Teksa duhen edhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur t'i drejtohet shqiptarëve me një mënyrë që nuk pritej.
Ai ka botuar një libër në prag zgjedhjesh. Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”. Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër. Basha e ka botuar librin në shtëpinë botuese 'Skanderberbeg' në pronësi të kandidatet për deputete të PD në Elbasan, Flutura Açka. Libri ende nuk ka dalë në treg.
Kujtojmë se botimi i një libri nga një kandidat për Kryeministër në vend nuk është e para herë në Shqipëri. Në vitin 2011 Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës botoi librin 'Kurban'.
Në 'Misioni im', Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike. Libri është prezantuar sot, datë e cila shënon 29-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike. Në një reagim të Partisë Demokratike thuhet se në libër prezantohet programi i Bashës
"Ne jemi të kënaqur me interesin e madh për librin. Së shpejti gjithçka do të zbulohet. Një gjë që mund të themi është se libri prezanton atë se si mund ta ndryshojmë Shqipërinë, për një të ardhme më të mirë, për afrimin në BE, për ringjalljen e ekonomisë, për shpëtimin e sistemit tonë shëndetësor", thuhet në reagim.
Libri i Lulzim Bashes
Lulzim Basha publikoi sot librin 'Misioni Im', 99 faqe të cilat sipas tij janë një letër e hapur drejtuar shqiptarëve kur duhet pak më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.
Por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen. Në faqen e fundit të librit Basha ka zgjedhur një foto, i shoqëruar nga fëmijët. Duket një zgjedhje e veçantë por nuk ide është origjinale.
Enver Hoxha, diktatori komunist, i kishte të preferuara fotot me fëmijët, madje disa shumë të famshme.
Fotoja e mëposhtme është në një festë Viti i Ri i vitit 1978, ku diktatori duket i rrethuar nga fëmijë.
Këto foto janë në memorien e shumë shqiptarëve si një kujtim i hidhur i propagandës së dhunshme të sistemit komunist. Zgjedhja e Bashës për këtë foto kaq të ngjashme pritet të ketë reagime të shumta.
Enver Hoxha me fëmijë në vitin 1978
Faqja e fundit e librit të Bashës
Basha me fëmijët më 1 qershor 2019
Prezantimi i librit të kreut të PD-së Lulzim Basha i titulluar 'Misioni im' që i adresohet si letër e hapur shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit, ka sjellë reagime ë shumta ironike të personazheve të politikës.
Një ndër to ka qenë edhe Jozefina Topallit, e cila shkruan se Basha nuk e di se çfarë shkruhet në atë libër duke hedhur dyshime mbi autorësinë e librit 'Misioni im'.
” ‘Ky nuk din gja në botë çfarë ka në faqe të librit’- thojnë në Shkodër! “- shkruan Topalli
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur të flasë në librin e tij edhe për kundërshtarin politik, Edi Rama duke komentuar mënyrën e tij të të bërit politik.
“Një farë reflektimi për atë që ka ndodhur dhe pse e shoh normalizimin si një urgjencë, dhe besoj se mund ta arrijmë këtë. Instrumentet që njeriun e shndërron në kriminel është projeksioni, që atë që të kanë bërë njerëzi ty, ua bën ti njerëzve. Është njësoj me bulizmin, pra bulzimi politik “atë që më ka bërë duhet t’ia bëj”, kjo politikë duhet të marrë fund, duhet t’u kthehet qytetarëve dhe gjëja e parë është që të ndërpresim këtë cikël të projeksionit, duke sikur ka diçka për t’u hakmarrë me çdo shqiptarë, si një hakmarrje e vazhdueshme. Politika do dashuri për njerëzit dhe veten, për vendin, një fytyrë njerëzore dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse shkruajtja një libër. E ndjeva, erdhi dhe koha se ishte momenti për të shprehurdiçka që për nga natyra e kam pasur ta vështirë. Pse e shoh si mision, çfarë më mbanë përballë agresionit të kundërshtarëve, pse besoj që Shqipëria do ketë sukses”, tha Basha.
Lulzim Basha ka prezantuar librin “Misioni im”, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ku ndër të tjera rrëfeu një pjesë të cilën tha se nuk e ka përmendur në libër ishte fitorja e parë e PD, ku Basha tha se bashkëshortja e tij, Aurela u përlot por dhe shprehur frikën e saj nga gjithë ky gëzim i njerëzve se mos zhgënjeheshin.
"Edhe mbaj mend diçka që në fakt edhe mund ta kisha shkruajtur në këtë libër por se kam shkruajtur, po, po e ndaj sot me ju. Kemi qenë bashkë me disa shokë të gjimnazit dhe bashkë me atë që më vonë u bë bashkëshortja ime, me Aurelën dhe një moment ndërkohë që njerëzit brohorisnin iu përlotën sytë. I thashë çfarë ke, njerëzit po gëzojnë, çfarë ke kemi fituar. Kam frikë tha dhe na u kujtua ’91-shi, ngjarjet e ’91-it, ku pas fitores te PPSH-së pati turbullira, pati viktima mes tyre të rinj. I thashë çfarë frike, kjo ka mbaruar, fituam. Jo, jo tha, kam frikë nga gjithë ky gëzim i njerëzve. Thashë pse ke frikë nga ky gëzim i njerëzve. Kam frikë tha sepse kam frikë mos zhgënjehem. Më ka mbetur në mendje kjo thënia dhe më ushtoi nga brenda si një thirrje që s’më la asnjëherë në subkoshiencë. Më është kujtuar kur përfunduam librin, kur libri ishte gati dhe e çuam për print më është kujtuar dhe e ndava me të, i thashë të kujtohet kjo, mbeti dhe tha po më kujtohet si ka mundësi e mban mend diçka që ka ndodhur kaq kohë përpara. E mbaj mend i thashë sepse është ndoshta një nga motivet që më shtyu të përfshihesha, mos ti zhgënjenim më njerëzit, të bënim gjithçka që shpresat e tyre për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane, të mos zhgënjeheshin. Dhe ky ka qenë motivi kryesor i futjes në politikë, ky ka qenë motivi kryesor që nuk më ka shkëputur në asnjë moment interesin nga politika në Shqipëria ndonëse kam jetuar për pothuajse 11 vjet larg saj. Së pari në Hollandë me studime dhe pastaj për afro katër vjet e gjysmë në Kosovë me misionin e OKB-së. Ideja që ky vend e meriton", tha Basha..
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, flet për librin e tij. Ky libër mban titullin "Misioni im" dhe ka 99 faqe.
"Ndaj për ta përfunduar ky libër është një ftes për ti dhënë fund plogështisë, për ta gjetur brenda vetes tonë, brenda vetes tuaj forcën e bijave dhe bijve të shqipes, kurajën për tu çuar dhe për ta flakur tutje të pa pranueshmen. Kurajon për ta bërë realitet ose për të filluar për ta bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur por ama këtu në Shqipëri. Prandaj është një ftes në radhë të parë për rinin por jo vetëm ti japim fund pezmatimit, ti japim fund mosbesimit tek vetja jon, tek njeri tjetri, tek vendi. “O ky vend s’bëhet” se është shërbimi më i madh që mund t’ju bëjmë atyre që e kanë kapur vendin peng. Është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtë zakonshme, i mahnitshëm me atë që mund të prodhoj për sot dhe për brezat që vijnë. Nëse mund më lejoni në fund të kësaj ti referohem vetëm tre paragrafëve që kanë të bëjnë kryesisht me këtë aspekt. Dhe me këtë ftes ju bëj të rinjve mes kësaj letre të hapur, ftesën sigurisht ua bëj të gjithëve nuk ua bëj vetëm të rinjve, por këtu jemi me të rinjtë, jemi më 22 mars, jemi në qytet studenti, në faqen 11 të librit i referohem idesë time për politikën, të cilën ndoshta e keni parë pak edhe në qasjen time edhe jam kritikuar pak se është pak i ftohtë ky Luli, është një farë.. patjetër që dua ta them sot, jam përkrahës i shkollës (stoike) kam diçka kundër pietizmit, kam frikë nga patetizmi nga teatralja, kam frikë se teatralja, patetizmi ishin pjesë e pandashme e diktaturës, deri në neveri, në çdo gjë që bënin, në çdo gjë, që nga emisionet e lajmeve, tek fjalimet, tek autokritikat, patetizmi, patetizmi politik, për mua është shprehje e defiçencës, e hipokrizisë, e gënjeshtrës, e mashtrimit dhe njeriu nuk i ikën dot asaj që është. Nga reagimi im personal ndaj patetizmit të diktaturës ka qenë në qoftë se mund ta them kështu ka qenë një farë stoicizmi, i cili mund të merret për ftohtësi , nganjëherë mund të merret dhe për mendjemadhësi , por nuk është e tillë, është një përpjekje për ta racionalizuar politikbërjen, roli ynë nuk është të bëjmë teatër me njerëzit, roli ynë nuk është të shesim sapunin për djathë. Ne nuk jemi shoëman ne nuk duhet të bëhemi shoëman, ne duhet ti mbështesim artistët. Arti, artistët frymëzojnë përmes shfaqjes, përmes kinematografisë, përmes teatrit, përmes të gjithë formave të kulturës. Politika është diçka serioze, është diçka që ka në dorë fatet e njerëzve, jetët e njerëzve, jetët e njerëzve. Ndaj, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, politika e keqe ka nevojë për teatër për të fshehur pikërisht këtë, të keqen. Dhe këtë kam thënë në një nga paragrafët e parë të këtij libri, po them ose mund ta citoj, “Dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë”. Në radhë të parë, sot, po e shtoj tani, ajo është shumë zhurmëmadhe. Projekton një vend shumë të gjerë dhe të tepruar për veten dhe jetën e njerëzve. Politika shqiptare hyn në mënyrë të dhunshme në jetën e qytetarëve duke ju imponuar atyre ritmin dhe amullinë e saj si mënyrë të jetuari. Shqiptarët janë të detyruar të jetojnë çdo ditë nën trysninë e kinse lajmeve që vijnë prej saj të cilat në shumicën e rasteve nuk përkthehen veçse ngërçet e këtij mjedisi konfliktual dhe asgjë të re për problemet e jetës së qytetarëve apo në dobi të mirëqenies së familjeve të tyre. Politika më e mirë sipas meje është ajo që ndikon jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në gjendje të pandërprerë ankthi, pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë dhe me figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme dhe largpamëse si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë. Si një mision. Politika s’mund të jetë profesion! Është një mision! Është një nga gjërat e para që kam thënë, që në ditët e para kur jam angazhua aktivisht në vitin 2005 në politik, që unë e shoh si mision, jo si profesion. Kemi patur dhe një debat madje, çfarë i shërben më shumë një vendi, politikanët profesionist apo politikanët si mision. Një debat që vazhdon akoma edhe në Europë, kudo. E dyta që dua t’i rikthehem, është plogështia. Nuk ka gjë më të keqe sesa zemërimi, zhgënjimi, mllefi, dufi, është plogështia. Dorëzimi që s’kemi çfarë të bëjmë, këtu jemi s’kemi çfarë të bëjmë, kështu e ka kjo punë, kështu e ka Shqipëria. Nuk është vërtetë! Nuk është e vërtetë, është investimi më tinëzarë i atyre që duan të mbajnë status quo-n, gjendjen aktuale. I atyre që përfitojnë nga gjendja aktuale. Hendeku midis atyre dhe gjithë ne, është thelluar më shumë se kurrë në këtij 30 vite! Ata janë një grusht njerëzish, një dyzinë, madje ndoshta një gjysmë dyzinë. Pra, 12 apo 6 njerëz që mbajnë peng një popull të tërë! Që e kanë kthyer parlamentin dhe qeverinë në një instrument të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe që përmes pasurimit dhe pushtetit të tyre diktojnë gjithçka në sferën publike. Mundohen të marrin peng median dhe të shuajnë çdo zë të pavarur. Dhe ata investojnë tek plogështia, tek mpirja që gjërat kështu janë, nuk mund të ndryshojnë. Më besoni, është e njëjta situatë si para 90-ës. Kush e mendonte që do të vinte një ditë që ajo diktaturë, ajo mënyrë e ndërtimit të shoqërisë, të hierarkisë të shoqërisë do të përmbysej dukej e pamundur. Natyrisht, përmbysja e parë nuk erdhi nga brenda, erdhi nga jashtë, erdhi nga rënia e murit të Berlinit dhe një pas një ngjarjet që rrodhën", tha Basha.
Edin Kulluri, një nga zërat më kritik të Bashës, ish-anëtar i organeve drejtuese në PD, ka komentuar me ironi publikimin e lajmit që kreu i PD ka botuar një libër në prag të fushatës.
"Qenka botuar libri 'Kurbani 2'", shkruan në Facebok Kulluri.
Për librin e prezantuar nga Basha sot ka reaguar edhe gazetari Mero Baze. Në një postim në rrjetet sociale Baze.
“E mori më qafë Edi Rama këtë, ngaqë përpiqet ta imitojë. Ky beson se ai fitoi ngaqë shkruajti librin “Kurban”. Dhe ky ka porositur një libër tek Fahriu, por jo me titullin 'Misioni i Unazës', por 'Misioni im'. Problemi është që Rama e ka shkruar vetë. Ky as e ka shkruar, e as e ka lexuar. Por tek çmimi nuk ka toleruar”, shkruan me ironi botuesi i gazetës TemA, Mero Baze.
Po tjeter cfar te tha Aurela .te katrguar se perse hengre dajak kur ishit ne kosove .dhe ata tregoi aresyen? Ik or lul se na ke care trapin
PërgjigjuTi me Monen do rrini gjithmon ne opozit,
PërgjigjuIkni mor mos na hapni barkun ku di Bashuku te shkruaje libra.Bashuku eshte analfabet as shkollen nuk e ka mbaruar.Ate e vune ne krye te PD agjentura serbe se Saluku ishre plakur dhe duhej zevendesuar me nje mut tjeter.
PërgjigjuFluturon gomari fluturon edhe Luli fluturon me presh nw by...
Përgjigju... E thone pastaj nuk ka budallai brire...
PërgjigjuBasha liber? Sa shkruan ky temi aq shkruan dhe kaqoli Bashe.
PërgjigjuNuk me intereson fare te lexoj librin tend. Personalisht mendoj se nese ti behesh KM ky do ishte nje hap gjgand mbrapa per vendin. Libri dhe manovrat qe po mundohesh te besh ne zgjedhje (duke e pranuar qe komapnia qe ke marre per to po ben nje pune te mire) nuk na i heqin para syve te gjitha skandalet ku je perfshire (Vjedhej e rruges se kombit, shitja e detit, vrasjet e 21 Janarit, ZERO pune si Kryetar Bashkie etj.) Je nje mashtrues patologjik dhe njeri pa pike vizioni. Vota ime nuk do jete asnjehere per ty
PërgjigjuE ka bere librin nga halli se ky nuk ja thote as per libra e as per gje tjeter,do deklaroje miliona te ardhura nga "shitja e librit",mbaje e fshij menderen dhe lotet pas humbjes qe te pret me 25 Prill.
PërgjigjuMisioni yt DESHTIMI,vizioni yt DESHTIMI,je nje kukull ne duart e Sali Kriminelit qe vjen verdalle vetem duke u zgerdhire vend e pa vend, asgje me shume,je nje flluske sapuni,zero intelekt,je nje kryehajdut e nje njeri teper i vogel per pune te medha,ti vetem qesh edhe atehere kur eshte per te qare.
PërgjigjuKesaj i thone pirdh-pirdh se lirohesh Lulzim,asnje vizion e asnje mision nuk ke ti,je vetem nje deshtak i lindur.
PërgjigjuMissioni im te vjedh sa me shum se nuk jam ngopur
PërgjigjuMë qoftë se unë jam një Trap por këtij çfar do ti themi??!! Ky bën gafa kur flet dhe jo më të jet në gjëndje të ket shkruajtur një libër të tërë. Si? Qysh? Në gjum e shkruajti? Misionin tënd e pam me shitjen e detit, me vjedhjen e rrugës Tiranë-Morinë dhe me vrasjet në bulevard.
Përgjigju"Misioni i Kunatit" hahahaha sa qesharak,po je fallco o LYL!
PërgjigjuTitulli Misioni im duhet te ishte-Une kam nje enderr( te behem kryeminister) Nuk e dime kjo fotoja e fundit me femijet cfare domethenie ka Se me ngjan fort si fotot e Enverit me femijet
PërgjigjuAutori i librit,Minister i Brendshem me 21 Janar 2011 !!! Qytetari
Përgjigju