Politikë

Programi i PS, Basha: Vijim i plaçkitjes! Programi i PD më i miri në historinë e 30 viteve! Pandemia tregoi natyrën e grabiqare të pushtetit tuaj

16 Shtator 2021, 19:09| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 21:11

  • Share

Gjatë fjalës së tij në Kuvend kreu i PD Lulzim Basha tha se programi i PD është më i miri.

"Kjo është mazhoranca e rremë, këta janë aksionerët e saj, këta dhe sponsorizuesit e tyre do të jenë përfituesit e këtij pushteti, jo shqiptarët! Përballë këtyre individëve mbi të cilin ngrihet ky pushtet i paligjshëm, detyra jonë është që të bëjmë gjithcka që ata të mos jenë më në këtë sallë dhe i njëjti fat të ndjekë sa më parë të gjithë ata që mbajnë në këmbë këtë regjim që nuk përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve. Ne i kemi dhënë shqiptarëve programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me ekspertët dhe aleatët perëndimorë. Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale të vendit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore, me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit, me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi, me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve. Një program me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që ofron zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që cliron dhe zhvillon potencialin e Shqipërisë të goditur nga korrupsioni që ka kapur shtetin”, tha Basha.

Basha deklaroi se ajo që maxhoranca prezantoi një ditë më parë nuk mund të quhet program, pasi sipas tij i vetmi program që ka PS është vijimi i plaçkitjes duke shtuar se zgjidhjet për problemet e Shqipërisë nuk mund të vijnë prej saj.

"Problemet e Shqipërisë janë të rënda, serioze dhe zgjidhjet serioze nuk vijnë nga 40 faqe llomoti që kanë paturpësinë ta quajnë program. Ajo që ka qenë e qartë është se i vetmi program që keni është vijimi i plaçkitjes. Është fakt që ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ti bëje tendera sekretë”, u shpreh Basha.

Ndërkaq ka hedhur edhe akuza duke thënë se gjatë pandemisë sipas Bashës qeveritarët kanë pasuruar veten.

“Mund të përdor shumë, shumë shembuj, sepse prej vitesh keni prodhuar skandale që janë eklipsuar nga skandale të tjera, dhe për shkak të të munguarës së madhe, drejtësisë, e gjitha kjo ngjan si një luftë fjalësh, ndërsa vendi ka marrë tatëpjetën. Megjithatë ka një moment që e shfaq në gjithë brutalitetin e tij natyrën e vërtetë të pushtetit tuaj dhe vizionit që keni për këtë vend.  Pandemia. Pandemia goditi ashpër të gjitha shtetet - sigurisht nuk mund të të bëj përgjegjës për këtë - por në zgjedhjet që ti bëre në keqmenaxhimin e saj shqiptarët kuptuan se kush jeni dhe sa e gënjeshtërt është propaganda juaj. Po ashtu është fakt se ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ndërkoë që familjet shqiptare varfëroheshin dhe ekonomia lëngonte për shkak të mbylljes, ti bëje tendera sekretë me cmime të paracaktuara në dobi të klientëve të pushtetit tend. Ti vijoje pagesat e majme për inceneratorët e mafias së plehrave dhe PPP-të e tjera që ishin në funksion të xhepave tua dhe fushatës zgjedhore”.


Lajmi kryesor:

Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?