Rrëfehet Basha: Gruaja ime Aurela po qante kur PD fitoi zgjedhjet për herë të parë! Kishim ëndërr një Shqipëri europiane

22 Mars 2021, 15:30| Përditesimi: 22 Mars 2021, 15:31

  • Share

Lulzim Basha ka prezantuar librin “Misioni im”, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ku ndër të tjera rrëfeu një pjesë të cilën tha se nuk e ka përmendur në libër ishte fitorja e parë e PD, ku Basha tha se bashkëshortja e tij, Aurela u përlot por dhe shprehur frikën e saj nga gjithë ky gëzim i njerëzve se mos zhgënjeheshin.

"Edhe mbaj mend diçka që në fakt edhe mund ta kisha shkruajtur në këtë libër por se kam shkruajtur, po, po e ndaj sot me ju. Kemi qenë bashkë me disa shokë të gjimnazit dhe bashkë me atë që më vonë u bë bashkëshortja ime, me Aurelën dhe një moment ndërkohë që njerëzit brohorisnin iu përlotën sytë. I thashë çfarë ke, njerëzit po gëzojnë, çfarë ke kemi fituar. Kam frikë tha dhe na u kujtua ’91-shi, ngjarjet e ’91-it, ku pas fitores te PPSH-së pati turbullira, pati viktima mes tyre të rinj. I thashë çfarë frike, kjo ka mbaruar, fituam. Jo, jo tha, kam frikë nga gjithë ky gëzim i njerëzve. Thashë pse ke frikë nga ky gëzim i njerëzve. Kam frikë tha sepse kam frikë mos zhgënjehem. Më ka mbetur në mendje kjo thënia dhe më ushtoi nga brenda si një thirrje që s’më la asnjëherë në subkoshiencë. Më është kujtuar kur përfunduam librin, kur libri ishte gati dhe e çuam për print më është kujtuar dhe e ndava me të, i thashë të kujtohet kjo, mbeti dhe tha po më kujtohet si ka mundësi e mban mend diçka që ka ndodhur kaq kohë përpara. E mbaj mend i thashë sepse është ndoshta një nga motivet që më shtyu të përfshihesha, mos ti zhgënjenim më njerëzit, të bënim gjithçka që shpresat e tyre për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane, të mos zhgënjeheshin. Dhe ky ka qenë motivi kryesor i futjes në politikë, ky ka qenë motivi kryesor që nuk më ka shkëputur në asnjë moment interesin nga politika në Shqipëria ndonëse kam jetuar për pothuajse 11 vjet larg saj. Së pari në Hollandë me studime dhe pastaj për afro katër vjet e gjysmë në Kosovë me misionin e OKB-së. Ideja që ky vend e meriton", tha Basha..


Lajmi kryesor:

'Misioni im', Basha kopjon Ramën, boton libër në prag të zgjedhjeve parlamentare! Letër të hapur për shqiptarët


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?