Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor. Sipas Xhaçkës, angazhimi i politikës sonë të jashtme do të jetë konsolidimi i vendit si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Ndalur te "Open Balkan", Xhaçka u shpreh se nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE.
"Jemi një vend që me shumë punë ka ngritur Politikën e Jashtme. Zanafilla e këtij transformimi është politika që Shqipëria ka ndjekur prej dekadash në Rajon. Angazhimi ynë të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e vendit tonë si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimin e BP. Është një qasje e guximshme. Është një qasje që synon të forcojë marrëdhëniet mes vendeve të BP dhe t'i çojë në një fazë të re marrëdhëniet dy palëshe e shumëpalëshe. Të punojmë për të krijuar Rajonin tonë një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe njerëzore, në përputhje me Procesin e Berlinit, duke punuar për arritjen e 4 lirive, të njerëzve, mallrave, të shkëmbimit dhe kapitalit përmes nismës së Open Balkan, në mekanizëm për të përshpejtuar këto procese. Nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE. Marrdhëniet me SHBA gurë themeli për politikën tonë të jashtme do të jetë prioritet absolut i punës sonë në mandatin e tretë", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)
//ReportTv.al