Për kryedemokratin Lulzim Basha, qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë reale për të parandaluar përhapjen e COVID, dhe për këtë prokuroria duhet të niste hetimet.
"Spitalet COVID kanë arritu kapacitetin maksimal, askush s'ka reaguar. heshtje totale, nuk fshihet dielli me shosh, nuk mundet të pranojmë si opozitë në çështje që ka të bëjë me jetën të trajtohet si inekzistente në një përpjekte të dobët të dalë boje për të fshehur realitetin për të cilin është përgjegjës me batuta bajate. As nuk ndihmojnë mjekët, as fëmijët, as vogëlushit në shkolla, nuk ka asnjë alibi, vetëm keqqeverisje, vjedhje dhe shpërdorim të pushtetit, abuzim të detyrës nga ana penale Të fillonte hetimet për mos veprimet e Edi Ramës dhe Manastirliut, ndërkohë që vendet e tjera kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e COVID. Një sfidë e madhe për këtë shoqëri, masa e suksesit nuk është të fusësh kokën si struci, apo të thuash që kemi fat që infektimet kanë arritur rekordin", tha Basha,
Lajmi kryesor:
Basha: Rama planifikon caktimin e Milva Ikonomit në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionin që do të 5-fishonte eurot për inceneratorët (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al