifikojë brenda projektit ishin mbikalime apo jo, sepse ngrehinat mbi rrugë, janë indicie që projekti ka qenë me mbikalime, në ajër. Ky këtu është nën kalim (tregon foton) unë hyj këtu, por kryetarit të opozitës i prishin flokët, ndërsa të qeverisë i heqin kokën, kamionët nuk hynë dot këtu, në shërbim të njerëzve nuk janë. Koha për verifikim, kam lexuar raportet e KLSH, tani më intereson verifikim, ka qenë me apo pa mbikalime, paratë kanë qenë me mbikalime apo pa mbikalime dhe qeveria t'i japë zgjidhje", tha Braçe.
Nga foltorja e Kuvendit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj solli problematikat e banorëve të lagjes ‘Myslym Keta’ dhe lagjen e ‘Bregut të lumit’. Rushaj tha se qeveria po përdor fondet e tërmetit për
‘Korrupsioni thotë se është i përhapur në çdo qelizë te enjtes publike dhe biznesit. Sa i përket çështjes se komisioneve hetimore e di që jeni në hall shumë të madh, ne i jemi referuar ligjit dhe jurisprudencës 20-vjeçar e kushtetuese. Nuk besoj se çdo pengesë që të nxirrni, nuk na pengoni dot që ato gjëra dhe fakte që duam t’ua bëjmë të ditur qytetarëve shqiptare do t’ua bëjmë të ditur. Kemi denoncuar abuzime që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve.
Hakmarrja politike, por edhe grykësia për të përfituar nga fatkeqësitë e njerëzve, pasi përdorët frikën e njerëzve se do i leni pa shtëpi, tani po përdorni fondet e tyre për të fituar biznesi afër jush. Qeveria se ka mendjen tek jeta e qytetarëve, por tek pronat e tyre. Pas zgjedhjeve Ahmetaj ka humbur, nuk e kanë parë projektin banorët. Ato i kanë kërcënuar banorët me ndërprerje të uji dhe dritave. Ky është trajtim çnjerëzor që edhe në luftë nuk bëhet. Pse blloku i pallateve tek Myslym Keta duhet të vendoset diku tjetër. Ndërkohë që mund të ndërtohet tek ato hapësira? Por siç duket asgjë nuk bëhet pa arsye. Në njësinë 8 që ndodhet tek Bregu i Lumit, po ndodh e njëjta gjë.’- tha Rushaj.
Partia Socialiste do të kërkojë në Kuvend që të bëhet një mocion me debat për progres raportin. Lajmin e ka dhënë në Kuvendi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
"Ne do të kërkojmë mocion me debat për progres-raportin. Nëse nuk e bëni ju bujrum ta bëjmë ne. Z. Basha, progres raporti i vitit 2021 është më i miri që ka pasur Shqipëria. Kurrë më parë nuk është thënë që Shqipëria ka vazhduar t konsolidojë të gjitha reformat që e ccojnë drejt Bashkimit Europian, i ka përmbushur të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për negocitat. Të gjitha detyrat e lëna për reformën në drejtësi konsiderohen si të plotësuara nga Qeveria", tha Balla.
Mocioni për debat është një mjet kontrolli me anë të të cilit kërkohet zhvillimi i një debati në Kuvend për çështje të veçanta, me qëllim që në përfundim të tij të arrihet miratimi i një rezolute ose deklarate.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke ju referuar raportit të ‘World Justice Project’ për indeksin e sundimit të ligjit, thotë se Shqipëria renditet e fundit në Europë.
‘Pak ditë më parë, “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë.
E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike. Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.
Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm cdo lloj teme, mjaft që të që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve. Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë. Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë.
Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies: Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International.’- tha Basha në Kuvend.
Basha nga ana tjetër, cilëson tre amendamentet për ndryshimin e kushtetutës, si 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni dhe kriza.
‘Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe institucionin e votës së lirë.
Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë. Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të reformës elektorale, që u hoqi shqiptarëve 25 vite progres të ngadaltë në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal, duke e larguar shërbimin nga qytetarët.
Dhe propozimi i tretë, ai i Vettingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin. ‘- tha Basha.
Beni gare kush vjedh me shume se kenaqen viktimat duke bere tifozllek
Përgjigju