Politikë

Shtyrja e vettingut, PS-PD-së: Votoni zgjatjen e Reformës në Drejtësi! Alibeaj: E votojmë kur t’i të shkosh para SPAK-ut

25 Tetor 2021, 19:30| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 21:04

  • Share

Në sallën e Kuvendit, ka pasur debate, mes nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeajt dhe zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ndërkohë që ky i fundit kërkoi që opozita të votojë zgjatjen e Reformës në Drejtësi, reagoi Alibeaj tha se zv. kryeministri duhet të shkojë në SPAK për 125 mln eurot që shpërndau 1 javë para zgjedhjeve.

Nga krahu tjetër, Ahmetaj tha se do të ikë në SPAK, por pas tij.

Alibeaj: Kur do të shkosh në SPAK për 125 mln euro që shpërndave para 1 jave zgjedhjeve.

Ahmetaj: Po, iki, por pas teje.

Alibeaj: Kur të flasësh për drejtësi, ti dhe të gjithë të tjerët këtu, atëherë të kërkosh që të votosh për reformën në drejtësi. Qytetarët kanë nevojë për drejtësi, ku të shohin ty dhe atë tjetrin prapa qelisë.

Më tej Ahmetaj foli edhe për procesin e rindërtimit, ku tha se1049 familje do të futen në shtëpitë e reja të rindërtuara pasi banesat e tyre u shembën nga tërmeti. 

‘Janë 33 mijë familje që përfitojnë. Ai tha janë vetëm 10 pallate, jo janë mbi 50 dhe Durrësi është qyteti i parë që përfiton me të drejtë. Janë mbi 1049 familje që do të futen në shtëpi në datën 25 nëntor të këtij viti. Në fund të shtatorit të vitit tjetër kemi mbyllur gjurmët e tërmetit.’- tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?