Politikë

Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)

16 Shtator 2021, 07:29| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 09:47

  • Share

TIRANË-Me debate është zhvilluar seanca e 3-të maratonë në Kuvend. Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, derisa kreu i qeverisw erdhi pas 2 rreth 2 orwsh.

Deputeti Enkelejd Alibeaj bllokoi foltoren duke mos lënë zv.kryeministrin Arben Ahmetaj që të flasë, për pasojë atij iu tërhoq vëmendja nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila ndërpreu 2 herë seancën, herën e fundit për 10 min. Me ardhjen e kryeministrit në seancë pas kërkesës së opozitës kanë filluar debatet. Me rregulloren e parlamentit në dorë, kreu i qeverisë tha se në asnjë rresht të saj nuk thuhet që deputetët të qëndrojnë me detyrim në sallë kur për arsye të ndryshme nuk mund të jetë i pranishëm. Rama shpjegoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të përgatitjeve që i duhet të bëjë për një udhëtim që ka të planifikuar për të shtunën. Gjithashtu, Rama theksoi edhe një herë se me të keq dhe duke përdorur forcë fizike, “opozita nuk ka fituar gjë në tetë vite dhe nuk do të fitojë asnjë herë.”

Në fjalën e tij Basha hodhi sërish akuza të përsëritura ndaj qeverisë, duke e quajtur Ramën "ekzekutor të zgjedhjeve" dhe vrasës i demokracisë.Sa i përket programit të prezantuar nga mazhoranca, kryedemokrati deklaroi se nuk mund të quhet i tillë. Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se i vetmi program që ka PS është vijimi i plaçkitjes duke shtuar se zgjidhjet për problemet e Shqipërisë nuk mund të vijnë prej saj. Basha tha se PD do të luftojë me çdo mjet që angazhimet e saj të bëhen realitet ndërsa theksoi se vendi sot ndodhet në një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Por Rama iu përgjigj Bashës se priste diçka më shumë se ajo që ai prezantoi dhe i sugjeroi që më parë të zgjidhë problemet që ka në parti. 

Ndërkohë më herët, në një fjalim 81 minutësh, Kryeministri Rama prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet në vijim, por edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Ai përmblodhi të gjitha prioritetet e qeverisë për ambicien sicc e quan ai 'Shqipëria 2030.  Në fillim të fjalës së tij Rama kishte disa mesazhe të forta politike. Ai nuk e fshehu krenarinë për faktin se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave. Teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit ia bëri të qartë vijat e kuqe.

"Ta keni të qartë me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni përfituar asnjëherë dhe asnjëherë nuk keni për të përfituar. PS nuk do të pranojë më asnjë përfaqësues të huaj për të zgjidhur krizat institucionale dhe politike. Ata krijohen nga ne dhe ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju", tha ai.

Seanca plenare, e cila mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes pritet që të karakterizohet nga një debat mbi programin politik.  Ndër synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë në 40 mijë lekë deri në fund të mandatit. Kurse dita më e bukur, tha ai do të jetë kur ‘Rama3’ të rrisë pensionet.

Rama u zotua që brenda vitit 2022 të zhbëhen të gjitha pasojat e tërmetit dhe përfundimin e vaksinimit masiv për të dalë nga lufta me pandeminë. Pikërisht kjo pikë nxiti dhe debatin e tij të parë me kundërshtarin demokrat Lulzim Bashën, i cili i foli Ramës për të vdekurit nga COVID, duke marrë si kundërpërgjigje nga Kryeministri batutën 'mundëm edhe aleancën tuaj me virusin'. Seanca maratonë e Kuvendit nisi sot me thirrjen ‘Vaksinohuni’ të kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe u mbyll me me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të pandemisë.

VIDEO/ Fjala e plote e kryeministrit Rama

Ora 01:48
Vijon seanca plenare, Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtare

Seanca plenare ende vijon të jetë aktive pavarësisht orari. Në fjalimin e saj kryetarja e partisë LSI Monika Kryemadhi foli rreth grave në qeverinë Rama 3 të cilat i quan shtyllat kurrizore të cilat meritojnë të jenë luftëtare.

Përshëndes 12 gratë në qeveri, ata janë shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtar

Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën. Që me shitblerjen e votës,  që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhemë tej  me hidrocentralin e Skavicës.

Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit.  

Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin. Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë.

Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të  këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë., shprehet Kryemadhi. 

Ora 23:02
Manja shpalos programin e drejtësisë: Do jem shërbëtor i ligjit! 0 tolerancë ndaj korrupsionit

Ulsi Manja i cili pritet të votohen nga Kuvendi në postin e ministrit të Drejtësisë ka shpalosur programin në Kuvend. Akuzave të hedhura ndaj tij, Manja u përgjigjet duke thënë se ai do të jetë shërbëtor i drejtësisë, jo ai lloj ministri që liron të dënuarit për të kryer masakra zgjedhore, sipas tij si në 2009.

“Falenderoj Etildën për të gjithë konstributin e dhënë në mbarëvajtjen e punëve. Do vazhdojmë të japim kontributin tonë për forcimin e shtetit ligjor. 3 prioritete. Zbatimi i reformës në drejtësi dhe kosolidimi i sistemit të drejtësisë për një drejtësi më të drejtë. Pandëshkueshmëriua dhe lufta ndaj korrupsionit. Administratë me 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Sa i përket kosolidimit të sistemit të ri të drejtëisë në shqipëri dhe kosolidimit të shtetit ligjor kemi caktuar objektivat. Projekti i parë i yni do të jetë miratimi i hartës së re gjyqësore.

Procesi i vetingut ka krijuar boshllëk dhe për ta mbushur këtë vakancë ne planifikojmë që në vitin akademik të katërfishojmë numrin e magjistratëve. Në funksion të këtij objektivi janë këto projekte. Platforma drejtësia që duam… Ne synojmë ti japim fund korrupsinit me pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. 360 gradë mbrojtje për të miturit. Kodi i ri do inkriminojë të gjitha sjelljet abuzive. Dua tu përgjigjem shqetësimeve me të qënurit në krye të drjetësiës, ulsiu do jetë vetëm shërbëtor i ligjit. Si ish ministër drejtësia nesër në këtë sallë sdo mbahen mend si ministry apo ish ministri që pasi u  dha leje e liroi dhjetëra kriminelë të dënuar për vepra të rënda penale për të kryer masakër zgjedhore në zgjedhjet e  2009, që janë të shkruara në raportin e osbe odihr, të kthehem pas 12 vjetësh në këtë salë dhe të predikoj moral për demokracinë zgjedhje të lira dhe sundimin e ligjit. Do jem shërbëtor i ligjit seps eky është formimi im familjar”, tha Manja.

 

Ora 22:59
Braçe: Të taksohen të pasurit, të rrëzohet sistemi i përjashtimeve e favoreve! Pabarazia është e thellë

 

Në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, deputeti Erion Braçe ka bërë thirrje në Kuvend që të rriten taksat për të pasurit dhe të lehtësohet kjo barrë për shtresën punëtore. Ai u shpreh se pabarazia në të ardhura është shumë e lartë, duke kërkuar me forcë që të rrëzohet sistemi i favoreve, që kanë bërë që të pasurit të paguajnë pak taksa.

"Jashtë pabarazia vlon. Statistikat e rrogave që paguhen sot tregojnë pabarazi dhe polarizim të thellë. Paga mesatare mujore në tremujorin e dytë  të këtij viti ishte paga mesatare ishte në shtet 56710 lekë, në privat 68 196 në privat, po flas për të ardhurat bazë, ndërsa pabarazia është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve. Biznesi vip taksa për të është e shestë dhe tatimi i ulët si në Francë, Itali e Amerikë, Të shohësh xhiron, tatimin mbi fitimin e 100 vipave të ekonomisë shqiptare tregon se kemi shumë shumë punë. Kompania më e madhe private në vend për nga xhiro fshehur pas një emri në anglisht, deklaron fitim 1.1% të xhiros, paguan tatim mbi fitimin 0.2% të xhiros. Kompanitë farmaceutike q ëu kënaqën në para deklarojnë fitim 4.6% të xhiros dhe tatim fitimi 0.6% të saj. Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes ndaj të pasurve. Është një ekuilibër i ri  në sistemin fiskal. Të rrëzohet sistemi i përjashtimeve, favoreve që ka bërë që të pasurit të paguajnë kaq pak. Po kufizohen mundësitë veçanërisht në fshat duke sjellë varfërinë", tha Braçe.

Ora 22:01
Infrastruktura dhe energjia, Balluku: Rrjeti i porteve dhe aeroporteve, nxitje për turizmin! Do krijohen mijëra vende pune për qytetarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e programit për infrastrukturën dhe energjinë në Kuvend tha se, “objektivi strategjik i qeverisë shqiptare për zhvillimin e transportit detar ka në fokus ridimensionimin e superstrukturës portuale dhe të transportit detar”

Kjo tha ministrja do të bëhet përmes zgjerimit të zonave portuale, kompletimit me zona të zhvillimit ekonomik, zhvillimit dhe specializimit të porteve ekzistuese.Balluku përmendi projektet më të rëndësishme si porti i Durrësit.

 “Është porta më e rëndësishme ndërkombëtare e këtij sektori, pra qoftë tregtar, qoftë atij të pasagjerëve”.

“Kjo qasje e studiuar sa i përket zhvillimit të porteve, atyre kryesore, pra Durrësit dhe Vlorës duke u pasuar më pas dhe nga portet më të vogla që mund të kthehen në pika zhvillimore të turizmit, si Himara, Saranda, Shëngjini do të rezultojnë shumë shpejt një nxitje e fortë ekonomike, jo vetëm për qytetet ku ato ndodhen, por për gjithë Shqipërinë dhe pse jo për gjithë rajonin. Portat e ajrit janë një tjetër mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit në përgjithësi dhe turizmit në veçanti. Me të njëjtin ritëm si në transportin detar edhe në atë ajror vijon implementimi i strategjisë për krijimin e një rrjeti aeroportesh që do të mbulojë operimet e brendshme, ato rajonale dhe ndërkontinentale, për t’i dhënë turizmit shqiptar nxitjen e nevojshme për t’u shndërruar në një shtyllë ekonomike të vendit, për të krijuar mijëra vende pune për qytetarët shqiptarë dhe për t’i dhënë komuniteteve lokale një bum ekonomik të jashtëzakonshëm”, theksoi ajo.

Ora 20:15
Manastirliu: Modeli i Autonomisë Spitalore, kryefjala e reformës në shëndetësi! Do të sigurojmë vaksinat antiCOVID për të gjithë popullatën e targetuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në prezantimin e programit për shëndetësinë dhe mbrojtjes sociale, tha se programi i transformimit të shëndetësisë 2030, do të prekë të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor, duke theksuar se është koha të ridimensionohet çdo qelizë e sistemit shëndetësor.

“Zbatimi i Modelit të Autonomisë Spitalore do të jetë kryefjala e kësaj reforme. Do ta pilotojmë gjatë 2022, dhe deri në 2025 ky model do të jetë eksportuar në spitalet e tjera. Objektivi ynë është që spitalet tona publike të administrohen, sipas një sistemi që shpërblen mbi bazën e performancës. Një sistem që eleminon çdo abuzim dhe papërgjegjshmëri në kurriz të qytetarëve”, tha Manastirliu. 

Manastirliu në fjalën e saj tha se kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të infrastrukturës në gjitha rajonet, duke theksuar se brenda vitit 2025 do të kemi katër pole spitalore.

“Kantieri i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të tjera të infrastrukturës spitalore. Do të finalizojmë brenda këtij mandati projektet e mëdha të modernizimit të spitaleve universitare dhe rajonale. Do zgjerojmë kapacitetet në spitalet universitare dhe rajonale për të përballuar urgjencat kardio-vaskulare dhe cerebrale-vaskulare. Viti 2025 do ta gjejë tërësisht të rehabilituar infrastrukturën e të gjithë rrjetit të qëndrave shëndetësore dhe ambulancave në çdo cep të Shqipërisë”, bëri me dije Manastirliu.

Duke theksuar filozofinë e qeverisë së Partisë Socialiste, drejt mbulimit shëndetësor universal, duke e konsideruar shëndetin si një e mirë publike, Manastirliu bëri me dije angazhimin për financimin për shëndetësinë.

“Deri në vitin 2030, ne synojmë ta çojmë financimin publik për kujdesin shëndetësor, në 70% të shpenzimeve totale për shëndetësinë. Eshtë një objektiv ambicioz, por ne jemi të qartë dhe të vendosur: asnjë familje shqiptare nuk duhet të bjerë në varfëri, për shkak të pagesës për kujdes shëndetësor”, u shpreh ministrja Manastriliu në fjalën e saj.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjatë fjalës së saj se, programi i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale parashikon zgjerimin e programeve për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale.  Programi parashikon edhe krijimin e 10 qendrave model të mjekësisë familjare, me shërbime të integruara socio –shëndetësore, me fokus problemet e shëndetit mendor, shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë dhe kujdesin paliativ brenda 2024. 

Teksa ka vënë theksin ne sigurimin e aksesit periodik të shërbimit shëndetësor për qytetarët, Manastirliu tha se do të investohen ne modernizimin me tej të rrjetit të Urgjencës Kombëtare dhe do të ndërtohet Programi Kombëtar i mjekësisë së specializuar të lëvizshme, me qëllim që qytetarët në zonat më të thella të vendit të kenë akses periodik në shërbimin shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se siguria dhe cilësia e barnave që qarkullojnë në treg mbetet prioriteti i punës së strukturave të MSHMS, duke rritur gjithashtu alternativat dhe disponueshmërinë e barnave.  Gjithashtu Manastirliu bëri me dije se brenda këtij mandati do të ndërtohet Platforma e Integruar e Shëndetit që zgjeron sistemet e shëndetësisë elektronike, sistemet e përgjigjes ndaj epidemive, tele-konsultat, me qëllim përmirësimin e efiçencës së sistemit shëndetësor dhe reduktimin e barrierave gjeografike dhe financiare për përfituesit.
Duke u ndalur tek situata e pandemisë, Ministrja Manastirliu ka deklaruar se fokusi i mandatit të tretë qeverisës në këto sektorë, do të përqëndrohet në vaksinimin e popullatës së targetuar dhe mirëmenaxhimin e pasojave post-COVID.

“Programi ynë Kombëtar i Vaksinimit, pavarësisht skepticizmit, nisi në një kohë kur jo pak vende nuk kishin ende qasje në vaksina. Kjo bëri të mundur një mbrojtje më të hershme të popullatës dhe rezultatin mund ta shohim sot, nëse bëjmë krahasimin me vendet fqinje, apo vendet e ngjashme me Shqipërinë. Deri më sot, kemi kryer 1 milion e 625 mijë vaksinime. Programi ynë do të vazhdojë pa u ndalur, sepse ne do të garantojmë furnizimin me vaksina, me objektiv final vaksinimin e plotë të popullatës target. Në mandatin tonë të tretë fokusi do të jetë në menaxhimin sa më efektiv të pasojave post –COVID”, deklaroi Manastirliu.

Duke folur për programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu tha se do të zgjerohet skema e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë, duke e ndërthurur me rritjen e aksesit në punësim.

“Do të zgjerojmë skemën e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe rrisim aksesin në punësim, nëpërmjet programit "Mbështetje për Ri-integrim", i cili nga ana e vet, do të plotësohet nga programi "Shqipëria Punon”, duke përmirësuar lidhjen me skemat e punësimit, me shërbime të integruara, për të arritur daljen nga skema e Ndihmës Ekonomike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e vuri theksin edhe tek reforma e aftësisë së kufizuar, si një shtyllë e rëndësishme e programit të mbrojtjes sociale të qeverisë.

“Do të finalizojmë shtrirjen e Reformës së Aftësisë së Kufizuar bazuar në vlerësimin e ri bio-psikosocial, duke siguruar pagesat financiare dhe mbështetjen sociale për personat me aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar si një program universal për familjet, Manastirliu tha se të vijojë mbështetja e mbi 30 mijë fëmijëve të porsalindur çdo vit, duke financuar Programin e Bonusit të Bebes.
Në prezantimin e programit të qeverisë për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale, ministrja Manastirliu u ndal edhe tek mekanizmi i Fondit Social, nëpërmjet të cilit do të zgjerohet rrjeti i qendrave dhe shërbimeve të reja në territor për fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit në nevojë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe do të mbështetet krijimi i 11 ndërmarrjeve sociale me qëllim mbështetjen e grave dhe vajzave.

Ora 20:10
Grida Duma: Programi qeverisës, një paçavure! Nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së

Një paçavure e ka quajtur nënkryetarja e PD, Grida Duma programin e PS për 4 vitet e ardhshme.

Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për  racizëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.

“Në këtë maskaradën që ndoqëm, i rilinduri më i rilindur tha se ka disa që mbajnë shënime këtu. Jeta e shqiptarëve nuk është procedurë. Kjo nuk është çështje shënimesh, është çështje llogaridhënie. Keni sjellë programin qeverisës. Fjalë e madhe është. Ne si grup Parlamentar kërkuam kohë ta lexonim. Në fakt keni pasur të drejtë ju, nuk duhet as edhe një minutë. Jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina se ajo që ka brenda. Do flas me gjuhën tuaj se nuk jemi kundër për kundërshti. Kjo mënyra e të shkruarit  do të dëgjoni rilindje, rimëkëmbje, rindërtim, por ngadhënjen vetëm ringinje. Ky është materiali juaj. Në faqen 10: Shqipëria e fortë. Ju në të gjithë programin tuaj 70% ia keni dhënë të shkuarës sepse më shumë e shkuar jeni. Sa i përket 2013-2025 ju keni bërë apo s’keni bërë hapa drejt integrimit. Ky është programi juaj, 2013. Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm të ndjerë mirë në mëkat që edhe fatkeqësitë ju vijnë fat. Ju mendoni se tërmetin ua solli Zoti për të kuptuar se sa shtetlartë jeni ju. Padyshim që të rilindurit e rilindur në këtë paçavure që në cilëndo faqe të hapni nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së. Do ta përdorni edhe lakun e varfërisë si një kushtëzim për votën.  Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës”, tha Duma.

Ora 19:41
Xhaçka: Imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor! Zhvillimi i rajonit do të ecë paralelisht me integrimin europian

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor. Sipas Xhaçkës, angazhimi i politikës sonë të jashtme do të jetë konsolidimi i vendit si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Ndalur te "Open Balkan", Xhaçka u shpreh se nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE.

"Jemi një vend që me shumë punë ka ngritur Politikën e Jashtme. Zanafilla e këtij transformimi është politika që Shqipëria ka ndjekur prej dekadash në Rajon. Angazhimi ynë të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e vendit tonë si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimin e BP. Është një qasje e guximshme. Është një qasje që synon të forcojë marrëdhëniet mes vendeve të BP dhe t'i çojë në një fazë të re marrëdhëniet dy palëshe e shumëpalëshe. Të punojmë për  të krijuar Rajonin tonë një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe njerëzore, në përputhje me Procesin e Berlinit, duke punuar për arritjen e 4 lirive, të njerëzve, mallrave, të shkëmbimit dhe kapitalit përmes nismës së Open Balkan, në mekanizëm për të përshpejtuar këto procese. Nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE. Marrdhëniet me SHBA gurë themeli për politikën tonë të jashtme do të jetë prioritet absolut i punës sonë në mandatin e tretë", tha ajo.

Ora 19:25
Basha përfundon fjalën, Rama: Fjalim copy-paste nga fushata, me disa përsëritje për shkak të stresit! Ke boll kumrie

Pasi kreu i PD Lulzim Basha ka përfunduar fjalën e tij në Kuvend kryeministri Edi Rama tha se ishte një fjalim “copy-paste” nga fushata, madje me disa përsëritje, që sipas tij mund të jenë për shkak të stresit.

“Do isha i pavërtetë nëse do thosha se prisja më shumë. Sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që ju e quajtët shumë të rëndësishëm me një fjalim që 3 çereku është copy paste nga fjalimet e fushatës pastaj disa pjesë nëpër të që janë përsëritje që mund të jetë shkak i stresit. Ke boll kumrie kështuqë këtu ndalem”.

Ora 19:14
Basha kundër 'Open Balkan': Shqipëria ka detyrën të mbështesë Kosovën! Për ne s'mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën

 

Nga foltorja e Kuvendit, teksa përmendi vizitën e Kancelares gjermane, Angela Merkel në Shqipëri, tha se mbështet Procesin e Berlinit, duke lënë të kuptohet se nuk është dakord për iniciativën e 'Open Balkan'. Ai tha se Shqipëria ka për detyrë të mbështesë Kosovën dhe se për vendin tonë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën.

"Por ti ke prioritet iniciativën e Novi Sadit e cilat mbahet mend veç për sulmet që t'i i bën lidershipit të Kosovës sa here mblidheni për resmen e rastit, dhe për turpin tënd edhe kur në krah keni iniciatoren e Procesit te Berlinit siç ndodhi 2 ditë më parë. Pas çdo resme që Vuçiç bën me ju, maskohet ambicia e tij për atë qe ai e quan “bota serbe”, fshihet spastrimi etnik i luginës së Preshevës përmes pasivizimit të adresave, privimi që iu bën shqiptarëve të tre komunave, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të së drejtës për t’u punësuar e zhvilluar ekonomikisht, fshihen ambiciet për të kontrolluar dhe tollovitur Malin e Zi, siç ndodhi pak kohë më parë kur kërcënoi luftë civile.  E reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet ndaj liderëve të Kosovës që refuzojnë një gjë të tillë. Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç janë për Vuçiçin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti. Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën", tha Basha.

Ora 19:10
Kuvend/ Basha flet në foltore, Kryemadhi e ‘injoron’, flet në telefon (FOTO)

1631812630_6666666666.jpg

Ndërsa kreu i PD Lulzim basha vijon fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi si duket nuk është shumë e interesuar ta dëgjojë, pasi shihet duke folur në telefon. Aludimet për një prishje të marrëveshjes mes PD dhe LSI i ka ‘konfirmuar’ në një mënyrë dhe sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari, i cili tha se i kanë kërkuar Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës.

Ora 19:09
Programi i PS, Basha: Vijim i plaçkitjes! Programi i PD më i miri në historinë e 30 viteve! Pandemia tregoi natyrën e grabiqare të pushtetit tuaj

Gjatë fjalës së tij në Kuvend kreu i PD Lulzim Basha tha se programi i PD është më i miri.

"Kjo është mazhoranca e rremë, këta janë aksionerët e saj, këta dhe sponsorizuesit e tyre do të jenë përfituesit e këtij pushteti, jo shqiptarët! Përballë këtyre individëve mbi të cilin ngrihet ky pushtet i paligjshëm, detyra jonë është që të bëjmë gjithcka që ata të mos jenë më në këtë sallë dhe i njëjti fat të ndjekë sa më parë të gjithë ata që mbajnë në këmbë këtë regjim që nuk përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve. Ne i kemi dhënë shqiptarëve programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me ekspertët dhe aleatët perëndimorë. Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale të vendit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore, me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit, me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi, me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve. Një program me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që ofron zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që cliron dhe zhvillon potencialin e Shqipërisë të goditur nga korrupsioni që ka kapur shtetin”, tha Basha.

Basha deklaroi se ajo që maxhoranca prezantoi një ditë më parë nuk mund të quhet program, pasi sipas tij i vetmi program që ka PS është vijimi i plaçkitjes duke shtuar se zgjidhjet për problemet e Shqipërisë nuk mund të vijnë prej saj.

"Problemet e Shqipërisë janë të rënda, serioze dhe zgjidhjet serioze nuk vijnë nga 40 faqe llomoti që kanë paturpësinë ta quajnë program. Ajo që ka qenë e qartë është se i vetmi program që keni është vijimi i plaçkitjes. Është fakt që ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ti bëje tendera sekretë”, u shpreh Basha.

Ndërkaq ka hedhur edhe akuza duke thënë se gjatë pandemisë sipas Bashës qeveritarët kanë pasuruar veten.

“Mund të përdor shumë, shumë shembuj, sepse prej vitesh keni prodhuar skandale që janë eklipsuar nga skandale të tjera, dhe për shkak të të munguarës së madhe, drejtësisë, e gjitha kjo ngjan si një luftë fjalësh, ndërsa vendi ka marrë tatëpjetën. Megjithatë ka një moment që e shfaq në gjithë brutalitetin e tij natyrën e vërtetë të pushtetit tuaj dhe vizionit që keni për këtë vend.  Pandemia. Pandemia goditi ashpër të gjitha shtetet - sigurisht nuk mund të të bëj përgjegjës për këtë - por në zgjedhjet që ti bëre në keqmenaxhimin e saj shqiptarët kuptuan se kush jeni dhe sa e gënjeshtërt është propaganda juaj. Po ashtu është fakt se ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ndërkoë që familjet shqiptare varfëroheshin dhe ekonomia lëngonte për shkak të mbylljes, ti bëje tendera sekretë me cmime të paracaktuara në dobi të klientëve të pushtetit tend. Ti vijoje pagesat e majme për inceneratorët e mafias së plehrave dhe PPP-të e tjera që ishin në funksion të xhepave tua dhe fushatës zgjedhore”.

Ora 19:01
Basha citon raportet ndërkombëtare: Kërkoni ndjesë për varfërinë që i shkaktuat shqiptarëve! Kjo qeveri, shfaqja e një regjimi që s'ndryshon dot fytyrën

 

Ndërsa ka cituar raportet ndërkombëtare, nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që t'i kërkojë falje shqiptarëve për gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi. Sipas Bashës, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan, e ndërsa citon OKB, ai shprehet se vendi ynë është po ashtu edhe prodhuesi kryesor i Hashashit në Europë. Kryedemokrati akuzoi edhe njëherë Ramën se vodhi zgjedhjet, teksa shtoi se qeveria   është "shfaqja e një regjimi që nuk e ndryshon dot fytyrën e vet e as efektet negative që ka në jetën e çdo shqiptari".

"Sipas Eurostat, eksodi masiv i shqiptarëve ka konkurruar denjësisht me Asadin e Sirisë për azilkërkuesit që janë shfaqur dyerve të Europës nga keqqeverisja jote. Në vend të ulni kokën e të kërkoni ndjesë, keni pacipësinë të rrihni gjoksin. Mburrjet janë për qytetarët njësoj si t'i rrotullosh thikën në plagën që i ke hapur. Sipas DASH Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar i Ballkanit. Korrupsioni ka shkuar në nivelin e kapjes së shtetit. Për klimën e biznesit, Shqipëria renditet e fundit në Europë. Për OKB je prodhuesi kryesor i hashashit në Europë si i vetmi produkt me të cilin njihet qeverisja jote, ndërsa fermerët janë lënë pa mbështetje. Sipas UNESCO je në vendet më të ulëta për financimet për arsimin, më i ulëti për Shqipërinë në 20 vite. Shqipëria është e fundit në Europë sa i përket shpenzimeve për mjekësinë. Kur pandemia trokiti në derë, qytetarët hynë në borxhe për të shpëtuar jetët e tyre. Borxhi publik ka dalë nga binarët, premtove se do ta ulje dhe e çove mbi 80%, më të lartin në Rajon, pa futur këtu PPP që nuk i konsideron si borxh dhe vetëm këto kanë kapur vlerën e 2 miliard eurove. Ti ke mashtruar. E sëmura e madhe reforma në drejtësi që mbahet e intubuar nga partnerët, por e goditur nga korrupsioni i kësaj pakice. Pyetja që ngrihet është ku i gjetët votat? Dhe përgjigjja vjen nga OSBE që konfirmon masakrën zgjedhore. Aty thuhet se ka patur vjedhje masive të votave dhe presion. Edhe fondet e rindërtimit janë përdorur në këmbim të votës. Keni përdorur grupet më të zeza kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Ndryshuat fletën e votimit që sollën një numër rekord votash të pavlefshme. Ata që kanë prodhuar këtë gjendje ekonomike, politike  e sociale, ndalën dhunshëm ndryshimin. Kështu vdesin demokracitë, fiton autoritarizmi. Përbërja e kësaj pakice reale që hiqet si shumicë fiktive, është shfaqja e një regjimi që nuk e ndryshon dot fytyrën e vet e as efektet negative që ka në jetën e çdo shqiptari", tha Basha.

Ora 18:38
Basha: Demokracia shqiptare është vrarë! Rama ekzekutori i zgjedhjeve, fryn gjoksin përballë dështimit

Pas ardhjes së kryeministrit Edi Rama fjalën në Kuvend e ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit hodhi sërish akuza ndaj Ramës, për zgjedhjet.

“Përfaqësues banal, i një pakice banale është një provë e një fakti të njohur botërisht. Demokracia shqiptare nuk është në krizë ajo ka vdekur. Nuk vdiq për shkaqe natyrore, paçka se sëmundja e saj ishte e rëndë. Demokracia shqiptare është vrarë. Kushdo  që është ngritur në këtë foltore në këto 3 dekada ka borxhet dhe mëkatet e veta por ekzekutori i fundit është i  që foli para meje. Provë e kësaj është fjalimi që mbajti pas  2 mandatesh të dështuara. Është dëliri për të fryrë gjoksin përballë dështimit me pasoja tragjike përpara paaftësisë kronike për të menduar për 1 çast të vetëm për mënyrën si mund të lëshojë pushtetin e marrë në mënyrë të paligjshme. Duhet të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës për çfarë i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij. Nëse zgjedhjet sdo ishin goditur për tu mohuar shqiptarëve shprehjen e tyre të lirë. Sduhet të ishte në këtë sallë për të amnistuar dështime të vjetra”, tha Basha.

Ora 18:28
Salianji replika nga vendi, Rama: Kam vendosur të bëj çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por mos abuzoni me tolerancën

 

Me durim dhe qetësi i është përgjigjur Rama replikave të Ervin Salianit nga vendi, pasi kryeministri mori fjalën në foltoren e Kuvendit. Rama u shpreh se do bëjë çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por i bëri thirrje opozitës që të mos "abuzojnë" me tolerancën. Ai iu drejtua opozitës duke theksuar edhe njëherë se nuk do të arrijnë asgjë nëse përsërisin këto sjellje.

"Do ta kalojmë me durim, e kam vendosur që realisht do bëj çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por mos abuzoni as tolerancën, as mirësjelljen dh epo ju them keni 8 vite që përsërisni të njëjtën gjë me shpresën se do arrini rezultat tjetër. Keni 8 vite që e bëni këtë gjë. Nuk kam asnjë nevojë të justifikohem dhe sa për frikën apo trimërinë, zgjidhja është e qartë, unë kam zgjedhur frikën, si trima ju kam lënë ju, por mos fyeni inteligjencën tuaj, të prindërve tuaj, keni mbajtur 2 orë foltoren bllokuar pa arsye. Me njerzëllëk çdo gjë mund ta flasim, por që të mos kemi herë tjetër këtë çështje, se kur unë qëndroj këtu, se kur largohem, se ju u larguat 2 vjet e ne nuk bllokuam foltoren duke ju kërkuar ju. Çdo njeri e vendos vetë. Në respekt të kërkesës suaj që të jem i pranishëm, se nuk kam asnjë detyrim. Kryetar hajde, unë jam mbrapa për të dëgjuar", tha Rama.

 

Ora 18:19
PD bojkotoi foltoren, Rama vjen në Kuvend: Me të keq e me përdorimin e forcës me ne s’keni fituar asnjëherë dhe s’do fitoni! I gatshëm të dëgjoj Bashën

Pasi Pd bojkotoi foltoren dhe nuk merrte fjalën pa ardhur kryeministri Edi Rama ky i fundit ka mbërritur në Kuvend. Në përgjigje të deputetëve të Pd thotë se nuk e ka detyrim të vijë se do opozita por thekson se e pa të arsyeshme që të kthehej.

“Dy fjalë ju detyrohem, kam detyrimin të qëndroj në sallë kur për një arsye dhe një tjetër nuk mund të jem në sallë. Shiko keni 2 orë që më kërkoni tani vij do më lini të flas. Së dyti dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur me aq humor që është kërkuar nuk mund të jetë një debat i ndjekur nga të gjithë dhe gjithçka që ka interes për ne shënohet dhe analizohet më pas. Unë nuk erdha në 4 për shkak të ngarkesës së punës si rezultat i paktit që pasnesër duhet të largohem për shumë ditë  dhe për këtë arsye janë shumë detyra për tu ndjekur. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishi ngroitur çëhstjen që të jem i pranishëm gjatë fjalës së kryetarit të Pd thashë që do vij në.

Ju bllokuat foltoren dhe ajo që thashë dhe më parë dhe po e përsëris, me të keq me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e  trupit si pengese me ne as nuk keni fituar asnjëherë dhe as nuk do të fitoni  asnjëherë. Jam i gatshëm ta dëgjoj Bashën. I dëgjoj atyre që thashë sot dhe po iu them e gjykova të drejtë kërkesën tuaj të jem këtu sot por skam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju  se duhet të qëndroj dhe sa mendoni ju që duhet të qëndroj. Unë ju thashë që do jem në 5 dhe ju bllokuat foltoren, u detyrova të pres që ju ti hapni rrugë arsyes dhe ja ku më keni. Do iu krijoj kushte të favorshme psikologjike”, tha Rama.

Ora 18:04
Jorida Tabaku: Nuk kishte program, 41 faqe propagandë e dalë boje. Asnjë rrjeshtë për integrimin

 

"41 faqe propagandë e ka konsideruar Jorida Tabaku programin qeverisës të Rama3. Nga foltorja e Kuvendit, ku vendosi të flasë, ndryshe nga deputetët e tjerë të opozitës, Tabaku tha se program, nuk kishte asgjë për integrimin. Sipas saj, vendi është sot më larg se kurrë BE-së.

"Kush kishte besuar se një zonjë në krye të Kuvendit do ndryshojë gjërat , e shikon sesa mirë do shkojnë gjërat. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë. Nuk është e lehtë për mua e kolegët e mi të jemi këtu., ku çdo problematikë që kemi ngritur zërin, është përkeqësuar. E lamë këtë sallë me 6 persona të inkriminuar e gjejmë sot me 12 të tillë. E vetmja shpresë dhe energji q ëmë shty në këtë betejë, është ndershmëria e çdo shqiptari që na votoi. Sot nuk kishim një program, 41 faqe të një propagande të dalë boje, pa vizion, gënjeshtra bajate. Shqipërinë reale shqiptarët e jetuan e provuan në lëkurë. Votat u blenë me paratë e buxhetit të shtetit. Shqiptarët panë zhbërjen e një tjetër premtimi, shëndetësinë falas, e nxori zbuluar pandemia. Shqipëria është kthyer 15 vite pas sipas nivelit të varfërisë. Me këtë qeveri paga reale ishte në rënie. Borxhi publik sot po arrin  në 95%. Shqiptarët për 8 vite nuk panë rritje ekonomike, me të ardhurat për frymë më të ulëtat në të gjithë Rajonin. Shqipëria etiketohet si vendi i pastrimit të parave. Një ekonomi ku çdo vit 300 mln euro shkojnë si taksë korrupsioni nëpër tendera e koncesione. Kanë sjellë ndonjë gjë që ka ndihmuar ekonominë. 7 ligje i kanë shkruar bizneset, i kanë sjellë këtu, janë miratuar këtu. E la trajtuar si plaçkë pronën publike, e ka dhënë me 1 euro. Reforma në pensione, 23% është rritur deficiti. Reforma në arsim, i braktisën universitetet shqiptare. Arsimi publik është braktisur. Dështimi më i madh i Ramës është procesi i integrimin, prandaj për mua nuk është çudi që në program nuk ka asnjë rresht për integrimin, për 15 kushtet. Sot jemi më larg BE.

Ora 17:55
Rushaj llogari Nikollës: Na thatë që Rama do vinte në 17:00 ku është?

 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar llogari pse nuk është i pranishëm në sallë Edi Rama.

"Na thatë që Rama do vinte në 17:00 ku është, mirë ne dhe shqiptarët na gënjeu, po dhe juve. Rama t'u dal Zot atyre që ka thënë, na thoni pse s'erdhi Rama në orën 17:00, pse gënjeu prap, duan ta dinë qytetarët se s'është fjala për Ramën, por për kryeministrin e Shqipërisë", tha ai.

Ora 17:50
Mesila Doda kërkon 30 minuta pushim për grupin parlamentar 'Demokraci dhe Integrim': Ne jemi të pranishëm dhe të përgatitur, kryeministri mungon

 

Pas PD-së, edhe grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim ka kërkuar ndërprerjen për 30 minuta të seancës në Kuvend. Kryetarja e këtij grupi parlamentar, Mesila Doda tha se opozita erdhi në Kuvend e përgatitur rreth programit qeverisës të prezantuar nga Rama, por shtoi se seanca nuk mund të zhvillohet pa praninë e Ramës, duke kërkuar 30 minuta pushim, për të zhvilluar një mbledhje të grupit.

"Është një respekt për të gjithë ne që të jemi të përkushtuar në ditën e parë që diskutohet programi qeverisës. Programi u shpërnda dje., nuk patëm më shumë se 24 orë, por opozita bëri punën duke qenë të pranishëm dhe të përgatitur. Ne kërkuam vetëm që të jetë kryeministri, për këtë kërkoj 30 minuta pushim në emër të grupit për Demokraci dhe Integrim", tha ajo.

 

Ora 17:48
Ahmetaj: Duhet kontribut majtas dhe djathtas! Programi qeverisës i konceptuar si një plan i detajuar reformash! Vizioni ynë, Shqipëria në një tjetër nivel

 

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për programin e qeverisë në mandatin e 3, duke theksuar se sipas tij do të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike. 

“Përgjegjësia dhe privilegji janë njëlloj si për ne majtas dhe për ju djathtas për të kontribuar në një moment tejet të vështirë jo  vetëm për Shqipërinë por për të gjithë vendin tonë. Të hedhim hapa që se dëmtojnë përkatësinë politike, përtej përkatësive politike. Programi ynë është i konceptuar si një plan i kujdesshëm i detajuar reformash dhe aksionesh që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes programin tonë për të çuar vendin në një nivel tjetër. Shqipëria 20-30 do jetë një vend me një rritje ekonomike të qëndrueshme. Mandati i 3 shpalos planin tonë të punës që bazohet në 5 shtylla. Një shifër për të kuptuar dimensionin e goditjeve. Falë ndërhyrjes së qeverisë ndaj të punësuarve dhe bizneseve ekonomia sot ka kapur ritmin e para krizës. Sot kemi rifituar të gjitha vendet e punës që humbëm nga pandemia”.

Ora 17:48
Deputeti i opozitës: Me aeroplan të ikim te selia e PD? Rama ka futur tavën në furrë

 

Një nga deputetet e opozitës ka kërkuar sërish shtyrjen e seancës parlamentare për të zhvilluar mbledhje grupi. Ai tha se mbledhja u zhvillua në seancën e Kuvendit sepse koha e vënë në dispozicion nuk mjaftoi.

" Me aeroplan do ikim te selia e PD, ne kërkojmë kohën e nevojshme, 15 minuta nuk janë të mjaftueshme për të ikur dhe kthyer. Rama ka futur tavën në furrë, insAllah nuk i digjet", tha ai.

Ora 17:33
Rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, opozita bllokon foltoren, Ahmetaj flet nga vendi

1631806360_bllokim.jpg

Rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, opozita bllokon foltoren, Ahmetaj flet nga vendi.

Ora 17:22
Alibeaj bllokon foltoren, ndërpritet sërish seanca për 10 minuta

 

Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj ka bllokuar foltore, për këtë arsye seanca u ndërpre për 10 minuta.

Ora 17:21
Alibej bllokon foltoren: Rama na shtriu dorën, tha që gjithçka do ndryshojë, urdhëro tani! Spaho: Po tallet me opozitën

 

Opozita ka penguar vijimin e seancës pa praninë e kryeministri Edi Rama në Sallë, ndërsa Enekelejd Alibej bllokoi foltoren. Ai përmendi premtimin e Ramës në Kuvend më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa tha se situata vijon të jetë po njësoj.

"Na shtriu dorën qëparë që gjithçka do ndryshojë, urdhëro tani, ja kaq e thjeshtë është", tha Alibeja.

Nga ana tjetër, Edmond Spaho akuzoi Ramën se "po tallet me opozitën".

Ora 17:09
Salianji: Rama paradite flet si baba i kombit, por pengon opozitën! Duam të zhvillojmë mbledhjen në parlament! Balla: Sallën s'mund ta marrë peng askush  

 

Vijojnë debatet në Kuvend. PD kërkon të zhvillojë mbledhjen e grupiy të PD në sallë derisa të vijë kryeministri Edi Rama, kurse një gjë e tillë kundërshtohet nga mazhoranca.

Fjala e Salianjit dhe Ballës:

Ervin Salianji: Smund tju japim as taktikën parlamentare as mënyrën si votojmë. Ose na jepni mundësinë të zhvillojmë mbledhjen këtu ose ndërpriteni të shkojmë në mbledhje në selinë e Pd dhe të kthehemi me vendimmarrje të grupit të PD. Çdo qytetar që na ndjek ndihet i fyer se si kryetarja e kuvendit që mund të kishte tjetër mentalitet dhe sjellje të bëjë të mundur realizimin e një kërkese minimale. Ska debat dhe as ta marrë fjalën dikush tjetër. Kemi që në 10 që presim ti vijë rradha opozitës dhe në momentin që vjen fjala për të folur.... Nëse pengoni fjalën e lirë dhe të drejtën më minimalistë të opozitës për çfarë diskuton. Flet si babai i kombit paradite dhe përdor të gjithë instrumentat në mënyrë të turprshme për të penguar opozitën.

Taulant Balla: E para për procedurë nuk merret 2 herë për 1 çështje. Neni 52 ia ka dhënë të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtuesit të seancës. O zot po lexoni mo...

Drejtuesi mund ta ndërpresë seancën deri në 60 minuta e vendos drejtuesi i seancës, drejtuesi foli dhe tha 15 dhe nuk u kundërshtua. Nuk shkruhet asgjëkundi në këtë rregullore që mbledhjet e grupit parlamentar zhvillohen në këtë sallë.

Se kështu i bie 4 grupe parlamentare të opozitës të marrin nga një prë dhe të rrimë 4 porë të presim ndërmarrjet historike të opozitës. Dikush  tha se kundërfirmëtari duhet të ishte këtu në sallë. Po thirreni dhe metën se ai është kundërfirmëtari. Marrja peng nga askush  e sallës së kuvendit nuk  është sanksionuar në asnjë vend. Nëse do ni të bëni mbledhje grupi shkoni dhe bëjini atje ku bëhen.

Ora 17:07
Arben Ahmetaj çohet në foltore, shkon Alibeaj! Zv.kryeministi kërkon largimin e truprojave: O djema ikni se s'kemi për t'u zënë me grushte

 

Arben Ahmetaj çohet në foltore, shkon Alibeaj! Rrethohet nga truprojat, por Ahmetaj kërkon largimin e tyre. 

"O djem largohuni se nuk kemi për t'u zënë me grushte, s'ka nevojë, po vendosi kryetarja që do flasë Enkelejdi do iki unë, po vendosi të flas ynë, do vazhdoj. Të lutem tërhiqi djemtë se nuk ka nevojë", tha Ahmetaj. 

Ora 16:54
Rifillon seanca në Kuvend pas 30 minutash, opozita kërkon sërish ndërprerjen deri sa të vijë Rama

1631801317_nikolla.jpg

Rifillon seanca në Kuvend pas 30 minutash, opozita kërkon sërish ndërprerje deri sa të vijë kryeministri Edi Rama.

Ora 16:43
Shtrëngojnë duart ‘pas stuhisë’ në Kuvend, mesazh ‘paqeje’ nga Gogu dhe Rushaj

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme si edhe përbërjen e kabinetit të ri, ndaj të cilit u ushtruan pyetje.

Pavarësisht polemika dhe debateve të shumta politike, pas prezantimit, në sallë u panë edhe takime mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Më konkretisht, duke shtrënguar dorën e njeri-tjetrit janë parë deputeti socialist, Toni Gogu dhe kreu i Grupit Parlamentar, Alfred Rushaj. Kjo duket si një “shenjë paqeje” që pavarësisht debateve në Kuvend dhe kundërshtimeve të shumta, njeriu është njeri.

Për nisjen e maratonës për zbatimin me përpikmëri të programit të qeverisë “Rama 3”, kryeministri gjatë fjalës së tij i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe opozitës.

Ora 16:21
Rama s'është i pranishëm në seancë, PD kërkon për të marrë një vendim nëse do vijojnë diskutimet, seanca ndërpritet për 15 minuta

 

Është ndërprerë për 15 minuta seanca në Kuvend, me kërkesë të PD-së. Shkak për këtë u bë mungesa e kryeministrit Edi Rama në sallë dhe refuzimi i opozitës dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës për të mbajtur fjalën në mungesë të kryeministrit. Për këtë Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj kërkoi 47 minuta kohë që të mblidhen për të marrë një vendim

"Ne si Grup Parlamentar duhet të mblidhemi për të marrë një vendim dhe kërkojmë të ndërpritet seanca që të marrim një vendim. Kërkojmë 47 minuta", tha ai.

Megjithatë, Kryetarja e Kuvendit i dha vetëm 15 minuta kohë.

 

Ora 16:19
Shehu: E patolerueshmë që Rama të zhduket, vetëm në Kinë ndodh kështu! Rushaj: Të ndërpresim seancën! Nikolla: Ka arsye pune, kryeministri vjen në orën 17:00

Opozita ka kërkuar ndërprerje të seancës plenare për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama në sallë. Sipas kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Rama mungon për arsye pune dhe se do të vijë në 17:00.

Debati: 

Tritan Shehu: Rama zhduket dhe ska guxim të ballafaqohet, është e patolerueshme dhe kundër çdo principi. Unë ju respektoj shumë juve ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin, fillojmë nesër në një ditë të re nëse Rama është i lodhur. Kështu ndodh në çdo vend demokratik të botës vetëm te Kim Jon un ndodh kështu.

Alfred Rushaj: Kërkoj të ndërpritet seanca, të mblidhet konferenca e kryetarëve. Ska punë më të rëndësishme se kjo ku do miratohet plani i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Lindita Nikolla: Mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme

Alfred Rushaj: Të ndërpresim seancën dhe të presim sa të vijë Rama

Nikolla: Kam njoftim se Rama do vijë në orën 17:00

Ora 16:15
Bardhi: Pse nuk është Rama në sallë? Balla: Nëse Basha nuk merr fjalën, të kalohet te deputeti i radhës

 

Opozita nuk ka pranuar që të flasë mbi programin e tretë qeverisës pa qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkon të dijë se motivet pse Rama nuk është i pranishëm në seancë.

"Çfarë ka pasur më të rëndësishme Edi Rama që nuk wshtë në seancë", tha Bardhi.

Refuzimit të opozitës për të folur, i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, taulant Balla. Ai tha se mungesa e kryeministrit nuk është një motiv që opozita të refuzojë të flasë.

"Koha e kryetarit të opozitës është e barabartë me kohën e kryeministrit, për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregulloja ka ndryshuar pas vitit 2013, në duhet të vazhdojmë debatin për këtë çështje, e gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar diskutimet, do ishte mirë dhe në dinjitetin e opozitës për të bërë pyetje, deputete e rinj duhet të dinë që ndërhyrja gjatë fjalës së një kolegu është shkelje, unë nuk marr përsipër që të edukoj askënd. Nëse deputeti nuk e merr fjalën, fjala kalon te deputeti pasardhës, nëse i referohemi asaj që është e drejta zakonore, kurrsesi dhe asnjëherë nuk është ndërprerë debati nëse kryeministri nuk është sallë", tha Balla.

Ora 16:09
Rama s'është i pranishëm në seancë, Basha refuzon të flasë

1631801278_basha2.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar të shfrytëzojë kohën e tij për të folur në Kuvend, për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama. Demokratët bënë thirrje që të ndërpritet seanca deri në mbërritjen e Ramës, por një kërkesë e tillë u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Vetë Basha nuk bëri komente, por refuzoi të merrte fjalën kur iu dha kjo e drejtë nga kryetarja e Kuvendit.

Ora 16:06
Rama mungon, opozita kërkon ndërprerjen e seancës plenare! Rushaj: Të vijë këtu që të dëgjoj mendimet tona për programin e tij qeverisës

 

PD kërkon ndërprerjen e seancës parlamentare sepse kryeministri Edi Rama nuk është në sallë.

" Ky është programi politik që ka paraqitur Rama, sic u diskutua të mbledhja ai vetëm këtë seanca ka të drejtë për të të caktuar datën dhe të flitet këtu kur flitet për programin e tij qeverisës, ndenjëm lloj gjërash që vetëm program të mos kishte, të ndërpritet seanca, Rama të vij këtu të paraqitet, dhe të vijojmë debatet, tani ai duhet të dëgjoj mendimin e opozitës për propozimin e tij", tha Rushaj.

Ora 11:41
Përplasja e parë në Kuvend Rama-Basha! Kreu i PD: Kanë vdekur 16 mijë persona nga COVID! Kryeministri: Përballuam edhe aleancën tuaj me virusin

 

Teksa ishte në fund të fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Rama po fliste për përballjen e vendit me COVID-19, kreu i PD Lulzim Basha ka ndërhyrë nga vendi.

Teksa Rama nënvizonte se vendi nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë, Basha i kujtoi sipas tij numrin e vërtetë të viktimave, 16 mijë.

Akuzat nga vendi e Bashës detyroi edhe kryeparlamentaren Nikolla që të ndërhynte duke kërkuar qetësi.

Ora 11:37
Kuvendi 1 minutë heshtje për mjekët që humbën jetën nga COVID! Propozimi nga Tritan Shehu

 

Me propozim të deputetit demokrat Tritan Shehut, Kuvendi mbajti një minutë heshtje për 50 mjekët që humbën jetën nga COVID-19. Pas mbarimit të 1 minutë heshtje, Erion Brace tha se heshtja u bë "për ata mjekë që shërbyen dhe vdiqën jo për ata që bëjnë gallatë".

Ora 11:33
Rama: Ballkani i Hapur, për ta 'nxjerrë' vetë gomarin nga balta, as lojë serbe e as konspiracion rus! Dua bashkëpunim të ngushtë me Kosovën, të trajtojmë me respekt mosdakordësitë

Kryeministri Rama mbrojti nismën Ballkani i Hapur ku tha se kjo i shërben të gjithë rajonit që të fuqizohen dhe për 'të nxjerrë' vetë gomarin nga balta pa pritur Brukselin. Ai tha se me Kosovën do bashkëpunim të ngushtë dhe se mosdakordësitë duhet të trajtohen me respekt.

" Ballkani i Hapur nuk është lojë e Serbisë. Ballkani i Hapur nuk është konspiracion rus apo kinez për të ringjallur Jugosllavinë. Nuk është një devijim nga integrimi. Të gjitha këto janë përralla me gogol, me një armik të deridjeshëm që Kosova, Shqipëria, e kanë mundur përfundimisht si armik në luftën reale me bombola e me pushkë, falë SHBA e aleatëve më të mëdhenj evropianë. Foshnjat që lindën në atë luftë dhe që sot po bëhen djem e vajza për t’u martuar, nuk ja kanë borxh politikës që luan luftash me Serbinë as në Prishtinë, as në Tiranë. Nuk ja kanë borxh që Kosova, e nxitur dhe nga Tirana, për politika që s’kanë të bëjnë fare me kombin, t’i humbasë në paqe si në një rule kazinoje politike, ku blofet në politikë të brendshme e të jashtme pasojnë njëra-tjetrën, të gjitha përfitimet. Ju takon autoriteteve të Kosovës të marrin vendimin, ndërsa neve na takon thjesht t’i respektojmë. Ama, për Shqipërinë vendosin autoritetet e Shqipërisë dhe ata duhet t’i respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë vendimet, duhet t’i diskutojmë, por kurrë t’i shpallim si tradhtarë, filo-rusë e filo-serbë, ata që mendojnë ndryshe, duke luajtur me padije. Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit.Ballkani i Hapur nuk merr përsipër asgjë jashtë procesit të Berlinit dhe nëse dikush del e thotë është kjo gjëja këtu, hajde ta diskutojmë. Ta nxjerrim vetë gomarin nga balta pa pritur të na ikë dhe një 10-vjecar, duke shprehur që do vijnë të tjerët t’i tërheqin litarët për ne nga Berlini e Parisi, ndërkohë që ne rrimë e thurim tym me njëri-tjetrin. Padyshim, nuk diskutohet mbështetja, ndihma, inkurajimi i tyre është tejet i çmuar, siç është dhe Ballkani i Hapur për të përshpejtuar procesin e integrimit. Kjo nuk do shumë mend e shumë mund. Ballkani i Hapur është i njerëzve që nuk duan të presin me orë të tëra nëpër kufij, është i fermerëve, kryesisht atyre shqiptarë që janë sot eksportuesit më të mëdhenj në rajon, është i tregtarëve që nuk duan të kontrollohen nga disa palë doganierë e inspektorë, është i turistëve që nuk kanë kohë të zbresin në një vend e për të kaluar te tjetri të përzhiten në radhë kilometrike, është i punëtorëve, i atyre që duan të punojnë, të gjejnë një vend pune më të mirë, të synojnë të shkojnë diku tjetër, dhe që nuk duan të merren me viza, dokumente, leje qëndrimi. Ballkani i hapur është i studentëve e pedagogëve, që duan të mësojnë gjëra të reja e të shkëmbejnë idetë. Është i tregjeve të hapura. Është për kulturat tona, që duhet të ndërveprojnë, siç ndodh kudo. Është i shteteve që duan të bëhen pjesë e Evropës së Bashkuar, që përmes kësaj nisme hyjnë në një proces të ri, siç do duhet të hyjnë kur do të bëhen pjesë e BE. Në një kornizë më të vogël, këto shtete mësojnë, përballen me vështirësi, që në momentin e hyrjes në BE, ato kanë nxjerrë disa konkluzione.Ku është tradhtia këtu, ku është konspiracioni, ku është asimilimi, ku është dreqi këtu? Apo do të përfitojë Serbia këtu se është më e madhe? Neve nuk na intereson fare çfarë përfiton Serbia, po sa përfiton Shqipëria dhe Kosova. Shqiptarët së bashku bëjnë që serbët janë vetëm njëri nga dy kombet e mëdhenj.A duhet të kërkojë falje Serbia për krimet e luftës? Po, nuk e luan topi. Pa u vënë aty kërkesa për falje dhe pastaj falja, nuk mbyllet kurrë saga e këtij konflikti. Por si arrihet kjo? Duke u izoluar apo duke u hapur, duke u afruar, duke rënë dakord për gjëra që janë në dobi të mirëqenies ekonomike e sociale. Nëse nuk paraqitet si popull i përkushtuar ndaj paqes, populli shqiptar është i destinuar të humbasë. Me rrugën e lehtë të luftës imagjinare, me facebook, kolltuk, ekrane, ka vetëm rrënim dhe izolim, këtë di të them unë. Megjithatë, biem apo jo dakord për Ballkanin e Hapur, dua që të bashkëpunojmë ngushtësisht me qeverinë e Kosovës. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë nuk mund të negociohen asgjëkundi! Koha do ta tregojë se kush ka të drejtë. Të merremi me punë konkrete në dobi të njerëzve dhe të jemi të angazhuar", tha Rama

Ora 11:33
Rama: Do krijojmë një akademi ekselente për ushtarakët tanë, stërvitje e ngjashme me SHBA-në

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së sotme në Kuvend, së sotme se u ka kërkuar aleatëve që të krijohet një akademi ekselente për stërvitjen e ushtarakëve tanë e ngjashme më atë të ushtarakëvë në SHBA.

‘Ne do jemi në New York për Asamblenë e Përgjithshme Kombëtare, u kemi kërkuar të aleatëve tanë, për një akademi ekselente dhe të do të këmbëngulim në mënyrë që shkollimi akademik i ushtarakëve shqiptarë të bëhet në kushte e shkencës që bëhet në SHBA. Krahas digjitalizimit të thelluar të policisë së shtetit sigurimit të inteligjencës arfiticiale për të monitoruar grupet kriminale do të reformojmë policinë e shtetit, për reformimin e akademisë së policisë si dhe për të ulur moshën për efektivët e policisë.’- tha Rama.

 

Ora 11:16
Rama prezanton programin qeverisës, Basha shihet i shqetësuar dhe duke folur në telefon

Teksa kryeministri Edi Rama prezantonte programi qeverisës, kryedemokrati Lulzim Basha është parë i shqetësuar në seancën plenare. Basha shihet duke zhvilluar një telefonate, ndërkohë që para gojës ka vendosur dorën, në mënyrë që mos të dëgjohej se çfarë po fliste.

Ora 11:15
Rama: Hapja e negociatave, jo në dorën tonë! Shqipëria tani shihet me respekt dhe si pikë referimi në Ballkan

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së saj për programin qeverisës ceku edhe çështjen e integrimit në BE-ë, ku ripërsëriti se kjo gjë nuk varet nga qeveria, por nga politika e brendshme e shteteve anëtare në BE. Por kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk ndryshon asgjë për të ecur para dhe për të përmbushur të gjitha kushtet që Shqipëria të jetë një standard i vendeve të BE-së. Rama sakaq tha se tashmë Shqipëria shihet si pikë referimi në Ballkan.

‘Konferenca ndërqeveritare, nuk është në dorën tonë. Varen si e ato e kanë hallin e tyre ato që kanë në dorë atë punë. Ne e kuptojmë më së miri, është një mënyrë funksionimi. Kjo nuk ndryshon asgjë për të ecur para dhe për të përmbushur të gjitha kushtet që Shqipëria të jetë një standard i vendeve të BE-së. Se kur hapet konferenca e se ku mbyllet nuk është në dorën tonë. Çështja është që balta që hidhet këtu, na bën të shfaqemi në sytë e tyre si i vetmi vend në historinë e integrimit të BE-së, ku njëra palë paraqitej si vullnetare për integrimin dhe tjetra si kur është kundër. Tani shihemi me respekt nga të gjithë si pikë referimi në Ballkan. Kush do ta mendonte se kancalerja e Gjermanisë do të vinte dy herë në Tiranë. Shqipëria tashmë se mbush karrigen si një vend i huja, por si një shtet i panjohur. Kam marrë disa mesazhe politike për qëndrimin e Shqipërisë në miniserialin e NATO-s, në forumin ndërkombëtar në çështjen e Krimëse.- tha Rama.

Ora 11:09
'Do të jetë dita ime më e bukur', Rama në Kuvend: Gjithçka për një rritje domethënëse të pensioneve! Nuk është premtim, por angazhim solemn

Nga salla e Kuvendit, Kryeministri Rama bëri një angazhim të madh për të gjithë pensionistët. Rama tha se do të bëhet gjithccka që është e mundur për të pasur një rritje domethënëse të pensioneve.

"Në fushatë nuk kemi premtuar asgjë as për pensionistët jo se nuk e dimë që ata nuk e meritojnë të shpërblehen. Por nuk kemi mundur dot dhe nuk mundemi akoma dot sepse honi kërcënues i hapur për shumë e shumë vite nga skema e njohur e pensioneve. Megjithëse sot është ngushtuar honi ende nuk është mbyllur që ne të hedhim hapin përpara me një rritje domethënëse.

Unë dua të them sot, jo nga foltorja e fushatës por nga foltorja e këtij Kuvendit të gjithë gjyshere dhe gjyshërve se një plan për ta është në tryezë për ta. Do të jetë dita më e bukur e jetes sime publike dhe politike të marr shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar për një rritje të konsiderueshme të pensioneve të tyre. Ju lutem mos e quani premtim përpara Kuvendit por një angazhim solemn për të bërë gjithccka që është e mundur. Ia  vlen të bëjmë maksimumin", tha Rama.

Ora 11:00
Rama thirrje ministrave dhe drejtorëve: Kush ka llogari me ligjin s’fle më i qetë! Nëse ju akuzon drejtësia, s'ju mbrojmë

Kryeministri Edi Rama theksoi se cilido që do të shkojë para drejtësisë nga radhët e ekzekutivit do të duhet të mbrohet i vetëm. Sipas Ramës, ata që kanë llogari të hapura me ligjin nuk e bëjnë më gjumin e qetë                                

“Nga ana tjetër as qeveria dhe asnjë nga ne, 74 të mandatuarit nuk do përdorë as mandatin për të mbrojtur këdo qoftë nga akuzat e drejtësisë. Cilido qoftë, në ekzekutiv, në këtë sallë apo pushtet vendor do duhet të mbrohet vetë, bashkë me avokatin. Prezumimi i pafajësisë do të vlejë vetëm për procesin gjyqësor", tha Rama

Ora 10:56
Rama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike! Ky është mandati i korridorit blu, brenda 5 viteve do kemi autostradën Muriqan-Fier

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi programin e ri qeverisës, tha se turizmi do të hyjë në një fazë historike, pasi do ta nisa puna për ndërtimin e 4 porteve historike. Rama tha se kantierët e porteve turistike do të ngrihen në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Kreu i qeverisë tha se ky do të jetë mandati i korridorit blu, ku tha se në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës dhe Rrogozhinës.

‘Do të hyjnë në një fazë historike sa i përket turizmit. Do të nisë puna për katër kantierët e porteve turistike, Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, brenda vitit do të hapet kantieri dhe në Sarandë do të shpallet projekti. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të avionit civil por edhe zgjedhimin e aeroport ‘Nënë Tereza’, ku do të zgjatet pista. Ky do të jetë mandati i kantierit të korridorit blu, më i madhi ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit Thumanës dhe Rrogozhinës. Kemi pritur gjatë, që ky projekt të financohej e nga BE, por nuk do të presim do vijojmë punën. Në këtë mandat do vendosim pikat mbi në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara.’- tha Rama.

Ora 10:52
Rama veçon mjedisin: Nga 1 qershori asnjë qese plastike në treg, zero tolerim për kriminelët! S'jemi vend i pasur por s'mund të jemi kronikisht vend i papastër


Një fokus të veçantë në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Rama ia kushtoi mjedisit. Ai paralajmëroi disa masa shumë të forta në mbrojtje të mjedisit.

"Mjedisi do të jetë prioritet. Asnjë qindarkë nuk do të jepet për bashkitë nëse ata nuk garantojnë pastërtinë e mjedisit. Asnjë investim i ri pa respektuar mjedisin nuk i vlen fare komunitetit. Asnjë tolerim pushtetit vendor për të gjitha ndërtimet pa leje.

Ne duam ta bëjmë Shqipërinë e 2030 absolutisht kampione të turizmit në Ballkan. Që ta bëjmë këtë duhet të garantojmë pastërtinë dhe paprekshmërinë e paligjshme të turizmit. Vija bregdetare Shqipërisë, një mrekulli e Zotit dhe një pasuri që populli ynë duhet të përfitojë çdo ditë e më shumë duhet bërë si vija e Atdhedashurisë. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër por të bësh atë që duhet për vendin tënd. Në qershorin e vitit tjetër ndalohen përfundimisht qeset plastike. Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë, duhet ta kishim bërë me kohë. Mesazh im për industrinë që prodhon qeset plastike është që të mos kërkojnë lëshim sepse kjo është një dëm për të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk është një vend i pasur por nuk mund të jetë absolutisht një vend i papastër. Do të anulohen lejet dhe licencat absurde për të ricikluar mbetje me demek të riciklueshme kazan në kazan, duke ndotur mjedisin. Mos kërkoni lëshime nga qeveria. Dita e fëmijëve, 1 qershori, do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike", tha Rama.

Ora 10:50
Rama: Dyfishohet paga e solistëve të Teatrit të Operës që nga 2022, janë ambasadorët tanë në botë

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë mandatit të tretë synohet rritja graduale  e pagës minimale deri në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandati. Përveç rritjes së pagës së mjekëve  mësuesve, mjekëve e infermierëve me 40 % deri në fund të mandatit, Rama premtoi edhe dyfishim të pagës së solistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, për dhe për t'i stimuluar që të kthehen në ambasadorë të Shqipërisë në botë.

 "Paga e solisteve tanë të jashtëzakonshëm do të dyfishohet që nga viti i ardhshëm dhe së shpejti do të paraqesim program simulimi financiar për atë trup një nga njësitë më dinjitoze që ka vend për t'u kthyer ne ambasadorë për vendin në votë", tha Rama

Ora 10:44
Rama: Drejtësia e re po prish themelet e të fortëve që legenosën Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama se ka besim te reforma në drejtësi edhe pse rezultate e saj duhan kohën dhe durimin e gjithsecilit. Ai tha se sot drejtësia është më  e pastër dhe koha e të fortëve ka mbaruar ku ata ndodhen ose pas hekurave ose të fshehur në skutat e tyre pasi drejtësia e re po lëkund themelet e tyre.

"E kemi besuar dhe e besoj e dhe më shumë sot reformën në drejtësi me vetëdijen se rezultatet që të gjithë shqiptarë presin prej saj nuk vijnë as kollaj dha as shpejtë. Në vend ku ishte një drejtësi e kalbur është si të ndërrosh një vertebër të kalbur me një të re, duhet durim dhe një punë e gjatë përballë një sfide që duhet e pamundur. Sa herë që humbasim durimin dhe drita e largët  e reformës në drejtësi na humbet nga sytë le të kujtohemi se kur u nisëm nuk kishte as tunel, ndërsa pandëshkueshmëria e çdo të forti legenoste Shqipërinë, sot toka lëkundet nën këmbët e atyre që deri dje vrisnin dhe prisnin. Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë. Kokat e botës së krimit janë pas hekurave ose brenda skutave ku shtyjnë kohën por nuk ndalin dot dhënien e llogarisë para gjykatës. Mbështetja jonë për organet e reja të drejtësisë, vettingut dhe prokurorët e gjyqtarët e pastër do të kenë mbështetjen tonë  për çdo gjë që do të nevojitet nga ana jonë", tha Rama.

Ora 10:40
Rama: Do krijojmë një kanal të posaçëm informimi për median dhe publikun, konferencat e shtypit praktikë e mbyllur

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se qeveria e re do të krijojë një kanal të posaçëm, të aksesueshëm në faqen zyrtare për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht që lidhet me interesin publik.

‘Opozita dhe mediat të kërkojnë nga qeveria çdo informacion të mundshëm zyrtar para se të publikojnë gjëra të gënjeshtrat. Qeveria do të vendosë në dispozicion të publikut dhe të medies një kanal të posaçëm informimi në faqen e saj zyrtare për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht që lidhet me interesin publik.

Formati i vjetër i politikës tradicionale me konferenca shtypi dhe kundër-konferenca ku s'merr veshi i pari të dytin dhe publiku vetëm helmohet nga politika dhe si rezultat nga të gjithë ne, konsiderohet praktikë e mbyllur.

Kushdo që do të dijë qëndrimin tonë në çdo rast kur kritika apo denoncimi lidhet me interesin publik do ta gjejë të shkruar me përgjegjësi institucionale nga çdo autoritet përkatës i qeverisë."- tha Rama.

Ora 10:37
Rama: Brenda 2022 zhbëjmë pasojat e tërmetit! Vaksinimin masiv do t’i japë fund luftës rraskapitëse të pandemisë së COVID

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme tha se dy do të janë frontet e mëdha ku do të vijohet që të punohet, pandemia e COVID si dhe pasojat e tërmetit. Rama tha se brenda vitit 2022 do zhbëhen të gjitha pasojat tërmetit dhe nga ana tjetër nëpërmjet vaksinimit masiv do të dilet nga lufta rraskapitëse për pandeminë.

‘Kemi ende dy fronte të mëdha, të zhbëjmë përfundimisht pasojat e tërmetit, dhe nga ana tjetër frontit për të dalë nga lufta rraskapitëse për pandeminë. Ato që presin strehimin në shtëpi ky është një nga prioritet e qeverisë sonë. Pani ynë nuk ndryshon në 2022 do të mbyllë përgjithësisht tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit. Deri në ditën e kapërcimit të gjitha familjet e prekura që janë në pritje do vijojnë që të marrin nga shteti bonusin e qirasë.

Nuk ndryshon as plani i vaksinimit masiv dhe për gjithë popullin. Falë vaksinimit të vazhdueshëm. Dje kemi marrë lajmin ë miratimit të green pass digjital për qarkullimin në Europë dhe gjenerohet në E-Albania. Që të vaksinohen pa humbur kohë që të shpëtojnë jetën, edhe për të lëvizur lirisht jashtë vendit.’- tha Rama

Ora 10:30
Rama, i prerë me opozitën në Kuvend: Kurrë më negociator të huaj për krizat që i krijojmë vetë! Jemi gati për bashkëpunim por nuk na duhet asnjë votë e huaja

I prerë ishte Kryeministri Rama me opozitën në Kuvend. Pas dy vite e gjysmë përballë në Kivend, Rama ia tha dhe në sy opozitës se do të shtrijë dorën dhe se për asnjë arsye nuk do të pranojë ndërmjetësues të huaj

"Tjetër t'i biesh kundërshtarit me 'shuplakën' e oratorisë e tjetër ti biesh tavolinave, tjetër të votosh kundër dhe tjetër të grisësh fletën e votimit. Ne duhet të sillemi si njerëz. Kjo sallë të mos zhytet në vulgaritet, ku historikisht askush nuk del i fituar. Shumë skena dhe fjalë për të cilat nuk mund të jemi krenarë ka arkivi 30-vjeçar i këtij vendi. Shumë mundësi të humbura për të bërë më shumë ka në kujtesën e këtij vendi. Unë sot nuk dua të drejtoj gishtin te pala tjetër por dua të mbaj përgjegjësinë e pjesës sonë të fajit për sa na takon. Ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, por jemi gati të bisedojmë me ju për çdo gjë që ju dëshironi në të mirë të vendit. Ta keni të qartë me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni përfituar asnjëherë dhe asnjëherë nuk keni për të përfituar. PS nuk do të pranojë më asnjë përfaqësues të huaj për të zgjidhur krizat institucionale dhe politike. Ata krijohen nga ne dhe ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju", tha Rama.

Rama paralajmëroi dhe kryebashkiakët se nuk do të përfitojnë asnjë grant nga qeveria nëse nuk kujdesen për ambjentin. Referuar kritikave për Ballkanin e Hapur, Rama nuk la pa prekur edhe sagën e konfliktit Kosovë-Serbi

Ora 10:29
FOTOLAJM/ Basha, me vonesë në seancë plenare! I shoqëruar nga Gazment Bardhi dhe Kreu i Grupit Parlamentar

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, kryetari i opozitës Lulzim Basha u paraqit me vonesë sot në seancë plenare.

Teksa Rama prej minutash filloi fjalën Basha është fotografuar duke shkuar në Kuvend, ku do të dëgjojë fjalën e Ramës për prezantimin e programit politik.

Ora 10:25
Rama: Shqipëria vendi i parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri! Deputetet në Kuvend të bëhen pjesë e betejës së fuqizimit të vajzave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave.

"Jam këtu sot për të kërkuar votëbesimin e  qeverisë së re për mandatin e 3. Kjo qeveria e re do të hyjë në histori si qeveria më përbërjen më të lartë të grave. Përbërja e qeverisë ka qenë një pasqyrë e rritjes së numrit të grave në këtë kuvend. Kjo është një nga ata gjërat me rëndësi që koha u jep gjithmonë e më shumë rëndësi. Me votëbesimin e kabinetit të ri, Shqipëria rendit në vendin e parë mes vendeve të OKB-së për të klasifikimit për numrin e grave në qeveri. Dua të nënvizojë se pavarësisht përparimit të këtyre viteve në rritjen e përfaqësimit gjinor, beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje duket shumë i lartë. Ka ende shumë forca diskriminues ne dëm të grave dhe vajzave. Nuk është nevoja të shkosh në pika të humbura të vend për të gjetur raste dramatike. Dua të shpresoj dhe uroj që gratë e pranishme në këtë sallë ta ndjejnë më të fortë se kurrë më parë përgjegjësinë për t'u bërë misionere në betejën duke bërë akte konkrete në betejën për fuqizimin e vajzave dhe grave", tha Rama.

Ora 10:13
Nis Kuvendi, Balla: PD të ndreqë gabimet, të ruajë balancën në komisione! Alibeaj: Mos na bini në qafë   

Në nisje të seancës maratonë të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka thënë se sa i përket komisioneve parlamentare PD duhet të rishikojë deputetët që i ka listuar nga dy herë në komisione  në mënyrë që të ruhet një balancë.

“PS është i vetmi grup që është në këtë shumicë dhe të gjithë deputetët e tjerë janë në opozitë. Për të ruajtur këtë balancë do i kërkoja që deri në seancën pasardhëse të ndreqë ndonjë gabim ku ndonjë deputet është vendosur në më shumë se dy komisione. 4 deputetë e LSI apo PSD dhe ata të depozitojnë brenda kohës së përcaktuar nga kryetarja propozimet për tu bërë pjesë në disa komisione”, tha Balla.

Ndërsa ka ardhur një reagim nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se janë respektuar rregulloret dhe të mos i bie më qafë opozitës.

 “Nuk bëtë gjë tjetër veçse respektuat rregulloren. Një nga kërkesat që kishim dje ishte që programi, i cili është i panjohur për deputetët, por edhe për qytetarët do duhet të kishte dy tre ditë kohë sa publiku dhe deputetët të njiheshin. Kërkesa jonë për komisionet është paraqitur te ju. Bazuar në rregullore është bërë shpërndarja e deputetëve, nëse keni dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës dhe për t’i hequr numrat opozitës, është çështje që s’ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta, janë të shpërndarë në komisione dhe është çështje tjetër nëse ju nuk gjeni gjuhën me njeri tjetrin. Ne kemi paraqitur kërkesën, është e listuar nga ana juaj, zgjidhni hallet me njeri-tjetrin po jo duke i rënë në qafë opozitës", tha Alibeaj.

Ora 10:11
Prezantimi i programit qeverisës, Linda Rama e pranishme në Kuvend, ndjek me vëmendje kryeministrin

1631780705_Sequence03.00390323.Still024.jpg

Sot do të zhvillohet një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet që të miratohet programi i ri qeverisës i propozuar nga mazhoranca për 4 vitet e ardhshme. E pranishme në këtë seancë maratonë është parë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

Ora 10:07
Pandemia e COVID, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u bën thirrje deputetëve që të vaksinohen

Gjatë seancës së sotme plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të vaksinohen kundër Covid. Nikolla po ashtu u drejtoi thirrje deputetëve në sallë dhe që të respektojnë masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre.

“Ju lutem të mbajmë maskën, vetëm në momentin kur diskutoni, e do heqim. Duhet të jemi shembull për respektimin e masave të vendosura nga Komitetit Teknik”, tha ajo.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/09/2021 23:00

    Filloi teatri kuvendor!Le te bejme disa verejtje per te dyja palet:Programi i qeverise u shpalos,por pergjigjet,analizimi,kunderpergjigjet duhet te ishin lene per seancen tjeter.E cuditshme qe opozita kerkonte te pyeste e te kunderpergjigjej menjehere!Si arriti t'i analizonte 41 faqe brenda nje kohe kaq te shkurte?!Edhe kunderpergjigjja qe beri,tingellonte si e pergatitur me perpara,me sakte si faqe e marre nga fushata.Dy verejtje kam per Ramen:1-Heqja e konferencave per shtyp nuk lejon shprehjen e demokracise te shtypit e fjales se lire.Ju mund t'i botoni info.ne faqe zyrtare,por duhet qe gazetaret te bejne pyetje me te hollesishme.Shtepia e Bardhe s'ka dite qe te mos jape konferenca per shtyp,dalin zedhenesja,presidenti,zyrtare te tjere,por ama dalin cdo dite para gazetareve,eshte shprehje e demokracise.Veprimi juaj per heqjen e konferencave,me duket po aq simbolik,sa incidenti me mikrofonin qe i ndodhi Jim Acostes(CNN)gjate nje konference ne kohen e Trumpit.2-Juve deklaroni se nuk do kerkoni ndermjetesimin e te huajve per krizat e brendeshme.Jam pjeserisht dakord.Marezite tona nuk mund te kthehen ne <<dhembje koke>> te te tjereve,gjithashtu ulet dhe imazhi i vendit,si te pazote qe te bashkepunojme me njeri-tjetrin,por me thoni cili eshte <<shkopi magjik>>,sepse kur shikoj qe dhe nje seance e rendomte kuvendi degradon,si do te veprohet me kriza me te renda?! Nje verejtje tjeter e kam per Bashen,ne lidhje me/OPEN BALKAN/,Shqiperia do t'a respektoje Kosoven,por nuk mund te prese per rezultatet e nje dialogu Serbi-Kosove,qe po kthehet si ai Palestine-Izrael,pa fund ne dukje.Kosova ka dyshimet e pasigurite e saj,po ne,si shtet ku hyjme ketu?

    Përgjigju
  • xhevo: 16/09/2021 13:45

    Po Zonja Rama, pse pa maske?

    Përgjigju
  • feministja: 16/09/2021 13:10

    Nuk do te kete barazi gjinore derisa 100% e kabinetit te jene femra. Edhe kryeministri ben mire te behet trans-gjinor.

    Përgjigju
  • Anila: 16/09/2021 13:03

    Qeveri tradhtaresh.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 16/09/2021 08:43

    E para në botë për tradhti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?