Basha: Rama planifikon caktimin e Milva Ikonomit në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionin që do të 5-fishonte eurot për inceneratorët (VIDEO)

14 Tetor 2020, 13:13| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 16:46

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar planin, sipas tij të Ramës për të dorëhequr Milva Ikonomin dhe për ta komanduar në Bashkinë e Durrësit. Sipas Bashës, kryetarja aktuale nuk pranon që të firmosë tenderin abuziv për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe sipas tij, për ta firmosur do të caktojë Milva Ikonomin. 

"Rama e ka mendjen të bëjë afera. Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje që të firmosë shkresën dhe të vjedhin paratë prapë me incineratorët. Këtu e ka mendjen ai, nuk e ka mendjen diku tjetër. Ky është plani. A do ta ndryshojë pas denoncimit që i bëra unë, mbetet për t'u parë. Plani është që Milva Ikonomi të dorëhiqet, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3 a e 4 dhe të firmosë shkresën për të çuar të paktën 100 milionë incineratorëve. Gjithçka e Edi Ramës është e lidhur me paratë, për t'ia marrë qytetarëve dhe për t'ia çuar oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e incineratorëve të plehrave", tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media me gazetarët, ku ka pasur në fokus disa çështje sipas së cilit ka dështuar qeveria Rama. Basha përmend çështjen e incerenatorëve, premtimet sipas tij të pambajtura për mjekët dhe infermierët. Ai është ndalur edhe te vendosja e maskës me detyrim, sipas të cilit nuk ka një masë reale. 

Kreu i PD-së iu drejtua Ramës duke u shprehur se ai: "Fryhet si gjel dhe kakaris si pulë".

Vendosjen e maskës  me detyrim, kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur si një vendim "për të larë duart" nga ana e qeverisë. Ai tha se Rama nuk ka mbajtur premtimin për një paketë të tretë ekonomike, duke e quajtur si kriminelë që pret të arrihet më e keqja.

"Kjo është të lash duart me shëndetin e njerëzve. 2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri. Sa i përket paketës ekonomike janë premtuar masa shtesë dhe një paketë të tretë, e keni me zë dhe figurë, nxirrjani palaços që ta ballafaqojë. Përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëve, nxirreni kur thotë po bëjmë gati paketën e tretë ndërkohë të tjerat kanë bërë paketën e katërt. Është kriminale mënyra si sillet me shqiptarët, mjekët dhe infermierët. vetëm një kriminel që e po pret popullin e tij po pret më të keqen që nxjerrë me pikatore, kjo është skenari", tha Basha.

Ora 13:52
Basha ndryshe nga Kryemadhi: Unë e kam mbajtur maskën dhe do e mbaj sërish (VIDEO)

Ndryshe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se do e mabjë maskën, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

"Maskën unë personalisht e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. Po ju them, mosmarrja e masave elementare nuk mund të fshihet nëpërmjet gjobave. Mbani vëmendjen tek problemi i vërtetë. Dhe dërgimi i parave nga oligarkët, ditën, javën, muajin kur ata kanë më shumë të nevojshme. Sot shteti e ka detyrim ligjor t’ua kthejë
Sa herë kujtohet ky, hiqni maskat, vini maskat, gjobë për maskat i shërben vetëm atij.”
- tha Basha.

Ora 13:45
Basha zbulon 'planin': Rama planifikon dorëheqjen e Milva Ikonomit, për ta caktuar në Bashkinë e Durrësit (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar planin sipas tij të Ramës për të vendosur Milva Konomin në krye të Bashkisë së Durrësit, për një aferë korruptive miliona eurosh.

"I kemi parë këto premtime të përsëritura prej 8 vitesh dhe e kemi parë edhe përgjigjjen që ka marrë. Janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020. Premtimi për heqjen e akcizës është që në 2013.  

Sot premtoi që gomari flulturon, i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve dhe nuk ndihmon njerëzit dihet se kush është. Shqiptarët nuk i besojnë.
Çfarë masash ke marrë sot për premtimin që i ke dhënë që në mars për infermierët. Premtimet para zgjedhjeve nuk ia beson as familja e vetë, nuk ka shqiptar që t'ia besojë. Një njeri që ka thyer çdo premtim meriton vetëm tallje dhe përbuzje. Shqetësimi im është për shqiptarët që kanë humbur vendin e punës.

Në kohën e pandemisë vidhte para me tendera sekretë edhe në kohën e tërmetit vidhte para.

Kur e gjithë bota donte që të na ndihmonte, ky e kishte mendjen të bënte afera.

Rama e ka mendjen të bëjë afera. Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje që të firmosë shkresën dhe të vjedhin paratë prapë me incineratorët. Këtu e ka mendjen ai, nuk e ka mendjen diku tjetër. Ky është plani. A do ta ndryshojë pas denoncimit që i bëra unë, mbetet për t'u parë. Plani është që Milva Ikonomi të dorëhiqet, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3 a e 4 dhe të firmosë shkresën për të çuar të paktën 100 milionë incineratorëve. Gjithçka e Edi Ramës është e lidhur me paratë, për t'ia marrë qytetarëve dhe për t'ia çuar oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e incineratorëve të plehrave", tha Basha.

Ora 13:27
'Paketë e tretë për COVID'/Basha: Përballeni palaçon me mashtrimet që bën! Kriminel që po pret më të keqen

Vendosjen e maskës  me detyrim, kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur si një vendim "për të larë duart" nga ana e qeverisë. Ai tha se Rama nuk ka mbajtur premtimin për një paketë të tretë ekonomike, duke e quajtur si kriminelë që pret të arrihet më e keqja.

"Kjo është të lash duart me shëndetin e njerëzve. 2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri. Sa i përket paketës ekonomike janë premtuar masa shtesë dhe një paketë të tretë, e keni me zë dhe figurë, nxirrjani palaços që ta ballafaqojë. Përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëve, nxirreni kur thotë po bëjmë gati paketën e tretë ndërkohë të tjerat kanë bërë paketën e katërt. Është kriminale mënyra si sillet me shqiptarët, mjekët dhe infermierët. vetëm një kriminel që e po pret popullin e tij po pret më të keqen që nxjerrë me pikatore, kjo është skenari", tha Basha.

Ora 13:22
'Fryhet si gjel e kakaris si pulë', Basha-Ramës: Je si Robert Çamçakëzi, sillesh nëpër kantierë (VIDEO)

Kreytari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë prononcimit për media se Rama i ka braktisur qytetarët dhe vetëm sillet nga një kantier në tjetrin.

Ai e ka krahasuar kryeministrin me personazhin e filmave Robert Çamçakëzin, i cili endej për të kërkuar punë dhe pengonte të tjerët në punën e tij.

Basha tha se pavarësisht se fryhet si gjel e kakaris si pulë, Rama tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën.

"Shumica dërrmuese e të rinjve nuk e mbajnë mend një film të realizmit socialist, ku një punëtor, Robert Çamçakëzit, i cili në vend që të bënte punën që ishte ngarkuar endej nga kantieri në kantier, Ky është Edi Rama. Edi Rama është Robert Çamçakëzi.

Asnjë drejtor komunale nuk fshihet dot duke shkuar 10 herë në të njëjtin kantier, vetëm e vetëm për ti bërë bisht pyetjes që ia shtrojnë me të drejtë kolegët tuaja.

A e njihni planin me 5 pika të Partisë Demokratike dhe çfarë po bëni për të ndihmuar. Ne nuk do të lodhemi për t'i kujtuar Robert Çamçakëzit që fati na e ka lënë edhe ca muaj mbi krye. Rama i ka braktisur qytetarët. Pavarësissht se fryhet si gjel dhe kakaris si pulë, pasi tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën", tha Basha.

Ora 13:21
Basha: Rama dhe Manastirliu s'ka marrë asnjë masë konkrete për COVID-in, prokuroria duhet të nisë hetimet (VIDEO)

Për kryedemokratin Lulzim Basha, qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë reale për të parandaluar përhapjen e COVID, dhe për këtë prokuroria duhet të niste hetimet.

"Spitalet COVID kanë arritu kapacitetin maksimal, askush s'ka reaguar. heshtje totale, nuk fshihet dielli me shosh, nuk mundet të pranojmë si opozitë në çështje që ka të bëjë me jetën të trajtohet si inekzistente në një përpjekte të dobët të dalë boje për të fshehur realitetin për të cilin është përgjegjës me batuta bajate. As nuk ndihmojnë mjekët, as fëmijët, as vogëlushit në shkolla,  nuk ka asnjë alibi, vetëm keqqeverisje, vjedhje dhe shpërdorim të pushtetit, abuzim të detyrës nga ana penale Të fillonte hetimet për mos veprimet e Edi Ramës dhe Manastirliut, ndërkohë që vendet e tjera kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e COVID. Një sfidë e madhe për këtë shoqëri, masa e suksesit nuk është të fusësh kokën si struci, apo të thuash që kemi fat që infektimet kanë arritur rekordin", tha Basha,

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 15/10/2020 17:47

    FOLI PALLOSHI I PD...

    Përgjigju
  • O Lulush: 14/10/2020 14:49

    Bibilush haj nonje koqe rrush

    Përgjigju
  • Donela: 14/10/2020 14:40

    Edi Rama eshte ne qeverisje te vendit dhe ne te drejten e tij ligjore per emrime e shkarkime,cfare do zotrote te te pyese ty dhe Like floririn cfare te beje!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Allarazh: 14/10/2020 14:03

    Kush te dha kte informacion ??? Zijaqini besoj

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/10/2020 13:51

    Ik rè lulushbibilushi futi nje sy gjume. Ti me likekembeplehun e monabaxhellen e doni qe ky pafillua i gjate te jete edhe nje mandat tjeter kryeminister se ju dhe pasuria e vene nga ju ne rruge kriminele si pushtetare ndjeheni te sigurt. Mortja qe sju ha o krokodile te korrupsionit 30 VJEÇAR shqiptar.

    Përgjigju
  • Luli je pallosh qe cdo gje e katranos: 14/10/2020 13:46

    Po fryhet si xhel si ai xheli ne maje te flokeve te tu. E. otoj Lulin jonse esht nie pall per asgje, por. eten se ate hymin e zemres sime e kendon kot me kot. O zot ky kotesira pasi hidhte flake mbi kryeministrine pastaj ne cund i fuste edhe nje te pellitur, por qe ai e quante te kenduar hymni.

    Përgjigju
  • dibran: 14/10/2020 13:26

    ......Hahahahahahah !!!! Kam qeshur me batuten e fundit te bashkepatriotit tim !!!!! Mendjen, punet, veprat e mira dhe K....oqet vleresojne burrin , o LUL !!!! Beju njehere burre dhe do te me kesh ne krah te djathte! Por....... Ti nuk je burre ! HISTORIA jote eshte shume e lehte per tu lexuar dhe kuptuar! Ke shume mekate mbi supe ....keshtu qe nuk mund te te ndjek! Mos harro!!!! ...Shqiptaret ndjekin pas vetem NJEREZIT E MIRE!!!! ...Nuk ke mendje dhe b...ythe per tu bere i tille!!!! PRAPA TE NDJEK .....HISTORIA !!!!

    Përgjigju
    • Rei: 14/10/2020 13:55

      Ptu dreqi mos e marrshe me syshe,me ate llakun e flokeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?