Politikë

Rushaj: Po përdorini fondet e tërmetit që të fitojë biznesi pranë jush! Qeveria se ka mendjen tek qytetarët, por tek prona e tyre

25 Tetor 2021, 18:00| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 18:24

  • Share

Nga foltorja e Kuvendit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj solli problematikat e banorëve të lagjes ‘Myslym Keta’ dhe lagjen e ‘Bregut të lumit’. Rushaj tha se qeveria po përdor fondet e tërmetit për

‘Korrupsioni thotë se është i përhapur në çdo qelizë te enjtes publike dhe biznesit. Sa i përket çështjes se komisioneve hetimore e di që jeni në hall shumë të madh, ne i jemi referuar ligjit dhe jurisprudencës 20-vjeçar e kushtetuese.  Nuk besoj se çdo pengesë që të nxirrni, nuk na pengoni dot që ato gjëra dhe fakte që duam t’ua bëjmë të ditur qytetarëve shqiptare do t’ua bëjmë të ditur. Kemi denoncuar abuzime që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve.

Hakmarrja politike, por edhe grykësia për të përfituar nga fatkeqësitë e njerëzve, pasi përdorët frikën e njerëzve se do i leni pa shtëpi, tani po përdorni fondet e tyre për të fituar biznesi afër jush. Qeveria se ka mendjen tek jeta e qytetarëve, por tek pronat e tyre. Pas zgjedhjeve Ahmetaj ka humbur, nuk e kanë parë projektin banorët. Ato i kanë kërcënuar banorët me ndërprerje të uji dhe dritave. Ky është trajtim çnjerëzor që edhe në luftë nuk bëhet. Pse blloku i pallateve tek Myslym Keta duhet të vendoset diku tjetër. Ndërkohë që mund të ndërtohet tek ato hapësira? Por siç duket asgjë nuk bëhet pa arsye. Në njësinë 8 që ndodhet tek Bregu i Lumit, po ndodh e njëjta gjë.’- tha Rushaj.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?