Me durim dhe qetësi i është përgjigjur Rama replikave të Ervin Salianit nga vendi, pasi kryeministri mori fjalën në foltoren e Kuvendit. Rama u shpreh se do bëjë çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por i bëri thirrje opozitës që të mos "abuzojnë" me tolerancën. Ai iu drejtua opozitës duke theksuar edhe njëherë se nuk do të arrijnë asgjë nëse përsërisin këto sjellje.
"Do ta kalojmë me durim, e kam vendosur që realisht do bëj çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive, por mos abuzoni as tolerancën, as mirësjelljen dh epo ju them keni 8 vite që përsërisni të njëjtën gjë me shpresën se do arrini rezultat tjetër. Keni 8 vite që e bëni këtë gjë. Nuk kam asnjë nevojë të justifikohem dhe sa për frikën apo trimërinë, zgjidhja është e qartë, unë kam zgjedhur frikën, si trima ju kam lënë ju, por mos fyeni inteligjencën tuaj, të prindërve tuaj, keni mbajtur 2 orë foltoren bllokuar pa arsye. Me njerzëllëk çdo gjë mund ta flasim, por që të mos kemi herë tjetër këtë çështje, se kur unë qëndroj këtu, se kur largohem, se ju u larguat 2 vjet e ne nuk bllokuam foltoren duke ju kërkuar ju. Çdo njeri e vendos vetë. Në respekt të kërkesës suaj që të jem i pranishëm, se nuk kam asnjë detyrim. Kryetar hajde, unë jam mbrapa për të dëgjuar", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)
//ReportTv.al