Basha: Rama ndjek politikën ‘atë që më kanë bërë mua do ta bëjë unë ty’! Politika do dashuri

22 Mars 2021, 15:32| Përditesimi: 22 Mars 2021, 18:04

  • Share

1616422727_basha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur të flasë në librin e tij edhe për kundërshtarin politik, Edi Rama duke komentuar mënyrën e tij të të bërit politik.

“Një farë reflektimi për atë që ka ndodhur dhe pse e shoh normalizimin si një urgjencë, dhe besoj se mund ta arrijmë këtë. Instrumentet që njeriun e shndërron në kriminel është projeksioni, që atë që të kanë bërë njerëzi ty, ua bën ti njerëzve. Është njësoj me bulizmin, pra bulzimi politik “atë që më ka bërë duhet t’ia bëj”, kjo politikë duhet të marrë fund, duhet t’u kthehet qytetarëve dhe gjëja e parë është që të ndërpresim këtë cikël të projeksionit, duke sikur ka diçka për t’u hakmarrë me çdo shqiptarë, si një hakmarrje e vazhdueshme. Politika do dashuri për njerëzit dhe veten, për vendin, një fytyrë njerëzore dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse shkruajtja një libër. E ndjeva, erdhi dhe koha se ishte momenti për të shprehurdiçka që për nga natyra e kam pasur ta vështirë. Pse e shoh si mision, çfarë më mbanë përballë agresionit të kundërshtarëve, pse besoj që Shqipëria do ketë sukses”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

'Misioni im', Basha kopjon Ramën, boton libër në prag të zgjedhjeve parlamentare! Letër të hapur për shqiptarët


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?