Akuzat për inceneratorët/Rama: Koha juaj e mesjetës ka vdekur! Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye! Basha: Jep 75 mln euro për mafian e plehrave, boll me vjedhjet!

14 Tetor 2020, 15:06| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 15:32

  • Share

Kryeministri  Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së Lulzim Bashës, i cili akuzon atë se planifikon caktimin e Milva Ikonomit në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionin që do të 5-fishonte eurot për inceneratorët.

Rama shkruan se koha e PD me trajtimin e mbeturinave si në mesjetë ka vdekur dhe se kaosi urban ka përfunduar, duke akuzuar Berishën si personi që mbushin Shqipërinë me mbeturina. Rama i kërkon Bashës të heq dorë njëherë e mirë nga politika e akuzave dhe shpifjes që përdorte Berisha.

"Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare! Por do ti s'do ti, doni ju s'doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s'kthehet më! Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill", shkruan Rama.

Më herët kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat akuzoi Ramën se po cakton Milva Ikonomin në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionet për incerenatorët.

Ora 15:26
Basha: Rama paguan 75 mln euro për mafian e plehrave, asnjë lek për të papunët! Boll me vjedhje por zbato planin me 5 pika

Pas deklaratës së kryeministrit Rama se PD ka 30 vite që drejton me mbeturina, ka reaguar kryedemokrati Basha.

Ky i fundit përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se kryeministri ka paguar 75 mln euro për 'mafian e plehrave' (inceneratorët) dhe se nuk ka paguar asnjë lekë për të papunët.

Ai i bën thirrje Ramës që të zbatojë sa më parë planin me 5 pika të propozuar nga PD.

Postimi i plotë

75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!

Komento

Komente

  • eli: 14/10/2020 15:17

    Po c'i thua luli ketij?!Thuaji spurdhjak sharlatan me mire.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 14/10/2020 15:11

    O Rame edhe plehu duhet per te plehruar ndaj lenda e pare Berishe Bashe & CO duhet mos na i hiq nga qarkullimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?