Në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, deputeti Erion Braçe ka bërë thirrje në Kuvend që të rriten taksat për të pasurit dhe të lehtësohet kjo barrë për shtresën punëtore. Ai u shpreh se pabarazia në të ardhura është shumë e lartë, duke kërkuar me forcë që të rrëzohet sistemi i favoreve, që kanë bërë që të pasurit të paguajnë pak taksa.
"Jashtë pabarazia vlon. Statistikat e rrogave që paguhen sot tregojnë pabarazi dhe polarizim të thellë. Paga mesatare mujore në tremujorin e dytë të këtij viti ishte paga mesatare ishte në shtet 56710 lekë, në privat 68 196 në privat, po flas për të ardhurat bazë, ndërsa pabarazia është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve. Biznesi vip taksa për të është e shestë dhe tatimi i ulët si në Francë, Itali e Amerikë, Të shohësh xhiron, tatimin mbi fitimin e 100 vipave të ekonomisë shqiptare tregon se kemi shumë shumë punë. Kompania më e madhe private në vend për nga xhiro fshehur pas një emri në anglisht, deklaron fitim 1.1% të xhiros, paguan tatim mbi fitimin 0.2% të xhiros. Kompanitë farmaceutike q ëu kënaqën në para deklarojnë fitim 4.6% të xhiros dhe tatim fitimi 0.6% të saj. Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes ndaj të pasurve. Është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal. Të rrëzohet sistemi i përjashtimeve, favoreve që ka bërë që të pasurit të paguajnë kaq pak. Po kufizohen mundësitë veçanërisht në fshat duke sjellë varfërinë", tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)
//ReportTv.al